BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Vangjeli optimist: Skënderbeu do ta kalojë edhe këtë raund në Europa League

Vangjeli optimist: Skënderbeu do ta kalojë edhe këtë raund

Skuadra e Skënderbeut do të zbresë sot në fushë në duelin e kthimit të Ligës së Europës me Kairat Almati të Kazakistanit, raundi i dytë kualifikues, me shpresën se do të marrë një rezultat pozitiv për të kaluar më tej në raundin e tretë kualifikues. Korçarët kanë barazuar 1-1 në ndeshjen e parë të luajtur në kryeqytetin kazak, kështu që kanë shanse reale për të vazhduar më tej. Trajneri Ilir Daja synon të vendosë në fushë një skuadër të motivuar në planin psikologjik, por njëherësh edhe të përgatitur në planin tekniko-taktik, me bindjen e thellë se Skënderbeu mund t’ia dalë mbanë të shkojë në turin e tretë kualifikues të Europa League.

Të gjithë janë entuziastë, përfshi stafin teknik dhe lojtarët, ndërsa ka folur në kuadër të këtij takimi mbrojtësi Kristi Vangjeli. Në fakt, barazimi në transfertën kazake ka shtuar entuziazmin ç’ka është parë gjatë këtyre ditëve edhe në seancat stërvitore. Vangjeli është një nga ata futbollistë që duhet të vrapojë shumë ashtu si në sfidën e parë. 32 vjeçari ka bindjen se skuadra është gati për të përsëritur paraqitjen e sfidës së parë falë ndihmës që do të japë publiku vendas.

“Vazhdojmë përgatitjet me entuziazëm dhe i gjithë grupi e di rëndësinë e kësaj ndeshjeje, besoj të enjten do të kemi të njëjtin nivel loje si në sfidën e parë. Tifozët e dinë edhe ata rëndësinë e kësaj sfide dhe në Korçë ambienti është entuziast dhe besojmë që do na përkrahin në këtë ndeshje kaq të rëndësishme”, u shpreh Vangjeli. I gjithë ky entuziazëm vjen nga lojë e mirë në Almaty, por mbi të gjitha edhe rezultati i marrë në atë sfidë. Barazimi 1-1 favorizon korçarët që do të synojnë të ruajnë të paprekur portën e tyre. Vangjeli analizon kundërshtarin që mbetet i një niveli të lartë, duke ftuar shokët e skuadrës të qëndrojnë me këmbë në tokë.

“Kairat është një ekip i mirë me lojtarë cilësorë. Nuk duhet t’i nënvlerësojmë dhe nuk duhet të kemi mendjen tek rezultati i ndeshjes së parë. Ata janë një ekip i mirë dhe e dimë se sa vuajtëm në ndeshjen e parë ndaj tyre. Barazimi nuk duhet të na mbajë peng por duhet të japim më të mirën”, theksoi më tej Vangjeli. Mbrojtësi i djathtë heziton të japë një parashikim për sfidën, por shpresa e tij është që gara në Europë të vijojë më tej për Skënderbeun. “Nuk para bëj parashikime por shpresoj që të jemi ne ata që do të kualifikohen”, përfundoi Vangjeli.