BREAKING NEWS

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në biografi" për etiketimin e mediave si kazanë, a po reflekton kryeministri për arrogancën e ekzagjeruar?

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e Berishës që është ende në fuqi, taktikat e tyre të kërcënimit me dosje, skema që po përdor kryeministri me ndërkombëtarët për të qëndruar në pushtet dhe dy goditjet e rënda që do të marrë ish-pre...

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e
x
BREAKING NEWS

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën dhe oligarkinë ekonomike që e mbështet, ja dosja që nëse hetohet siç duhet nga SPAK e çon kryeministrin pas hekurave, Meta-Berisha kokë e këmbë të zhytur në vj...

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për
x
BREAKING NEWS

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë “gropën” nga qelia Metës për aferën “CEZ-DIA”, SPAK ka sekuestruar celularët e Kryemadhit e fëmijëve të saj me biseda të vitit 2013-2015, pyeten 100 persona, nga të afërm, bashkëpunëtorë dhe mjekë, futet në skaner edhe vi...

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë
x
BREAKING NEWS

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini për kategoritë që përfitojnë rritje page, detajet nga indeksimi i pensioneve dhe periudha kur do të shpërndahet bonusi, do të ketë paketë mbështetëse për shtresat në nevojë, ndihmë edhe për famil...

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i mbyllin dyert, Monika Kryemadhi sulmon bashkëshortin si shërbëtor të Edi Ramës

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i
x

Sport

Vetëm 2 fitore në 14 ndeshjet e fundit, Partizani në krizë rezultatesh

Vetëm 2 fitore në 14 ndeshjet e fundit, Partizani në krizë

Partizani është në situatë të vështirë, pasi nuk ka mundur të grumbullojë pikët e nevojshme në javët e fundit dhe diferenca që ka me vendin e parë, pra Egnatian, është e madhe dhe duket e demat janë në vështirësi për të mbrojtur titullin këtë edicion. Kjo vështirësi nuk lidhet vetëm me ndryshimin e trajnerit, por edhe me situatën e komplikuar brenda grupit, ku ka pasur dëmtime, ka penalizime etj. Gjithsesi, duket se tani nisin duelet vendimtare për “demat e kuq” që të lënë pas krizën e të fokusohen në fushë, me shpresën se mund të qëndrojnë në pozita të kënaqshme para “Final Four” dhe të pretendojnë të fitojnë sërish titullin, por edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë.

Situata

Partizani ka lëshuar shumë terren në javët e fundit, duke rrëshqitur në vendin e tretë. “Demat” u mundën edhe në ndeshjen e fundit ndaj Skënderbeut (1-0), ndërkohë që kanë marrë vetëm 2 fitore në 14 takimet e fundit në kampionat. Skuadra e kuqe nuk ka treguar vazhdimësi rezultatesh, ndonëse mbetet një nga pretendentet për të marrë pjesë në “Final 4”. Çka bie në sy tek të kuqtë janë problemet në mbrojtje, pasi në vetëm 2 nga 15 ndeshjet e fundit në Superiore porta është mbajtur e paprekur. Në 13 ndeshjet e tjera, skuadra ka pësuar gjithnjë, minimalisht një gol ose më tepër. Shifra që shqetësojnë, me Partizanin që në fazën e katërt do të sigurojë një nga dy vendet e para. Në mënyrë që djemtë e Orges Shehit në gjysmëfinale të favorizohen dhe me barazimin për të shkuar në duelin për titullin. Në horizont janë dy sfida në letër ku Partizani futet favorit në fushë, pasi si fillim do të presë Kukësin dhe më pas do të vizitojë Erzenin. Gjithsesi, në Superiore mund të mposhtësh dhe mposhtesh nga çdo skuadër. “Demat” presin kthesën, e mbi të gjitha stabilitetin që u ka munguar që nga periudha tetor-nëntor. Kohë kur kanë kaluar dhe momentin më të mirë, me 6 fitore radhazi në Superligë. Të premten “demat” ndeshen me verilindorët për kampionat në “Arenën e Demave”, teksa disa ditë më pas verilindorët vizitojnë sërish shtëpinë e kuqe për të diskutuar gjysmëfinalistin e Kupës. Prej situatës që ndodhen “demat”, këto dy sfida janë vendimtare, pasi luhet edhe fati në Kupë.

Laçi “mace e zezë” për ekipet e kryeqytetit, ka ende shpresë për top-4

Ndërkohë që Partizani ndodhet në krizë rezultatesh, duket se Laçi është ekipi që nuk u trembet sfidave ndaj kurbinasit cilësohen nga skuadrat e kryeqytetit si “mace e zezë”. 10 ndeshje radhazi pa humbje kanë bërë që Laçi të konsolidojë pozitat e tij në mesin e tabelës. Kurbinasit nuk humbasin që nga 2 dhjetori, kur mundeshin nga Dinamo. Një ecuri pozitive që i mban bardhezinjtë 5 pikë larg zonës së rënies dhe 4 nga “play-out”-i. Po pesë pikë është dhe vendi i katërt, objektiv i klubit kurbinas. Djemtë e Josës kanë marrë vetëm 2 fitore gjatë këtyre 10 ndeshjeve, pasi 8 takime kanë përfunduar në barazim. Trajneri Josa ka krijuar një skuadër luftarake që qëllim në çdo ndeshje ka minimalisht të mos dalë pa pikë. Laçi do të luajë me Skënderbeun, skuadër që në këtë edicion e kanë mundur dy herë dhe një tjetër sukses do të vlente për t’u afruar më tepër me vendet e para.