Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Vihen në dyshim aftësitë e Rejës, nuk është provuar jashtë Italisë

Postuar: 20/04/2019 - 07:47

Edoardo Reja u prezantua pak ditë më parë në krye të përfaqësueses së Shqipërisë, duke premtuar të bëjë më të mirën në krye të kuqezinjve dhe të sjellë një atmosferë ndryshe në krye të skuadrës, e cila u shthur gjatë kohës që e drejtoi trajneri Kristian Panuçi dhe i nisi dobët eliminatoret e Europianit të vitit 2020, pasi u mund në Shkodër 2-0 nga Turqia dhe fitoi me vështirësi ndaj Andorrës, megjithëse në minutat e fundit skuadra e mposhti rivalin modest 3-0. Tekniku Edi Reja ka një eksperiencë të gjatë në kampionatin italian, me disa skuadra, por ende pa u mbushur një javë nga firmosja e marrëveshjes mes tij e Dukës kanë nisur zërat e parë që nuk e shohin Rejën si kandidaturë potencialisht më të mirën për përfaqësuesen kuqezi.

Kjo lidhet me dy aspekte, që kanë të bëjnë me moshën dhe njëherësh me eksperiencën e tij të munguar jashtë Italisë. Këtë dyshim për aftësitë e tij i ka shfaqur në formë pikëpyetjeje edhe ish-kapiteni kuqezi, Lorik Cana, i cili beson se mosha e madhe e trajnerit, si dhe mungesa e përvojës jashtë Italisë e bëjnë atë të hasë në vështirësi. Edhe pse Cana çmon mjaft eksperiencën e gjatë të Rejës, duke nisur dhe nga njohja që ka me të kur ishte tek Lacio, ngritja e pikëpyetjeve për mundësinë e suksesit që Reja do të ketë me skuadrën përfaqësuese ka domethënie të madhe në këtë periudhë. Në fakt, deklaratat e tij Cana i dha për “Tring Sport”, ku komentoi kontratën e italo-sllovenit me Federatën Shqiptare të Futbollit. “Është një trajner me eksperiencë shumë të madhe. Me shumë mundësi, një nga trajnerët që besoj se ka moshën më të madhe jo vetëm në Itali, por në mbarë futbollin. Ne kemi pasur edhe Bariç, por ky vjen me moshë më të madhe”, theksoi Cana. Më pas, ish-kapiteni kuqezi pranoi se mosha e madhe e trajnerit ka dhe anët e tij pozitive, që lidhen me eksperiencën e gjatë dhe për pretendimet e mëdha për të stabilizuar ekipin. “Kur një trajner ka një moshë 73-vjeçare dhe me përvojë, qëllimi është i qartë, të stabilizohet ekipi dhe të merret më e mira deri në nëntor, së paku. Mirëpo, kjo pjesa që nuk ka absolutisht asnjë lloj përvoje përveç kampionatit italian, ngre pak pikëpyetje. Por është një person që e njeh mirë futbollin dhe shpresojmë që të arrijë të marrë më të mirën nga ky ekip”, ka deklaruar Cana, gjatë emisionit të së mërkurës "Studio Champions League".

Dyshime për kapacitetet e Rejës si trajner i skuadrave kombëtare

Edoardo Reja ka vetëm një eksperiencë jashtë Italisë, ka drejtuar Hajdukun e Splitit për një vit në Kroaci. Më pas është kthyer në radhët e klubeve italiane, si Lacio e Atalanta. Duhet thënë se Reja ka përvojë, kjo nuk mund të mohohet, por eksperienca jashtë Italisë e mangët nuk e ndihmon atë për njohjen e mentalitetit të futbollit të një shkolle tjetër. Edhe pse në radhët e përfaqësueses tonë ai do të aplikojë modulin e shkollës italiane, duhet thënë se Reja nuk e njeh aspak mentalitetin e skuadrës, mentalitetin e gjërave që funksionojnë në Shqipëri dhe më kryesorja ai nuk e njeh mentalitetin e futbollit shqiptar. Edi Reja nuk ka drejtuar më parë një skuadër kombëtare, nga e cila, duke mos qenë përditë me të, duhet të menaxhosh një grup lojtarësh me karakteristika të ndryshme, që kanë luajtur në vende të ndryshme dhe klube krejt të ndryshme. Kombëtarja nuk është një klub dhe kërkon zhdërvjelltësi në menaxhim për të arritur maksimumin. Reja do të hasë në vështirësi, pasi grupi që ka mbledhur Panuçi nuk bindin dhe nga grupi i mëparshëm i De Biazit nuk ka shumë lojtarë, si Agolli, Cana, Basha e ndonjë tjetër, të cilët janë tërhequr, ose nuk janë në formë sikurse ndodh me Mavrajn, Lilën, Memushajn e ndonjë tjetër. Përvoja e gjatë si trajner i Edi Rejës mund të jetë pozitive, por fakti që dikush hodhi “një gur në lumë”, sikurse Cana në rastin e fundit, është se aftësitë e tij për të drejtuar Kombëtaren e Shqipërisë po marrin kritikat e para. Trajner i madh në moshë dhe pa përvojë jashtë Italisë, kaq mjafton që të vihen në diskutim disa gjëra, megjithëse pa u provuar askush nuk mund të flasë më tepër.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/08/2019 - 08:32

Sporti po kalon ditë të vështira, ku infrastruktura e mangët dhe e dëmtuar, si dhe mungesa e buxhetit të mjaftueshëm për veprimtaritë sportive, po shoqërohen dhe nga një menaxhim i dobët nga instancat, por edhe një li

Postuar: 18/08/2019 - 08:01

Premier League është padyshim kampionati më i bukur dhe më i fortë në botë.

Postuar: 18/08/2019 - 08:00

Ajo që ishte paralajmëruar ndodhi sërish.

Postuar: 17/08/2019 - 17:03

Zyrtare klubi i Bayern Munich arrin marrëveshjen me Barcelonën për sulmuesin brazilian Philippe C

Postuar: 17/08/2019 - 07:31

Trajneri i Realit të Madridit, Zinedin Zidane, ka bërë një hap prapa dhe i “lutet” su

Postuar: 17/08/2019 - 07:28

Merkato e verës po shkon drejt fundit dhe klubet e Superiores po nxitojnë të përmbushin objektiva

Postuar: 17/08/2019 - 07:26

Në sezonin e ri vetëm tri skuadra do të luftojnë për titullin.