Sport

VIDEO/ Prezantuesi tifoz i çmendur i Milanit shpërthen në britma dhe lot në studio pas fitores me përmbysje kundër Udinezes

VIDEO/ Prezantuesi tifoz i çmendur i Milanit shpërthen në

Milani arriti fitoren e 3 radhazi përfshirë edhe suksesin në Kupën e Italisë kundër Spalit. 

Kuqezinjtë fituan me rezultatin 3-2 kundër Udinezes në "San Siro", ku heroi për ekipin e Stefano Piolit rezultoi Ante Rebic i cili shënoi në minutën e 93. Tifozët dhe futbollistët shpërthyen në festë, ndërkohë në këtë gëzim nuk mund të mungonte as tek prezantuesi Tiziano Crudeli, një tifoz i zjarrtë i deklaruar i Milanit. 

Crudeli nuk i ka kontrolluar dot emocionet, duke bërtitur me të madhe në studionin  e emisionit italian, teksa nuk ka kursyer as lotët, padyshim që bëhet fjalë për lot gëzimi.