BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Sport

Veseli braktis Salernitanën për Virtus Entelën në Serie B, Selmani pranë Malatiasporit në Superligën turke

Veseli braktis Salernitanën për Virtus Entelën në Serie B,

Lojtarët e Kombëtares po kalojnë momente relativisht të mira me skuadrat e tyre europiane, por ka dhe prej atyre futbollistëve që nuk kanë regjistruar minutazh të domosdoshëm, minutazh që është bazë për të marrë ftesë në ekipin kombëtar. Një nga lojtarët që dëshiron të ndryshojë ambient në këtë fazë të fundit të merkatos së dimrit është mbrojtësi Frederik Veseli, i cili është pjesë e Salernitanës në Serie B, por mund të përfundojë tek Virtus Entela, po në Serie B. Një lëvizje e tillë mund të ndodhën zyrtarisht në ditët në vijim dhe mediat italiane kanë siguruar informacion se palët po punojnë për këtë qëllim. Ndërkohë, në Turqi është shtuar së tepërmi armata e shqiptarëve që luajnë në të dy ligat kryesore të futbollit turk. Ndër elementët cilësorë që luan atje është portieri Gentian Selmani, i cili është pjesë e Menemensporit, në ligën e dytë turke, por ka marrë ditët e fundit interesimin e Malatiasporit që është pjesë e Superligës dhe ky do të ishte një shans për portierin e Kombëtares. Mbetet të shihet se si do të veprojnë dy sportistët, por ka dhe mjaft lojtarë të tjerë shqiptarë që po presin t6ë lëvizin në drejtimin e duhur dhe një prej tyre është sulmuesi Rei Manaj, që synon të kthehet në Itali, ndoshta me Krotonen.

Veseli nuk gjen minuta tek salernitana, preferon Virtus Entelën

Frederik Veseli bëhet gati për një tjetër etapë në karrierën e tij, që e ka parë të bëjë shumë lëvizje në vitet e fundit pa gjetur atë stabilitet që kishte për disa sezone te Empoli. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare kërkon një klub ku të aktivizohet rregullisht e për këtë arsye është gati t’i japë lamtumirën Salernitanës në Serinë B, për t’iu bashkuar një tjetër skuadre në të njëjtin kampionat. Mosakrivizimi i tij me Salernitanën që ka pretendime për ngjitjen në Serinë A, ka vënë në dyshim grumbullimin dhe aktivizimin e mbrojtësit me përfaqësuesen në eliminatoret e Botërorit. Për këtë arsye, ai është vënë në kërkim të një sistemimi të ri dhe sipas mediave italiane, ka gjetur akordin me Virtus Entelën. Kjo e fundit është në kërkim të përforcimeve, pasi aktualisht gjendet në zonën e ftohtë të klasifikimit në kampionat dhe ka si synim që të sigurojë mbijetesën në Serinë B. Përforcimi i mbrojtjes ka qenë një nga kërkesat kryesore të trajnerit Vivarini dhe afrimi i Veselit duket si hapi i parë. Fakti që futbollisti shqiptar mund të luajë në pozicione të ndryshme në prapavijë, e ka bërë atë elementin e duhur për të përforcuar rreshtimin e ekipit, ndërsa marrëveshja pritet të finalizohet në ditët në vijim.

Selmani kalon në Superligën e Turqisë, malatiaspori shansi i madh

Portieri i përfaqësueses kuqezi, Gentian Selmani, raportohet se ka bërë hapin e madh në karrierë. Pas 18 muajsh te Menemenspor në ligën e parë turke, portieri shqiptar është vetëm një hap larg transferimit në Superligën turke te skuadra e Yeni Malatiaspor që në këtë sezon pozicionohet në vendin e 9-të me 27 pikë pas 20 ndeshjesh. Mediat turke bëjnë me dije se akordi mes palëve është arritur dhe në orët e ardhshme do të zyrtarizohet edhe transferimi i Selmanit te Yeni Malatyaspor. Dëmtimi i portierit të parë Ertac Ozbir ka bërë që drejtuesit e klubit nga Malatia të hidhen në sulm për Selmanin me 22-vjeçarin që nuk është menduar dy herë për të pranuar ofertën. Gjatë këtyre 18 muajve pas kalimit nga Laçi tek Menemenspor Selmani ka qenë një nga pikat më të forta të skuadrës nga Izmiri. Te Yeni Malatiaspor, Selmani nuk do të jetë vetëm pasi do të ketë shok skuadre, Jetmir Topallin ish-sulmuesin e Ballkanit. Duhet thënë se Selmani grumbullohet me përfaqësuesen krahas Berishës, Strakoshës dhe Hoxhës. Kur ka dëmtime të ndonjërit prej tyre ai merr vëmendjen e trajnerit Edi Reja. Por deri më tani nuk i është hënë mundësia të luajë ndonjë ndeshje zyrtare me ekipin e parë kombëtar. Më herët ai ka qenë pjesë dhe titullar tek ekipi kombëtar i 21-vjeçarëve. Një shans në përfaqësuesen e madhe ai mund ta kërkojë në ndeshjet kualifikuese të Botërorit Katar-2022, teksa për të ka pasur interesime edhe nga skuadra në Itali e Zvicër. Malatiaspori mund të jetë për momentin një trampolinë për karrierën e tij dhe “gardiani” do ta shfrytëzojë këtë mundësi që i jepet në ditët e fundit të afatit kalimtar dimëror.