Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vetëm tri skuadra janë për titull, Tirana kthehet si pretendente pas një dekade

Postuar: 17/08/2019 - 07:26

Në sezonin e ri vetëm tri skuadra do të luftojnë për titullin. Ky konstatim bëhet i besueshëm po të analizohet me kujdes gjendja e klubeve dhe sidomos vështirësitë që kanë skuadra si Flamurtari, Luftëtari e Vllaznia, të cilat rrethohen nga një pasiguri totale. Laçi e Bylisi do të luftojnë për mbijetesë, sepse nuk kanë grup kualitativ që t’i bëjë ballë rivalitetit që do të ketë në Superiore, kurse Teuta, sado që ka bërë lëvizje të forta, ka ambicie parësore pjesëmarrjen në Europë, prandaj nuk shihet pretendente për titull. Durrsakët kanë rivalitetin e fortë të skuadrave kryeqytetase. Skënderbeu, ekipi që ka dominuar futbollin tonë në dekadën e fundit nuk ka më freskionë e dikurshme dhe as mbështetjen, pasi penalizimi nga UEFA ka ndikuar negativisht për vazhdimësinë. Skuadra është në garë por nuk shihet pretendente për trofeun, diçka që është pranuar indirekt dhe nga vetë zyrtarët e klubit. Pra mbeten në garën për titull tri skuadra, që janë Partizani, Tirana dhe Kukësi. Verilindorët kanë qëndrueshmëri dhe kanë kompensuar largimet me prurje të reja, kurse në kryeqytet do të kthehet pas një dekade rivaliteti derbi si kurrë më parë. Madje Tirana, me lëvizjet që ka bërë në treg, duke afruar lojtarë të nivelit të Kombëtares, me eksperiencë dhe të sprovuar me shumë skuadra, ka pretendime serioze për titullin. Dhe këtë sezon bardheblutë e kanë seriozisht, janë të fortë dhe ajo që rrit vlerën e objektivit ka të bëjë me simbolikën, pasi vitin e ardhshëm klubi do të festojë 100 vjetorin e themelimit dhe dëshiron ta bëjë këtë me titull të fituar. Partizani nuk ka bërë lëvizje të mëdha, i beson bërthamës së grupit që kishte, por nga emrat Tirana është për momentin më lart dhe eksperienca e disa veteranëve të Kombëtares mund ta ndihmojë të arrijë objektivin madhor.

Superiorja po boshatiset, edhe Shameti firmos në Kosovë

Lojtarët më të mirë të Superiores po i merr Kosova. Në këto ditë të fundit të gushtit lojtarët cilësorë dhe me eksperiencë të Superiores tonë po emigrojnë me shumicë drejt Superligës kosovare dhe kjo ka domethënie të madhe për zhvillimet sportive në hapësirën shqiptare. Ish-kapiteni i Kukësit, Ylli Shameti, ka qenë prej ditësh në negociata me klube të ndryshme, si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, por në fund vendosi të pranonte ofertën që erdhi nga Gjilani, ku trajner është Gentian Mezani. Skuadra e Gjilanit është ajo që ka afruar thuajse një formacion të përbërë nga lojtarë të cilët kanë luajtur në Superiore në edicionet e fundit dhe pritet të jetë një prej pretendenteve më të forta për titullin në këtë edicion. Meqë sot mbyllet merkato në Kosovë, klubi ka shpejtuar për të gjetur akordin me futbollistin, i cili sot ishte në Kosovë dhe nënshkroi marrëveshjen. Vetë klubi njofton lëvizjen e gjirokastritit. “Pak orë para mbylljes së afatit kalimtar të transferimeve, skuadra e Gjilanit ka arritur të sigurojë shërbimet e mbrojtësit me përvojë Ylli Shameti. Në zyrat e Sport Club Gjilani, sot futbollisti nga Gjirokastra ka hedhur firmën e bashkëpunimit një vjeçar, e cila do ta veshë mbrojtësin me ngjyrat kuq e bardhë, për edicionin 2019/20 garues në Ipko Superligë. Ylli Shameti, në skuadrën e Gjilanit vjen nga kampionati shqiptar, më saktësisht nga skuadra verilindore e Kukësit, ku kishte qëndruar për 6 sezone, me të cilët kishte arritur të shpallej një herë kampion,duke fituar dy Kupa dhe një Superkupë të Shqipërisë. Gjatë karrierës së tij futbollisti i lartpërmendur përpos Kukësit, kishte mbrojtur ngjyrat edhe të shumë skuadrave të tjera në Shqipëri, sikurse ajo e vendlindjes së tij Luftëtari, Besa e Kavajës e skuadrave të tjera nga “Superiorja”. Gjirokastriti, fitues i katër trofeve me Kukësin, përvojë ka edhe në arenën ndërkombëtare, me ç’rast ai kishte bërë më shumë se 15 paraqitje në garat e UEFA-s, me skuadrën kuksiane”, thuhet në njoftimin e klubit kosovar për afrimin e Shametit./ Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2019 - 19:43

 Kristiano Ronaldo, një nga futbollistët më të kushtueshëm në botë, tha gjatë një interviste se do të donte të gjente punonjësen e një dyqani McDonalds që i jepte hamburger falas kur ishte i vogël dhe shkonte të

Postuar: 19/09/2019 - 07:24

Dje në mbrëmje u luajtën duelet e para në Champions League në grupet A, B, C dhe D, ku pati emoci

Postuar: 19/09/2019 - 07:22

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, nuk e ftoi Armando Sadikun për duelet ndaj Francës dhe Islandës,

Postuar: 19/09/2019 - 07:18

Kupa e Shqipërisë kthehet në fushë, në kuadër të dueleve të para të turit të parë eliminator, ku

Postuar: 18/09/2019 - 23:14

Është mbyllur dhe e mërkuara e Ligës së Kampioneve me ndeshjet e para të katër grupeve të para të

Postuar: 18/09/2019 - 21:13

Edhe pse realizoi dy herë brenda pjesë së parë me Harry Kane dhe Lucas sërish Tottenham nuk mun

Postuar: 18/09/2019 - 18:07

Kristiano Ronaldo ka dhënë së fundmi një intervistë apo më saktë një rrëfim për jetën e tij, duke