Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vdekja tragjike e Sala, kushëriri i tij hedh akuzat e forta: Këta e vranë Emilianon

Postuar: 17/02/2019 - 10:29

Ndarja nga jeta në mënyrë tragjike e futbollistit Emiliano Sala shokoi mbarë botën.

Kushëriri i futbollistit ka bërë akuza të forta ndaj ekipit të Nantes. Sipas tij ata e vranë Sala.

Kjo sepse ekipi nuk u organizuan mirë për udhëtimin e futbollistit. Aeroplani me të cilin po udhëtonte Sala dhe piloti David Ibbotson u zhduk më 21 janar, mbi Kanalin Anglez, ndërsa këtë muaj u gjetën rrënojat e aeroplanit në fund të detit. Javën e kaluar, u identifikua edhe trupi i argjentinasit.

Matias Gatti e ka shprehur pakënaqësinë e tij më mënyrën se si shkoi ky proces dhe ka thënë se Sala ishte vrarë nga njerëzit të cilët ishin përgjegjës për agjendën e futbollistit.

“Ata e vranë Emilianon. Gjithçka u planifikua keq dhe ata e detyruan atë që të udhëtojë me atë aeroplan”, ka thënë Gatti.

Vendlindja e Salas, Santa Fe, ia dha lamtumirën sot ish-sulmuesit të Nantes, pasi që atje u mbajt sot në mëngjes funerali i tij.

“Ai filloi të bëhet një personalitet i rëndësishëm dhe ata e lënë atë të vetëm sepse ai shkoi atje pa asnjë përfaqësues. Besoj se kjo gjë duhet të hetohet edhe më shumë sepse ka shumë parregullsi qysh nga fillimi’, shtoi Gatti.

“Ata duhej të ishin kujdesur më shumë për të dhe t’ia siguronin atij një udhëtim me një aeroplan në gjendje më të mirë”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/03/2019 - 23:32

Sulmuesi i Juventusit, Kristiano Ronaldo luajti titullar ndeshjen e sotme me Portugalinë në shtëpi ndaj Serbisë.
 

Postuar: 25/03/2019 - 23:30

Tre gola, 3 pikë.

Postuar: 25/03/2019 - 21:43

Mbyllet pjesa e parë e takimit Andorë-Shqipëri, me epërsinë e kuqezinjve.

Postuar: 25/03/2019 - 21:14

Kombëtarja shqiptare po luan takimin e dytë eliminator të Euro 2020.

Postuar: 25/03/2019 - 19:36

Sfida e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2020”, mes Andorrës dhe Shqipërisë do të s

Postuar: 25/03/2019 - 18:24

Pasi Panuci është larguar si trajner i Kombëtares sonë të futbollit, një tjetër trajner me famë k

Postuar: 25/03/2019 - 12:16

Sitata te kombëtarja nuk është aspak e mirë dhe aktualisht jemi pa trajner pas shkarkimit të Kris