BREAKING NEWS

Nuk ka qetësi! Tërmeti shkund Shqipërinë, ja sa ishte magnituda

Nuk ka qetësi! Tërmeti shkund Shqipërinë, ja sa ishte
x
BREAKING NEWS

Arti shqiptar në zi, ndërron jetë poeti dhe shkrimtari i njohur (FOTO+EMRI)

Arti shqiptar në zi, ndërron jetë poeti dhe shkrimtari i njohur
x
BREAKING NEWS

Demokratët morën sot goditjen e madhe, reagon Kreshnik Spahiu dhe bën deklaratën e fortë: Ja pse kjo parti duhet të shkrihet

Demokratët morën sot goditjen e madhe, reagon Kreshnik Spahiu dhe
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e rasteve me Covid në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e rasteve me Covid
x
BREAKING NEWS

“Gërdeci është vrasje masive”/ GJKKO mbylli hetimet për Fatmir Mediun, shpërthen i revoltuar Erion Braçe dhe nuk lë gjë pa thënë: Mos guxoj kush të...(VIDEO)

“Gërdeci është vrasje masive”/ GJKKO mbylli hetimet
x
BREAKING NEWS

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb kohë dhe bën lëvizjen urgjente, del kundër Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe e paralajmëron

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb
x
BREAKING NEWS

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin
x
BREAKING NEWS

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste pritet të dalë në një konferencë urgjente

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste
x

Sport

Verë aktive për Etrit Berishën, Torino e do titullar në vend të Sirigit

Verë aktive për Etrit Berishën, Torino e do titullar në vend

Për lojtarët e Kombëtares po vijnë sinjale të mira që në këtë fazë të parë të merkatos së verës. Këtu është fjala për futbollistët që janë pjesë e ekipit përfaqësues dhe titullarë me skuadrën e trajnerit Edi Reja. Një nga titullarët, Etrit Berisha, duket se do ta mbyllë përfundimisht aventurën e tij me SPAL-in në Serie B dhe do të kthehet në Serie A, por jo me Lacion. Këtë herë bëhet fjalë për Torinon, por nuk dihet nëse gardiani kuqezi është gati të marrë riskun e qëndrimit në stol si portier i dytë, apo do të firmosë marrëveshjen me kusht që të jetë portier i parë. Nëse palët arrijnë marrëveshje, Berisha mund të luajë sezonin e ri në serie A, duke zgjatur vitet e karrierës së tij në elitë.

Situata e portierit Etrit Berisha

Pas një sezoni pozitiv me SPAL në Serie B me skuadrën nga Ferrara që gjithsesi nuk arriti të siguronte rikthimin në Serie A, Etrit Berisha sezonin e ardhshëm mund të luajë sërish në nivelin më të lartë të futbollit italian. Portieri i kombëtares shqiptare ka përfunduar në radarët e Torinos, me trajnerin e ri Ivan Juriç që ka përzgjedhur pikërisht Berishën si pasues të Salvatore Sirigut. Portieri veteran i grumbulluar me Italinë në Euro 2020 edhe pse ka edhe një vit kontratë me klubin “granata” do të largohet nga Torino gjatë kësaj vere për t’u bërë portieri i dytë i Juventusit dhe vendin e tij në skuadër do ta marrë pikërisht Berisha. Sipas gazetarit të mirënjohur Gianluka Di Marzio ekspert në fushën e merkatos, largimi i Sirigut është i konfirmuar ashtu siç është arritja e një akordi mes Torinos dhe SPAL për ta zëvendësuar me 32-vjeçarin shqiptar i cili fillimisht në skuadër do të jetë zëvendësi i serbit Milinkoviç-Saviç vëllait të mesfushorit të Lacios Sergej Milinkoviç-Saviç. Por falë aftësive dhe reflekseve të tij gardiani i kombëtares kuqezi mund ta fitojë shumë shpejt vendin e titullarit edhe te Torino ashtu siç ka ndodhur edhe te Lacio e Atalanta në të shkuarën.

Dejvi Bregu drejt kampionatit turk, flitet për Boluspor

Dejvi Bregu duket se më në fund do të bëjë hapin e madh për të lëvizur drejt një kampionati tjetër. Mesfushori ofensiv vlonjat, i cili ka qenë një nga emrat më të spikatur në Superiore në vitet e fundit, shpeshherë është munduar që të gjejë një sistemim jashtë, por në momentet e funti ka dështuar gjithçka. Këtë herë, gjërat duket se po ecin në rrugën e duhur dhe Dejvi Bregu shumë shpejt do të transferohet në Turqi. Pas shumë negociatash, nga Turqia bëjnë të ditur se Dejvi Bregu ka pranuar ofertën e klubit të Boluspor në kategorinë e dytë turke, pasi ai ka plotësuar kërkesat financiare të mesfushorit dhe njëkohësisht i ka garantuar atij se këtë edicion kërkon të synojë ngjitjen në elitën e futbollit turk. Bregu kishte qenë në kontakte me shumë klube të ndryshme, por oferta e Boluspor është ajo që e ka bindur më shumë dhe bëhet e ditur se palët kanë gjetur akordin për firmën. Tani pritet që të mbyllet aktivizimi i Bregut me Teutën në ndeshjet ndërkombëtare që marrëveshja e tij me Teutën të cilësohet e mbyllur dhe futbollisti të transferohet drejt klubit turk për të vazhduar karrierën e tij.