Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Veseli: Në Turqi nuk ka rrugë tjetër për ne veç fitores

Postuar: 10/10/2019 - 07:19

Në konferencën e djeshme për shtyp që organizoi FSHF dhe stafi i Kombëtares në “Tropikal” në Durrës, para gazetarëve doli mbrojtësi Frederik Veseli, një lojtar që mund të luajë titullar në këto dy sfida të radhës të ekipit përfaqësues në kuadër të eliminatoreve të grupit H kualifikues për Euro-2020. Veseli ka gjasa të zëvendësojë Hysajn e dëmtuar, nisur jo vetëm nga përshtatja e rolit, por edhe fakti se më parë ai ka provuar të luajë edhe në krah të mbrojtjes. Si çdo lojtar tjetër i Kombëtares, Veseli beson se Shqipëria mund të marrë gjashtë pikë në këto dy përballje të rëndësishme në transfertë, duke nisur nga përballja me Turqinë mbrëmjen e 11 tetorit, duel që Veseli thotë se duhet të flasë për ngjyrat kuqezi. Madje mbrojtësi i Empolit në Serie B, në konferencën për shtyp të kësaj të mërkure foli me superlativa për afrimet e reja në skuadër dhe sidomos për Marash Kumbullën, ndërkohë që nënvizoi se Shqipërisë i mungon një lider në skuadër, siç ishte kapiteni Lorik Cana dikur. Gjithsesi, në fillim mbrojtësi foli për skemën taktike të Rejës. “Kemi lojtarë që përshtaten me skemën me 3 por mund të kalojmë edhe me 4 pa problem. Është diçka që varet nga kundërshtari dhe nuk është fiks. Mund të kalojmë edhe me 4 apo 5 mbrojtës. Ka shumë rëndësi kjo ndeshje sepse e dimë që ka mundësi të bëjmë një hap shumë para nëse fitojmë. Synojmë fitoren dhe pse jo të vazhdojmë në këtë edicion dhe të bëjmë diçka pozitive. Besoj e shpresoj të mundim Turqinë si në miqësore në Antalia. Nuk duhet të kemi presion por të bëjmë lojën tonë pasi kemi mundësi të fitojmë”, theksoi Veseli. Më pas komentoi afrimet e reja në skuadër, duke qenë optimist për rolin e tyre. “Sigurisht që do të na ndihmojnë pasi kanë ardhur lojtarë me shumë kualitet dhe i kemi parë në stërvitje dhe kur kanë luajtur. Janë një shenjë me perspektivë për të ardhmen dhe kur ka lojtarë të rinj shtohet konkurrenca dhe kjo është pozitive për skuadrën”, vijoi Veseli. Më pas mbrojtësi me origjinë nga Kosova foli për rivalitetin brenda grupit për një vend titullari, ku ai nuk frikësohet, madje e sheh mjaft pozitive për ambiciet e tij. “Konkurrenca është pozitive për mua sidomos në Kombëtare ku duhet dhënë maksimumi. Mund të sigurojnë vendin e tyre në Kombëtare pasi jemi gati të japim maksimumin. Të gjithë kanë kualitet. Unë nuk kam menduar aktivizimin por vendos trajneri. Duhet një bazë dhe duhen lojtarë që japin më shumë por e vendos trajneri se kush luan. Ne jemi gati dhe të motivuar. Atmosfera është shumë e mirë në ekip dhe të gjithë flasim me njëri-tjetrin dhe jemi të bashkuar të rinjtë me më të vjetrit. Entuziazmi nuk është siç kanë qenë para Europianit ose në Europian dhe normal që tashmë bie. Atmosfera është ndryshe nga entuziazmi dhe është shumë mirë”, nënvizoi më pas mbrojtësi kuqezi. nuk kishte si të mungonte dhe një vlerësim mjaft pozitiv për mbrojtësin rival Marash Kumbulla, duke thënë se edhe pse i ri ai ka të dhëna premuese. “Kumbulla është shumë i mirë dhe shumë i ri. E ka treguar veten në Serinë A dhe si person është djalë i mirë e punëtor. Do të arrijë shumë lart nëse e mban këtë mentalitet. Është pozitive për Kombëtaren që një lojtar si ai, përparon aq shumë në një kampionat të atij niveli. Hysaj mungon shumë sidomos pas ndeshjes me Islandën ku edhe shënoi. Mundem të them se është lider i ekipit dhe e vuajmë mungesën e një lideri në ekip por kemi lojtarë për të mbuluar atë pozicion. Edhe unë mundem ta bëj atë pozicion por në fund vendos trajneri”, përfundoi Veseli. Duket qartë se Veseli, sikurse dhe pjesëtarët e tjerë të skuadrës janë të fokusuar tek dueli me Turqinë, ku shpresojnë të bëjnë maksimumin dhe të marrin fitoren. Pasi vetëm fitorja e mban në lojën ekipin tonë përfaqësues, pra në vallen e kualifikimit. Prandaj dhe optimizmi është në shkallën më të lartë. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 09:04

Tribuna VIP në ndeshjen Shqipëri-Francë, ishte e mbushur me personazhe të sportit, medias, politikës e jo vetëm.

Postuar: 18/11/2019 - 07:31

Ndeshja e mbrëmshme mes Shqipërisë dhe Francës ishte një zhgënjim për tifozët kuq e zi, pasi humb

Postuar: 18/11/2019 - 07:09

Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, foli për “Rtsh” pas humbjes në ndeshjen me Francën

Postuar: 17/11/2019 - 23:25

Sot në “Air Albania Stadium” u luajt ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës, e vlefshme p

Postuar: 17/11/2019 - 23:11

Federata Shqiptare e Futbollit inauguroi stadiumin e ri të Kombëtares së Shqipërisë ndërsa të pra

Postuar: 17/11/2019 - 22:55

Nota më negative e kësaj mbrëmje gala është pikërisht rezultati i ndeshjes me Kombëtaren e Edi Re

Postuar: 17/11/2019 - 22:08

Ka startuar pjesa e dytë e ndeshjes me Francën. Reja ka bërë menjëherë 2 zëvendësime.