BREAKING NEWS

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste
x

Sport

Vendi i parë është një fitore larg! Kombëtarja merr lajmin e keq pas triumfit me Kazakistanin

Vendi i parë është një fitore larg! Kombëtarja merr

Kombëtarja shqiptare triumfoi mbrëmjen e djeshme ndaj Kazakistanit me rezultatin 3-1, por humbi një nga lojtarët më të mirë në fushën e lojës. Ai ishte Amir Abrashi, i cili fitoi edhe penalltinë, të shndërruar në gol nga Rei Manaj. Mesfushori ishte lojtari më energjik mbrëmjen që shkoi duke marrë edhe vlerësime maksimale.

Për fatin e keq, “Pitbulli” kuqezi nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Reja për sfidën e të mërkurës ndaj Bjellorusisë, për shkak kartonësh. Mesfushori u ndëshkua në minutën e 31-të për një faull, duke plotësuar numrin e kartonëve dhe duke humbur kështu “finalen” e vendit të parë.