Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ventura me surpriza përballë Shqipërisë, fton tre lojtarë të rinj

Postuar: 19/03/2017 - 08:11

Shqipëria do të përballet më 24 mars me yjet e Italisë në stadiumin “Renzo Barbera” të Palermos. Yjet janë zbuluar dje nga vetë trajneri Xhiampiero Ventura. Në listën e lojtarëve të grumbulluar ka edhe surpriza, sepse janë ftuar lojtarë të rinj. Kështu, portieri i Spalit, Aleks Meret, mbrojtësi i Atalantës, Leonardo Spinaxola dhe ai i Interit, Danilo D’Ambrosio janë tre risitë e Italisë për sfidën kualifikuese të 24 marsit ndaj Shqipërisë në Palermo. 25 janë futbollistët e grumbulluar nga trajneri i përfaqësues së kaltër Ventura për takimin eliminator ndaj kuqezinjve të Xhani De Biazit dhe miqësoren ndaj Holandës që do të luhet në 28 mars në Amsterdam. Nuk mungojnë surprizat në listën e Venturës me mesfushorin e Juventusit, Klaudio Markizio që është lënë jashtë për çështje teknike ndërkohë që për arsye dëmtimi nuk është grumbulluar mbrojtësi i bardhezinjve Xhorxhio Kjelini. Për sfidën ndaj Shqipërisë, Ventura ka rikthyer në kombëtaren italiane Manolo Gabiadinin, i cili po shkëlqen gjatë kësaj periudhe me fanellën e Sauthempton në Premier League. Nuk mund të mungonte kurrsesi në listën e të grumbulluarve, Lorenzo Insinje, njeriu që po udhëheq Napolin me paraqitjet e tij fantastike në muajt e fundit. Ventura ka grumbulluar edhe mesfushorin e Interit, Roberto Galiardini, ndërkohë që nga Juventusi janë thirrur 4 lojtarë, Bufon, Barzali, Rugani e Bonuçi. Në portë përveç Bufon e Donarumës spikat grumbullimi i Aleks Meret portierit të Spalit në Serinë B, skuadër që në mënyrë surprizë kryeson renditjen në këtë kampionat. Në mbrojtje emra të tjerë të rëndësishëm janë Romanjoli, Astori, Darmian e De Shilio. Në mesfushë përveç Galiardinit, Ventura ka besuar te përvoja e Daniele De Rosit, klasi i Marko Verratit dhe forca e Marko Parolos. Te lojtarët e krahut Insinje është një nga ata që spikasin më shumë sepse janë grumbulluar edhe Kandreva, Bernardeski e Sansone. Në sulm të gjithë sytë do të jenë te Beloti e Imobile dy nga sulmuesit italianë më rezultativë në Serinë A gjatë këtij sezoni, ndërkohë që përveç Gabiadinit, Ventura ka grumbulluar edhe lojtarin e Interit, Eder.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/07/2017 - 08:03

Galeria Kombëtare e Arteve sjell për publikun një ekspozitë me vepra dhe autorë shqiptar nga fondi i saj. Janë 45 piktura dhe 9 skulptura, të cilat kanë një histori të veçantë.

Postuar: 22/07/2017 - 07:55

Trajneri i Kombëtras së Basketbollit Andonis Konstadinidhes është duke punuar intensivisht me grupin prej 17 lojtarësh me të cilët do të përballojë eliminatoret e Botërorit të v

Postuar: 22/07/2017 - 07:53

Pas arritjes së kualifikimit për në turin e tretë të Europa Ligës, Skënderbeu ka arritur një tjetër fitore që është sigurimi i sulmuesit të Prishtinës, Shend Kelmendi.

Postuar: 22/07/2017 - 07:52

Skënderbeu dhe Shkëndija pas kualifikimit për në raundin e tretë të Europa Leagues, janë dy skuadrat që mbajnë akoma lart flamurin shqiptar në Europë, por duke parë ecurinë e ty

Postuar: 22/07/2017 - 07:50

Trajneri i sapozgjedhur i Kombëtares Shqiptare, Kristian Panuçi ka nisur menjëherë punën duke thirrur në një takim trajnerët e kombëtareve të moshave.

Postuar: 22/07/2017 - 07:48

Drejtuesit e Vllaznisë kanë reaguar për procesin gjyqësor mes kompanisë “Gea Sport” immobiliari dhe KF Vllaznia sh.

Postuar: 22/07/2017 - 07:44

Ka dështuar seanca e parë e ballafaqimit në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve në Federatën Shqiptare të Futbollit për çështjen e kontratës mes Kukësit dhe mbrojtësit Albi Alla.