BREAKING NEWS

Departamenti Amerikan i Shtetit jep lajmin E PAPRITUR për kryeministrin Rama

Departamenti Amerikan i Shtetit jep lajmin E PAPRITUR për kryeministrin
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I qëndroi deklaratës për një rikthim të tij të mundshëm në krye të PD-së, Sali Berisha bën lëvizjen urgjente

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I
x
BREAKING NEWS

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet e rënda që po ndodhin në zgjedhjet për kryetarin e ri: Po fusin...

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet
x
BREAKING NEWS

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron çfarë do të ndodhë sot në zgjedhjet e PD-së, ka një mesazh të ‘koduar’ edhe për Berishën: Rama e...

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një i ri, policia zbardh ngjarjen e rëndë

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë
x
BREAKING NEWS

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për katharsis

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për
x
BREAKING NEWS

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e rëndësishëm, zbulon vendimin më të ri të qeverisë së tij: Do e nisim në vjeshtë!

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e
x
BREAKING NEWS

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS, lë edhe mandatin e deputetit: Deklaroj fundin e...

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS,
x

Sport

Vazot e UEFA-s, goglat mund të sjellin përplasjen e ekipeve shqiptare në Europë

Vazot e UEFA-s, goglat mund të sjellin përplasjen e ekipeve shqiptare

Shorti në UEFA Europa League dhe në Champions League pritet me interes për klubet shqiptare, pasi nga shorti varet edhe ecuria e tyre këtë edicion në kompeticionet europiane. Natyrisht, të gjithë shpresojnë që goglat t’u dhurojnë kundërshtarë të lehtë, por në nivele të tilla mund të ndodhë që në short të të bien edhe ekipet e të njëjtit “gjak”. Siç dihet, finalja e Kupës mes Vllaznisë dhe Skënderbeut mbylli sezonin futbollistik 2020-2021 në Shqipëri me futbollistët që tashmë kanë nisur pushimet ndërkohë që drejtuesit po punojnë për të projektuar të ardhmen. Megjithatë pushimet do të zgjasin shumë pak për 4 skuadrat që do të përfaqësojnë kampionatin shqiptar në arenën ndërkombëtare, pasi faza paraelimintore e Champions League dhe kompeticionit më të ri Conference League do të nisë që në ditët e para të muajit korrik. Teuta si kampione e Shqipërisë do të përfaqësojë Kategorinë Superiore në kompeticionin më të rëndësishëm për klube Champions League me turin e parë kualifikues që do të nisë në datat 6 dhe 7 korrik. Në 15 qershor në Nyon të Zvicrës do të hidhet edhe shorti i këtij raundi me djemtë e detit që për shkak të koeficientit të ulët janë të pozicionuar në vazon e dytë, atë të skuadrave jo favorite. Megjithatë me pak fat në short Teuta mund ta kalojë turin duke përsëritur suksesin e sezonit të kaluar kur eliminoi izraelitët e Beitar Jerusalem në Europa League. Me formatin e ri të Kupave të Europës, Teutës do t’i mjaftonte të kalonte vetëm një tur në Champions League për siguruar minimalisht fazën “play-off” të Conference League.

Teuta mund të luajë kundër Shkëndijës...

Teuta bën pjesë në të njëjtën vazo me kundërshtarë si HJK Helsinki, Shakhtyor Soligorsk, Neftci Baku, Makabi Haifa, Bodo Glimt e Mura, rivalë të fortë të cilët nëse do të ishin në vazon e parë do t’u hapnin shumë probleme durrsakëve. Nuk përjashtohet mundësia e një derbi shqiptar mes Teutës dhe Shkëndijës së Tetovës që ndryshe nga kampionët e Shqipërisë bën pjesë në vazon e parë pasi ka një koeficient të lartë. Kundërshtarët që duhen evituar me çdo kusht nga durrsakët në shortin e turit të parë kualifikues të Championsit janë Dinamo e Zagrebit, Ludogorets Razgard, Malmo, CFR Cluj, Legia e Varshavës e Ferencvaros ekip tek i cili aktivizohet edhe sulmuesi i kombëtares shqiptare Myrto Uzuni. Short i pranueshëm për skuadrën e Edi Martinit do të konsiderohej nëse peshkon një mes Sherif Tiraspol, Slovan Bratislavës, Kairat Almatit dhe Dinamo Tbilisit që një vit më parë e pësoi nga Tirana, ndërkohë që me fat dhe më shumë mundësi për të kaluar raundin Teuta do të konsiderohej vetëm nëse shorti e vendos përballë kundërshtarëve më të kalueshëm në letër që bëjnë pjesë në vazon e parë si armenët e Alashkert, lituanezët e Zalgiris, estonezët e Flora Tallin, malazezët e Buduçnostit të Podgoricës dhe kampionët e Gjibraltarit Lincoln Red Imps.

Conference League, më shumë shanse për përplasje shqiptare

Nëse në UEFA Champions League probabiliteti që të kemi një derb shqiptar është më i ulët pasi marrin pjesë vetëm 3 skuadra nga trojet shqiptare, Teuta, Shkëndija dhe Prishtina që fillimisht duhet të kalojë raundin paraeliminator, në Conference League probabiliteti është më i madh pasi do të marrin pjesë 8 klube shqiptare. Partizani, Laçi, Shkupi dhe Drita bëjnë pjesë në vazon e parë dhe shorti i turit të parë pritet t’u vendosë përballë skuadra të kalueshme në letër nga shtete si Gjibraltari, Armenia, Gjeorgjia, Luksemburgu, Moldavia, Malta, Mali i Zi, Irlanda, Irlanda e Veriut e Letonia. Ndryshe nga të kuqtë apo kurbinasit, Vllaznia ka një koeficient shumë të ulët dhe është në vazon e skuadrave jo favorite teksa duhet të evitojë me çdo kusht klube si sllovenët e Maribor, hungarezët e Mol Vidi dhe Puskas Akademia, polakët e Slask apo edhe Dundalk, Suduvan, Spartak Trnava, Zilina, Sarajevo, Kups e Domzale. Ashtu si shkodranët edhe Llapi, Struga Trim&Lum e Decic bëjnë pjesë në vazon e jo favoritëve dhe shorti mund t’i vendosë përballë Partizanit, Laçit, Dritës apo edhe Shkupit në sfida derbi me aromë europiane.