
Do ti bashkohet PS pas distancimit nga PD-ja? Mjeku Halim Kosova reagon për herë të parë


Andrea Stramaçioni nuk do të jetë më trajneri i Interit. Ajo që jepej si e sigurt pavarësisht se mungonte zyrtarizimi ka ndodhur ditën e enjte ku klubi zikaltër i ka komunikuar nëpërmjet drejtorit sportiv Branka shkarkimin nga detyra si trajneri i zikaltërve. Tani është për tu zgjidhur edhe çështja e kontratës ku trajneri 37-vjeçar ishte i lidhur me Interin deri në vitin 2015. Vështirë të mendohet se Stramaçioni do të pranojë ndarjen konsensuale ndaj lëvizja e radhës i takon presidentit Morati i cili fillimisht duhet të zgjidhë çështjen e trajnerit aktual përpara se të bëjë zyrtarizimin e Valter Mazarit si teknikun e ardhshëm të Interit që mendohet se do të bëhet ditën e hënë. Pas një periudhe këshillimesh padroni i Interit ka marrë këtë vendim të dhimbshëm pasi ka qenë vetë ai që e ka zgjedhur dhe mbështetur trajnerin e ri roman por me frikën se mund të rrezikonte shumë nëse edhe sezoni i ri do të niste në një mënyrë jo pozitive. Stramaçioni që mori drejtimin e Interit më 26 mars të 2012 pas shkarkimit të Klaudio Ranierit e ka drejtuar skuadrën zikaltër në 65 ndeshje në të gjitha kompeticionet duke regjistruar 31 fitore, 11 barazime dhe 23 humbje.
Më të lexuarat


Paguante miliona për të njollosur Mesin me shokë në media,presidentit Bartomeu të Barçës i vihen prangat

Luajti pak minuta me Legian e Varshavës, Muçi kërkon ftesën e Rejës në Kombëtare

Garë katërshe për titullin, “xholin” do ta bëjë Laçi, i cili ka në dorë fatet e sezonit

E TRISHTË! COVID-19 i merr jetën një tjetër mësuesi shqiptar

Tronditet futbolli! Ndahet nga jeta trajneri legjendar

E TRISHTË! Koronavirusi i merr jetën fotoreporterit të njohur të Partizanit dhe Kombëtares

E bujshme! ‘Tronditet’ Barcelona, arrestohet ish-presidenti Bartomeu, ja çfarë e ‘fundosi’

Sporti në zi/ Ndahet parakohe nga jeta legjenda e futbollit kroat

Çelsi u bëhet makth rivalëve në premier League, i “djeg” Junajtid shanset për titull

Tirana e shkarkoi, por Egbo zgjidhet “Trajneri i Vitit” në Nigeri
