BREAKING NEWS

1.3 tonë kokainë në Maqedoni, vjen reagimi zyrtar nga Policia shqiptare për sasinë rekord: Dorëzuam drogën

1.3 tonë kokainë në Maqedoni, vjen reagimi  zyrtar nga Policia
x

Sport

VIDEO/ McGregor theyn kundërshtarin për 40 sekonda dhe fiton 60 milionë paund

VIDEO/ McGregor theyn kundërshtarin për 40 sekonda dhe fiton 60

Vetëm 40 sekonda i kanë mjaftuar Conor McGregor për të mposhtur Donald “Cowboy” Cerrone në eventin UFC0-246, zhvilluar mëngjesin e Las Vegasit, sfidë e vlefshme për peshën “welterweight” (pesha 71-77kg).

Një rikthim triumfues i irlandezit, që befasoi të gjithë me startin që i bëri kësaj sfide, përfshirë edhe rivalin e tij, që u dorëzua shumë shpejt.Që në momentin kur nisi dueli, McGregor godet Cerrone me shpatull në fytyrë, duke bërë që “kaubojsi” amerikan të gjakoset.

Kjo i jep zemër irlandezit të vijojë sulmet dhe brenda pak sekondash Cerrone është në tapet, duke u goditur nga grushtet e McGregor, deri në momentin që gjyqtari vendos të ndalë sfidën.Conor McGregor ka fituar 1.5milionë paund për sekondë për shkatërrimin që i bëri Donald Cerrones në rundin e parë.

Triumfi brenda 40 sekondave në Las Vegas kundër Donald Cerrones, ka vlerën e 60 milionë paundve , që do të derdhen në arkat e Conor McGregor.