BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Sport

Veseli dhe Ramadani i japin garanci Rejës, Shqipërinë e shohin më me cilësi se Uellsi

Veseli dhe Ramadani i japin garanci Rejës, Shqipërinë e shohin

Shqipëria do të ketë së shpejti dy takime miqësore me kundërshtarë pak a shumë të të njëjtit nivel dhe shpreson jo vetëm të marrë rezultate pozitive, por njëherësh të testojë forcën e grupit, të shohë nga afër formën e tyre, të harmonizojë elementët në skemën taktike e sigurisht edhe të angazhojë lojtarë të rinj që do t’i duhen stafit kuqezi për sfidat e ardhshme eliminatore. Nga konferenca e djeshme për shtyp folën mbrojtësi Frederik Veseli dhe mesfushori Ylber Ramadani. Duhet thënë se të dy futbollistët i mëshuan faktit se përfaqësuesja kuqezi ka cilësi dhe mund të marrë rezultat maksimal në këto miqësore. Megjithatë, për Veselin skuadra duhet të harmonizohet dhe të bëhet gati për duelet zyrtare që rinisin në shtator. Pra ai i sheh miqësoret e radhës si shans për të testuar grupin dhe për të përmirësuar disa aspekte të lojës.

Veseli, një forcë e konsoliduar në repartin e mbrojtjes

Një ide më të qartë për Uellsin, kundërshtarin e radhës së Shqipërisë në miqësoren e 5 qershorit, pasi i kanë parë në aksion Gareth Bale me shokë në testin e së mërkurës me Francën. Përtej humbjes 3-0 të Uellsit, Frederik Veseli e vlerëson si një ekip të fortë që në barazim numerik u shfaq i barabartë me kampionët e Botës. “E kemi pare ndeshjen e Uellsit me Francën dhe derisa morën kartonin e kuq u dukën të barabartë me ta. Janë shumë ekip i fortë, janë kualifikuar në Kampionatin Europian, nuk mund t’ia gjykojmë lojën sepse ishin me një lojtar më pak. E mbaj mend dhe ndeshjen që kemi fituar me Uellsin para dy vitesh, por nuk duhet ti nënvlerësojmë janë ekip shumë i fortë”, tha që në fillim mbrojtësi Frederik Veseli. Si Uellsi ashtu dhe Republika Çeke shquhen për forcën fizike, por ky është një aspekt ku gjithsesi mbrojtësi beson se kuqezinjtë i kanë armët për t’ju kundërvënë. “Dhe ne kemi disa lojtarë fizik, është detyra jonë të t’i bllokojmë dhe të mos ti lejmë të bëjnë lojën e tyre fizike, tua mbyllim hapësirat. Sigurisht do të bëhemi gati me stafin të na tregojnë si kundërshtohet kjo mënyre loje”, vijoi më tej mbrojtësi i Kombëtares.

Rezultati, gjithmonë i rëndësishëm, edhe në miqësore

Natyrisht, kuqezinjtë do të tentojnë fitoren në këto miqësore, por do ta kenë të vështirë, pasi kanë shumë mungesa, plus që lojtarët vijnë të hallakatur nga skuadrat e tyre. Jo vetëm kaq, por Uellsi ka futbollistë që luajnë në elitë dhe aktualisht në formë të mirë. Edhe pse të dy testet e radhës janë në kuadër të përgatitjeve për të qenë gati për ndeshjen zyrtare të shtatorit, për Veselin edhe rezultati është i rëndësishëm.“Normal që rezultati është gjithmonë i rëndësishëm dhe ne jemi në një faze përgatitore prag shtatorit, për ne nuk ka kurrë miqësore, japim 100% në çdo ndeshje, për ne është një mundësi të testojmë veten te jemi 150% kundër Polonisë dhe Hungarisë”, nënvizoi Veseli. Mbrojtësi është ngjitur me Salernitanën në Serinë A, aty ku luajnë dhe Hysaj, Ismajli e Gjimshiti, padyshim një faktor pozitiv për mbrojtjen kuqezi. “Varet se futbolli Shqiptar është i vlerësuar dhe jashtë, në Serinë A futbolli difensiv është më i miri në botë, e njohim njëri tjetrin dhe përmes kampionatit europian por qëllimi është të jemi i gjithë ekipi në harmoni, të ndjekim drejtimin e trajnerit”, shtoi ai. E fundit për sa i përket merkatos, Veseli është i gatshëm të respektojë marrëveshjen me Salernitanën në Serinë A, edhe pse ofertat siç e pranon nuk i mungojnë. “Kam akoma dhe dy vite kontratë me Salernitanën, janë shfaqur disa interesime nga jashtë dhe nga Italia, por do të përqendrohem dhe një here me Kombëtaren dhe jam i kënaqur me arritjen sepse kam merituar në këto dy vite të vështira që kam kaluar, por me punën time e treguam dhe jemi kthyer me në Serinë A. Është një event i veçantë për ne dhe tifozët, por dhe për mua pasi luaj sezonin e tretë në Serinë A”, përfundoi mbrojtësi i përfaqësueses së Shqipërisë në futboll, Frederik Veseli.