BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit
x
BREAKING NEWS

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e rëndësishëm dhe tregon çfarë pritet: Kemi frikë nga…

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e
x
BREAKING NEWS

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të Covid-19

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të
x
BREAKING NEWS

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë, një tjetër shtet evropian heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë duke filluar nga nesër

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë,
x
BREAKING NEWS

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë
x
BREAKING NEWS

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të ashpra dhe jep ultimatumin e prerë: Çoni përpara Reformën në Drejtësi! Nëse s’tregoni guxim...

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të
x
BREAKING NEWS

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/ Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/
x

Sport

Vijon “avazi” i vjetër në Superiore, më të mirët ikin jashtë, klubet nxitojnë për t’i zëvendësuar me afrikanë

Vijon “avazi” i vjetër në Superiore, më të

Sezoni që lamë pas prodhoi surpriza, që lidhen jo vetëm me fituesit e trofeve, por edhe për rivalitetin deri në javën e fundit për titullin kampion. Në fakt, rivalitet pati, por niveli i garës në tërësi nuk ishte ai më i miri i viteve të fundit dhe specialistët i kanë mëshuar fort kësaj. Nga ana tjetër, surpriza me trofetë sezonalë lidhet me rikthimin e Vllaznisë si skuadër pretendente, ndërkohë që shkodranët nuk cilësoheshin aspak favoritë në fillim të edicionit. Një tjetër surprizë ishte fitorja e titullit nga Teuta, e cila e mori trofeun duke qenë skuadra me më shumë barazime këtë edicion, një surprizë jo e vogël kjo në një kampionat futbolli. Nga ana tjetër, Vllaznisë i iki titulli vetëm për shkak golavarazhi, por shkodranët e fituan një trofe, atë të Kupës së Shqipërisë dhe si fitues të tillë do të luajnë në Europa League. Surpriza e madhe e këtij edicioni ishte mbetja jashtë Europës e dy klubeve që llogariteshin si favoritë për titull, konkretisht Tirana dhe Kukësi, skuadra që dështuan totalisht. Për shkak të këtij dështimi, janë pikërisht Kukësi dhe Tirana që po lëvizin më fort në këto ditë të para të merkatos, duke larguar masivisht lojtarët e huaj që sipas zyrtarëve të klubeve nuk kanë justifikuar fanellën që kanë veshur. Pra të huajt dështuan të përmbushin objektivat, por ajo që tregon fytyrën e vërtetë të klubeve tona dhe atyre që i drejtojnë, janë lëvizjet e gabuara në treg, duke tentuar të zëvendësojnë lojtarët e huaj po me lojtarë të huaj, pa u kushtuar aspak vëmendje lojtarëve që dalin nga ekipet zinxhirë, të cilët me këto lëvizje skandaloze nuk kanë rrugë tjetër veçse të presin në stol që të dëmtohet ndonjë lojtar i ardhur me bujë në treg nga Afrika apo Anmerika e Jugut e të luajnë pak minuta.

FSHF asnjë plan për të t’u dhënë të rinjve shanse në karrierë

Me letra dhe rregullore Federata Shqiptare e Futbollit inkurajon klubet që të angazhojnë lojtarë të rinj dhe të investojnë tek ekipet e moshave të klubeve të tyre, por kjo ndodh vetëm në letra dhe deklarata, pasi në realitet, FSHF është bërë palë me presidentët e klubeve që bëjnë lëvizje të përkohshme për interesa të shpejta, duke tentuar të kenë objektiv afatshkurtër, e aspak investime afatgjata tek skuadrat zinxhirë. Për pasojë, kampionati shqiptar është i mbushur me lojtarë të huaj nga rajoni dhe Afrika, ndërsa të rinjtë e talentuar “ngrohin” stolin në pritje t’u vijë radha. Këtë fenomen negativ të kampionatit tonë e inkurajon edhe largimi i atyre pak elementëve cilësorë, të cilët sapo fitojnë ndonjë trofe nxitojnë të shkojnë jashtë shtetit, në një kampionat më efikas dhe që të kenë më shumë shanse në karrierën e tyre. Kështu kanë bërë Doka e Muçi të Tiranës, Rroca e Abazaj të Kukësit, Kallaku i Teutës, Uzuni i Laçit e me radhë. Pothuajse të gjithë lojtarët cilësorë të kampionatit largohen drejt klubeve të huaja për karrierë më cilësore dhe zëvendësimi i tyre bëhet me lojtarë që vijnë nga Afrika dhe Amerika Latine, e që deri tani kanë rezultuar dështim masiv.