Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Veseli: Turqit na motivojnë, Shqipëria synon të përsërisë Euro-2016

Postuar: 21/03/2019 - 07:14

Kombëtarja po vijon përgatitjet në Durrës për ndeshjen me Turqinë, takim që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës mbrëmjen e 22 marsit. Në kuadër të kësaj ndeshjeje, në konferencën e djeshme për shtyp dolën dy qendërmbrojtës, Ardjan Ismajli dhe Frederik Veseli, që të dy me origjinë nga Kosova. Mbrojtësi i Empolit në Serinë A italiane, Veseli, u tregua optimist për dy ndeshjet e radhës, duke thënë se kuqezinjtë i kanë kapacitetet e duhura për të marrë maksimumin si ndaj Turqisë ashtu dhe Andorrës, teksa tha se përballjet e radhës e motivojnë për të bërë maksimumin dhe nuk ngurroi të thotë se kuqezinjtë do të tentojnë këtë sezon kualifikues të përsërisin suksesin që patën në Euro-2016. Në fakt, Veseli e di se çfarë do të thotë të luash në kampionat europian, ai e ka provuar këtë ndjesi dhe beson se Shqipëria mund të përsërisë suksesit e vitit 2016-të. Megjithatë në konferencën për të shtyp të kësaj të mërkure, dy ditë përpara sfidës ndaj Turqisë mbrojtësi i Empolit theksoi se kuqezinjtë duhet t’i marrin ndeshjet një e nga një dhe të mendojnë fillimisht vetëm për përfaqësuesen turke. “Do të mundohemi sa më mirë për të marrë 3 pikët. Do të përqendrohemi ndeshje pas ndeshje, qëllimi është fitorja. Ndeshja e parë është e rëndësishme”, tha Veseli. Më pas ai komentoi mundësinë e aktivizimit si titullar në këtë takim. “Jo nuk e pres. Vij këtu dhe jam në dispozicion. Nëse vendos ai do të jem në fushë, nëse jo do të jem gati. Kisha dëshirë ta ndihmoj ekipin, por ai i merr vendimet. Ndihem më mirë në qendër të mbrojtjes. Ka mundësi edhe për në krahë. Jam në dispozicion të trajnerit, ku ta shikoj ai të arsyeshme. Nëse luaj qendërmbrojtës do të jap më të mirën”, shtoi mbrojtësi kuqezi. Më pas Veseli foli për gabimet e mëparshme të bëra nga skuadra, si dhe shanset e kuqezinjve për të zënë një nga dy vendet e para në grupin H. “Kemi bërë disa gabime në ndeshjet e shkuara dhe do të mundohemi mos t’i përsërisim. Janë ndeshje të ndryshme. Sot kemi mbledhje analizë, do t’i shikojmë. Për mënyrën si i përgatisim këto ndeshje, jemi shumë të përqendruar. Punojmë si grup dhe ndihmojmë njëri-tjetrin. Besoj se ka mundësi se asgjë nuk është e pamundur. Shqipëria e ka mundur Francën dhe Turqinë. Islanda ka marrë pjesë në Botëror dhe Europian dhe e dimë forcën. Duhet të bëjmë diçka më shumë për ta kaluar grupin dhe i kemi mundësitë. Shpresoj se do ta arrijmë me shpirtin e grupit”, vijoi Veseli në qëndrimin e tij para gazetarëve. Më pas ai pranoi indirekt se ka pasur një krizë rezultatesh e loje,e por që Shqipëria di t’i përballojë ndeshjet që kanë presion, përfshi dhe duelin e radhës. Prandaj ai pret që të tejkalohet kriza e shkuar e të vijnë rezultatet e duhura.

“Për eksperimente nuk jam unë përgjegjës për këto gjëra. Ne japim maksimumin në fushë. Ka ardhur momenti për ta kaluar këtë grup. Kemi pasur krizë në rezultate, por në lojë kemi qenë në nivelin e kundërshtarëve, ka ndodhur prej episodeve. Ndërkohë, mund të them se harmonia është e mirë. Për ata lojtarë ne nuk i diskutojmë. Secili lojtarë ka mendimin e tij, por kushdo që vjen këtu nuk mendojmë pse ka ardhur ai apo ky. Duhet të përqendrohemi më grupin tonë. Harmonia është shumë e mirë. E presim këtë ndeshje me shumë dëshirë. Është ndeshje e rëndësishme për ta filluar mirë. Këto gjërat e tjera i lëmë mënjanë”, vijoi komentin e tij mbrojtësi i përfaqësueses. Në fund, Frederik Veseli ka një koment për ekipin kundërshtar, pra Turqinë, të cilën e çmon si skuadër të fortë por jo të jashtëzakonshme. “Ka sulm të mirë të fortë, por jo diçka të jashtëzakonshme. Duhet ta respektojmë, por jo të kemi frikë. Edhe ne kemi sulm të mirë. Nuk janë Mesi ose Ronaldo. Duhet t’i studiojmë mirë për që mos t’i shprehin kualitetet e tyre”, theksoi në fund mbrojtësi Frederik Veseli. 

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/06/2019 - 07:17

Kualifikimi dhe prania në finalet e Kampionatit Europian të Francës në vitin 2016 ishte kulminacioni i përfaqësimit të futbollit shqiptar në rang europian.

Postuar: 25/06/2019 - 07:15

Futbolli shqiptar po përjeton një moment transformues si në kampionatin kombëtar, ashtu dhe në ni

Postuar: 24/06/2019 - 18:39

 Neymar është gati të bëjë gjithçka për t’u kthyer edhe një herë të Barcelona.

Postuar: 23/06/2019 - 23:18

Futbollisti i Kombëtares, Elseid Hysaj duket se do të jetë emri më i lakuar i kësaj vere, kjo edh

Postuar: 23/06/2019 - 12:11

 Kristiano Ronaldo kur është me pushime nuk është një klient i zakonshëm.

Postuar: 23/06/2019 - 07:53

Milani u bë prej vitesh që po vuan daljen në skenën e madhe, pasi nuk e ka krijuar ende grupin e

Postuar: 23/06/2019 - 07:51

Një prej lojtarëve shqiptarë që ka pasur rritje progresive në karrierën e tij gjatë viteve të fun