BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Vijon “estrada” tek Parku Olimpik, Kombëtarja e Basketbollit mbetet sërish jashtë

Vijon “estrada” tek Parku Olimpik, Kombëtarja e Basketbollit

Ajo që ishte paralajmëruar ndodhi sërish. Ekipi kombëtar i basketbollit të meshkujve është lënë jashtë dyerve të sallës sportive të lojërave me dorë, “Feti Borova”, tek Parku Olimpik i Tiranës. Palët janë pozicionuar qartazi në llogoret e tyre, por dukshëm ky është një skandal i Bashkisë së Tiranës. Pak ditë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, deklaroi qartë dhe prerë se nuk do të firmoste asnjë kontratë-pagesë që shndërronte ekipin përfaqësues të Shqipërisë në qeraxhi në shtëpinë e tij. Ai e konsideroi këtë një akt të turpshëm, duke kujtuar se në asnjë vend të botës ekipi përfaqësues nuk stërvitej me para në një ambient sportiv publik, për më tepër në sallën sportive që është krijuar për ekipet kombëtare dhe olimpike. Në çfarë tmerri jeton sporti shqiptar?! Pse u dashka të paguajë për t’u stërvitur ekipi përfaqësues i Shqipërisë. Kush është ai që e detyron për këtë? Me çfarë argumenti mbrohet Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit për këtë nismë antisportive dhe që ka shkaktuar një skandal të padëgjuar më parë? Padyshim, lënia e Kombëtares së Basketbollit jashtë dyerve të Parkut Olimpik, është një fenomen që shndërrohet në precedent, pasi do të përsëritet edhe me ekipet kombëtare të sporteve të tjera, duke i dhënë të drejtën komunitetit sportiv të ngrihet në protesta masive, siç edhe e paralajmëroi presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani.

Çfarë kishte deklaruar Llazani?

Pak ditë më parë, në një qëndrim ekskluziv për gazetën “SOT”, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, deklaronte se nuk do të firmoste asnjë kontratë-pagese për stërvitjen e ekipit përfaqësues, kontrratë që Llazani e quan të turpshme nëse ndodh. Në një farë mase, Llazani i parapriu ngjarjes së djeshme, duke sensibilizuar opinionin publik për qëndrimin antisportiv të Bashkisë së Tiranës. “Pas dy ditësh do të kthehet ekipi kombëtar i basketbollit për të rritur dhe do të përgatitet për ndeshjen e radhës, a do t’i mbyllen dyert përsëri? Do t’i mbyllen se unë nuk pranoj që të firmos një “kontratë-pagesë” për përdorimin e sallës nga ekipi kombëtar. Unë personalisht nuk do ta firmos kurrë me dorën time një kontratë që të bëjë legale atë që ekipi kombëtar shqiptar i basketbollit të bëhet “qeraxhi në Shqipëri”, kurrë! Nuk besoj se do ta pranonte ndonjë njeri që e di se sa peshon fanella e ekipit kombëtar, në ndërgjegjen time do te ishte një kontratë turpi. Do t’i lutesha shumë të gjitha instancave shtetërore të cilat tashme janë të mirëinformuara për këtë situatë të pakuptimtë. Jepini sportit, atë që i keni premtuar sportit. T’i kthehet një orë e më parë kjo qendër në destinacionin fillestar dhe të vihet në efiçencë Agjencia e Shërbimit të Sportit me këtë aset sportiv dhe t’i kthehet dinjiteti ekipeve tona kombëtare. Unë kam shumë besim për sensibilitet të kësaj çështjeje”, përfundon Llazani.

Qëndrimi i KOKSH dhe presidentit Viron Bezhani

Në një ditë me Llazanin, pati një qëndrim të ashpër në media edhe kreu i KOKSH-it, Bezhani, i cili në intertvistën e dhënë për gazetën “SOT”, kujtoii se impianti në fjalë është bërë për komunitetin e sportit dhe jo ta përdorë bashkia për të mbledhur taksa. “Një skuadër kombëtare, që përfaqëson ngjyrat kuqezi në arenën ndërkombëtare, nuk lejohet të stërvitet në kushte normale!!! Absurde! Zonja Ministre e Sportit dhe zoti kryetar i Bashkisë së Tiranës, ju duhet ta ndihmojnë sportin dhe jo t’i mbyllin atij dyert. Shteti duhet të përkrahë sportin dhe jo ta përbuzë atë. Për fat të keq, ato pak para ne duhet t’i harxhojmë për të paguar qiranë e një salle sporti në vend që ta zhvillojmë sportin. Ky investim që shteti ka bërë për sportin i është mohuar sportit, madje i është grabitur sportit. Bashkia nuk e ka pronën e saj, por e ka në ruajtje atë objekt dhe nuk mund të bëhet taksambledhëse”, shprehej ndër të tjera Bezhani.