
Fatos Klosi dhe Petro Koçi: DASH goditje nën brez armiqve të reformës në drejtësi, Meta-Berisha dyshja më e shqetësuar

Vendim madhor për Shqipërinë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s/ FSHF jep njoftimin me rëndësi: Kjo është hera e parë në historinë e sportit shqiptar që ndodh kjo mrekulli

Shkruar nga SOT.COM.AL 3 Dhjetor 2020

Vendim historik për Shqipërinë! “Air Albania” do të mirëpresë finalen e madhe europiane të “Conference League” në vitin 2022.
Ky vendim madhështor u mor nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s i mbledhur sot përmes video-konferencës. Kjo është hera e parë në historinë e sportit shqiptar që vendi mirëpret një finale europiane të këtyre përmasave.
FSHF sjell në Shqipëri një finale të madhe europiane!
“Air Albania Stadium” mirëpret finalen e “Conference League” në vitin 2022!
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është mbledhur sot përmes video-konferencës dhe mori një vendim historik për Shqipërinë!
Finalja e “UEFA Conference League”, turneut më të ri europian për klube që do të nisë sezonin e ardhshëm, do të zhvillohet në stadiumin kombëtar “Air Albania” në vitin 2022!
Kjo është hera e parë në historinë e sportit shqiptar që vendi mirëpret një finale europiane të këtyre përmasave.
Shqipëria ishte një nga kandidatet kryesore për zhvillimin e kësaj finaleje, por arriti të lërë pas Irlandën e Veriut dhe Finlandën.
Në këtë mbledhje historike mori pjesë edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, njëherësh edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, i cili ka pasur një rol kyç duke lobuar vazhdimisht për këtë vendim.
Gjatë mbledhjes Presidenti Duka falënderoi të gjithë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv për mbështetjen që po i japin Shqipërisë dhe në veçanti futbollit shqiptar.
Një event i këtyre përmasave është një mundësi fantastike promovimi për Shqipërinë, që do të jetë në qendër të vëmendjes për disa ditë me radhë.
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mori edhe disa vendime të tjera në mbledhjen e zhvilluar sot në lidhje me finalet e kompeticioneve të UEFA-s.
Më të lexuarat


Hidhet shorti i Kupës, Olsi Rama: S’është sekret, Partizani i do të dy trofetë

Izmir Smajlaj sërish i artë në Beograd, Olimpiada tani një formalitet

Izmir Smajlaj sërish i artë në Beograd, Olimpiada tani një formalitet (VIDEO)

Bajerni shkatërron Lacion dhe sheh nga çerekfinalja, Çelsi i jep “leksione” Atletikos brenda në Madrid

Më në fund elozhe për Rei Manajn, Cikalleshi në 11-shen e javës në Turqi

Cungu u jep fund privilegjeve të lojtarëve që vijnë nga jashtë, Kombëtarja U-19 kthen sytë nga kampionati shqiptar

Lajm i HIDHUR! Ndahet nga jeta në moshën 21-vjeçare ish-futbollisti i njohur i Atalantës

“Lajmi që ne kurrë nuk kemi dashur të japim”/ Pas 2 muajsh beteje, COVID-19 i merr jetën ish-kampionit italian, ekipi i tij del me njoftimin e trishtë (EMRI+FOTO)

Solskjaer këshillon Guardiolën të mos gëzojë para kohe: Kampionati është i gjatë, ka të papritura

Kampionati vështirësohet, Tirana dhe Kukësi tani rrezikojnë të mbeten jashtë Europa League
