BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 130 raste të reja brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 130 raste të
x

Sport

Veprimi i Francesco Tottit “tërbon” serbët, ja çfarë bëri legjenda italiane për Shqipërinë e Madhe (FOTO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka shkaktuar “tërbim” te qytetarët serb me një fotografi të publikuar së fundmi në rrjetet sociale.

Dua Lipa ka nxjerrë flamurin e Shqipërisë etnike duke sjellë reagime nga më të ndryshmet.

Padyshim që postimi i këngëtares i ka ngrohur shumë zemrat e bashkëkombasve të saj.

Flamuri që nxori Dua ishte i njëjtë me atë që ndërpreu ndeshjen Serbi-Shqipëri të para 6 viteve.

Megjithatë nga reagimet e serbëve duket se ata nuk e kanë kaluar ende atë ndodhi.

Reagimet kanë qenë të shumta edhe në Britani, gazetari Sam Strit u mundua t’i tregojë Duas se “kjo gjë është e gabuar”.

Ndërsa qytetarët dhe mediat serbe janë zhgënjyer shumë nga reagimi i ish-kapitenit legjendar Francesco Totti, i cili ka pëlqyer postimin e shqiptares në ‘Instagram’.

Shumë media në Serbi kanë shkruar për këtë reagim si një shenjë kërkese llogarie ndaj Tottit.

Veprimi i Francesco Tottit “tërbon” serbët, ja