BREAKING NEWS

“E kishte tradhtuar me shokun e ngushtë”, Dumani trondit me rrëfimin e tij për avokatin e njohur të vendit tonë, tregon planin e frikshëm që i kishte përgatitur partneres: Na dha 120 mijë euro t’i vrisnim ish gruan

“E kishte tradhtuar me shokun e ngushtë”, Dumani trondit me
x
BREAKING NEWS

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe tregon çfarë pritet

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja çfarë i thotë për Nuredin Dumanin

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja
x
BREAKING NEWS

“Ata që s’janë kapur janë emrat më sinjikativët”, Artan Hoxha zbulon detaje nga operacioni i SPAK: Bosët e krimit me buxhet të madh, kanë informator brenda sistemit në polici dhe...

“Ata që s’janë kapur janë emrat më
x
BREAKING NEWS

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj se do kemi më mundësi të shikojmë Talo Çelën

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin Dumani ditën që u plagos: Nuk kemi pse ta mbajmë më të fshehtë

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin
x
BREAKING NEWS

“Në dhomë ndodhej gruaja dhe dy fëmijë të vegjël”, Dumani rrëfen grabitjen e dështuar në shtëpinë e Talo Çelës: Shkuam për 500 mijë euro por morëm vetëm...

“Në dhomë ndodhej gruaja dhe dy fëmijë të
x
BREAKING NEWS

Klodiana Lala zbulon se çfarë përfiton Nuredin Dumani pas dëshmive që tronditën botën e krimit: Kjo është vetëm një pikënisje

Klodiana Lala zbulon se çfarë përfiton Nuredin Dumani pas
x

Sport

Vijojnë pazaret e Dukës me shoqatat rajonale, zgjedhjet për president në FSHF të ngjashme me zgjedhjet e monizmit

Vijojnë pazaret e Dukës me shoqatat rajonale, zgjedhjet për

Shqiptarët, ata që janë mbi 40 vjeç, i kanë ende të freskëta pamjet qesharake kur njerëzit ftoheshin pranë kutive të votimit për të votuar për organet e pushtetit, por në fakt për të votuar vetëm një parti, atë të Punës, dhe votoheshin të njëjtët njerëz që ishin anëtarë të Komitetit Qendror dhe të Byrosë Politike, shkurt zgjedhje që kishin emrin të tilla por në fakt ishte një proces zvetënimi i një shoqërie të tërë. E njëjta skemë po përsëritet me futbollin në demokraci. Kjo bëhet evidente në Federatën Shqiptare të Futbollit, e cila ka prej 20 vjetësh në krye të saj Armando Dukën. I njëjti po kërkon një mandat të gjashtë, si askush tjetër në Europë e në botë. Njeriu që e ka telendisur futbollin në ditën e tij më të keqe, kur njerëzit nuk shkojnë në stadium për shkak se rezultatet e ndeshjeve të futbollit trukohen, madje përfliten edhe ndeshjet e ekipit kombëtar, ku klubet prej gati dy dekadash nuk prodhojnë talente për shkak të politikave korruptive në seleksionim, politika dekadente që dalin nga zyrat e Dukës. Bosi i federatës ka ngritur një sistem të tërë korruptimi që prodhon delegatë që votojnë për Dukën dhe ai fiton zgjedhjet si në kohën e Enverit, me 99% e 100%, rast i pangjashëm në ndonjë federatë tjetër futbolli në planet. Pas skandaleve që pushtuan shoqatat rajonale të futbollit në Shijak, Tiranë e Fier, së fundmi ishte radha e Korçës të shihte estradën e radhës, ku “ushtarët” e Dukës organizuan zgjedhjet në zyrat rajonale për të nxjerrë delegatin që do të vijë në asamblenë zgjedhore të 2 marsit në Tiranë për të votuar Enverin e futbollit. Ka prej vitesh që shoqatat sportive rajonale janë kthyer në mekanizma korruptivë që riciklojnë Armand Dukën në krye të FSHF-së. Si të mos mjaftonte kjo, besnikët e Dukës akuzuan kreun e bashkisë Korçë dhe ministrin e mbrojtjes Niko Peleshi se ndërhyjnë politikisht në zgjedhje, vetëm pse këta të fundit kërkuan transparencë në proces. Thënë ndryshe, kush voton Dukën për federatën është në rregull dhe sipas ligjit, kurse ata që kërkojnë transparencë bëjnë ndërhyrje politike në proces. Një marrëzi e tillë po e çon futbollin shqiptar në humnerë.

Zgjedhjet në Korçë, gjithçka e “programuar”, propozohet Duka për president

Zgjedhjet e shoqatës së futbollit rajonal në Korçë votuan si me telekomandë kandidatin e Dukës, madje kjo shoqatë bëri edhe propozimin e kandidatit për president të federatës, pikërisht Aermand Dukën. Një proces fund e krye qesharak dhe pa asnjë transparencë. Situatën qesharake me zgjedhjet në shoqatën e Korçës e përshkruan më së miri vetë njoftimi i FSHF-së në faqen zyrtare. “Anëtarësia e shoqatës vendosi të propozojë emrin e Armand Dukës si kandidat për President të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe emrin e Arben Dervishaj si kandidat për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së. Në përfundim të votimit delegatët e SHRF Korçë zgjodhën me unanimitet të plotë, kryetarin në mandat, Ilirjan Përmeti dhe Roland Shkëlqimin për t’i përfaqësuar në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të FSHF-së”, shkruhet në njoftim. Pra, të drejtën e votës në asamble e morën “ushtarët” më besnikë të Dukës në qarkun e Korçës, që janë të lidhur me klanin e klubit Skënderbeu, klub i dënuar nga UEFA, por që mbahet në Superiore nga Duka nëpërmjet marifeteve nën rrogoz.