Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Venger e thotë hapur: Ozil e Sançez mund të largohen në janar nga Arsenali

Postuar: 13/10/2017 - 07:48

Arsenali lufton për titull kampion në Premier League angleze, por skuadra e “Topçinjve” të Londrës ka rivalitetin e fortë të dy Mançesterëve, pra Junajtid e Sitit që praktikisht kanë kryesimin dhe shihen favoritë për titull. Natyrisht, Arsenali ka ambiciet e veta dhe beson se me kalimin e javëve do të rikuperojë pikët e lëna rrugës deri më tani, por atëherë kur situata dukej e stabilizuar dhe një gjendje e qëndrueshme e ekipit, vjen një lajm i keq të cilin e konfirmon edhe vetë trajneri Arsen Venger. Dy prej futbollistëve kryesorë të skuadrës, mesfushori me tipare sulmuese Mesut Ozil, si dhe sulmuesi Aleksis Sançez, rikthejnë opsionin e largimit nga klubi në merkaton ne dimrit. Vetë Venger nuk e përjashtoi si mundësi, ndërkohë që mbetet të shihet cilët do të jenë ekipet që kanë shfaqur interesim për ta dhe do të marrin shërbimet e tyre në afatin kalimtar të transferimit dimëror. Kështu, trajneri Arsen Venger deklaron se mundësia e largimit në janar për Aleksis Sançez dhe Mesut Ozil është konkrete. Të dy lojtarët kanë kontrata me prag skadence fundin e këtij sezoni në stadiumin Emirates dhe shumë prej klubeve europiane janë duke monitoruar situatën e tyre. Javën e shkuar siç raportojnë mediat britanike, Aleksis Sançez i komunikoi zyrtarisht “Topçinjve” të Londrës vendimin e tij për të mos rinovuar kontratën, duke lënë të hapur shtegun për Mançester Sitin dhe Paris Saint Germain, dy klube kandidate për të përfituar shërbimet e tij. Nga ana tjetër Mesut Ozil, ka interesimin e Mançester Junajtid dhe Barcelonës, por mesfushori 28-vjeçar, i cili u ble për 42 milionë paund nga Reali i Madridit, duket se ndihet mirë në Londër dhe agjenti i tij ka deklaruar se turko-gjermani është i gatshëm të hyjë në bisedime për një rinovim me Arsenalin. Sidoqoftë, Venger deklaron se të dy lojtarët mund të largohen në merkaton e dimrit çka do ti paraprinte largimit të tyre me parametra zero në fund të sezonit: “Në këtë situatë ku ndodhemi kemi analizuar çdo skenar ndaj dhe largimi i tyre në janar është një opsion i mundshëm. Sa i takon dëshirës së Ozil për të qëndruar mund të them se jam në dijeni dhe më vjen mirë për këtë fakt. Aktualisht nuk kemi asnjë vendim konkret për ta komunikuar zyrtarisht por shpresoj që situata të ndryshojë sa më shpejt”. Aktualisht skuadra e Venger renditet në vendin e 5-të të klasifikimit të Premier League dhe ka një rendiment të mirë me 7 fitore në 7 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet. Por kjo nuk mjafton në garën për titullin në Premier, sepse Junajtid e Siti kanë më shumë kapacitete dhe kualiteti i tyre ka bërë diferencë deri më tani. Natyrisht, kampionati është ende në hapat e parë dhe trajneri Venger beson se Arsenali mund të përmbysë në vazhdim, por eksperienca e mëparshme ka treguar se sado përmirësim të ketë Arsenali nuk e ka forcën e mjaftueshme për të përmbysur rivalët kryesorë të Mançesterit, por në garën për titull janë dhe Çelsi, Liverpuli e natyrisht Totenhemi.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 23

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/06/2018 - 23:33

E dini kush janë dy ekipet e vetme që kanë patur probleme gjatë zhvillimit të Botërorit? Kroaci dhe tashmë Serbia. Arsyeja? E thjeshtë, janë ballkanas.

Postuar: 19/06/2018 - 22:42

Brazili duket se përfundimisht do të luajë pa Neymar ditën e premte përballë Kosta Rikës.

Postuar: 19/06/2018 - 22:23

Autoritetet e sigurisë në Rusi po ndërmarrin të gjitha masat që Kampionati të kalojë pa incidente

Postuar: 19/06/2018 - 22:15

Rusia ka bërë një tjetër fitore të madhe dhe praktikisht ka siguruar kalimin në fazën e nokauto

Postuar: 19/06/2018 - 22:08

Aventura e Egjiptit në Rusi merr fund që sonte.

Postuar: 19/06/2018 - 21:51

Legjenda e Spanjës , Andres Iniesta, ka deklaroi se përfaqësuesja iberike duhet të fitojë me çdo

Postuar: 19/06/2018 - 21:21

Rusia udhëheq ndeshjen me rezultatin 3 me 0 kundër Egjiptit.