BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x
BREAKING NEWS

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të rënda” të politikës, Altin Dumani jep detajet për Berishën, Ramën e Veliajn, flet për policët në shërbim të krimit dhe kërcënimet ndaj prokurorëve specialë, në ndihmë të SPAK 32 skuadra të përbashkëta hetimore...

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të
x
BREAKING NEWS

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe “Sky” kanë rënë ministra dhe deputetë socialistë, Edi Rama gati t’i hedhë në “gojën” e SPAK për të shmangur rrëzimin nga pushteti, ja si ish-kreu i SHISH Visho Ajazi u përfshi në pazare me Saimir T...

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe
x
BREAKING NEWS

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas “bombës” së KPA, ja emri pretendent që ka mazhorancën e votave në Këshill

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita Malltezit për t’u katapultuar në krye të partisë fut “zjarrin” brenda Rithemelimit, krahu i djathtë i Sali Berishës del hapur kundër vajzës së ish-kryeministrit

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita
x

Sport

Viron Bezhani: Rilindja është mjeshtre e lustrave në sport, por si majtas e si djathtas s’kanë bërë gjë për sportin

Viron Bezhani: Rilindja është mjeshtre e lustrave në sport, por

Shqipëria do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit, por ende ka pikëpyetje për numrin e sportistëve tanë, sepse zyrtarisht vetëm dy sportistë e kanë kapur normën deri tani, një atlete e një mundës, kurse të tjerët janë ende në garë me kohën për ta mundësuar një arritje të tillë. Koha në dispozicion është e paktë dhe aktivitetet me vlerë kualifikuese pakësohen në vijimësi, ndaj bëhet shumë e vështirë për realizimin e objektivave. Kuptohet, për disa disiplina ka edhe ftesa, por sa ftesa do të ketë për Shqipërinë? Kjo mbetet për t’u parë e ndoshta këtu hyn në lojë edhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), institucion që është përgjegjës për mbarëvajtjen e sportit olimpik në Shqipëri. Për të pasur një situatë më të qartë dhe natyrisht për të pasur edhe një zë kritik për këto zhvillime, gazeta “SOT” intervistoi ish-kreun e KOKSH-it, Viron Bezhani, i cili uroi që në kohën e mbetur sa më shumë sportistë të mund të kapin normën dhe sigurojnë pjesëmarrjen, por nga ana tjetër, u tregua i ashpër si me KOKSH-in dhe me qeverinë Rama që ka dështuar në tërësi me sportin. Ai e përmblodhi punën e Rilindjes në sport si një “mjeshtëri lustrash”. Në këtë intervistë Bezhani thotë se nuk është tërhequr nga angazhimi politik, por gjithmonë duke mbajtur anën e sportit e të sportistëve.

- Kohë më parë në një qëndrim që mbajtët për gazetën tonë, ju e cilësonit punën për pjesëmarrje në Olimpiadë të dobët dhe jepnit shembuj se si sporte e federata të veçanta ishin tejet larg realizimit të objektivave. Kur mbeten dhe pak muaj nga Olimpiada e Parisit dhe kur ka mbetur 4dhe pak kohë në dispozicion të sportistëve për të kapur normën, duket se ëndrra jonë për një ekip të madh olimpik do të mbetet thjesht ëndërr, pasi ka pak kualitet dhe jemi larg pritshmërive. Pra po shkohet drejt një dështimi, të paktën me situatën e deritanishme. Ky dështim vjen si pasojë progresit të ulët të sportistëve elitarë, apo nga politikat e gabuara sportive?

- Nuk ka pikë diskutimi se kjo gjendje jo premtuese në sport vjen nga politika e gabuar sportive. Unë në vijimësi i kam ngritur problemet, jo se kam dashur të bëj kritika, por se e njoh problemin, për më tepër që kam drejtuar për 8 vjet Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar. Disa probleme që kishim ne më parë sot nuk janë, pasi KOKSH merr miliona nga shteti. Edhe pse merr miliona për të rritur efikasitetin në sport, politika e tyre merret me tuta. Dua të them që nuk është investuar për ekipin olimpik. Me këtë dua të them se ata (sportistët) duheshin stimuluar, dhe të krijoheshin mundësitë e një bashkëpunimi me të huajt. Që ta themi troç: Për ekipin olimpik përgjigjet KOKSH, çfarë ka bërë?

- Pretendimi i tyre dhe institucioneve sportive në tërësi është se nuk ka munguar interesimi...

- More po nuk janë interesuar fare. Unë nuk kam dëgjuar të jepet një fond për grumbullimin. Për të shkuar në Olimpiadë nuk punohet një ditë para, por duhet më e pakta dy vjet punë. Unë nuk bëj me faj sportistët, s’mund ta them këtë, por e di që ka gabuar politika olimpike.

- Këto probleme kanë qenë edhe nën qeverisjen tuaj, që ta shohim medaljen nga të dy anët...

- Kjo nuk qëndron, përkundrazi, mund të them se: pavarësisht se nuk kishim investimet që marrin këta tani, kemi mundur të mbështesim ekipin olimpik, pra sportistët elitarë, madje kishim plan pune se si i ndiqnim dhe si matnim ecurinë e rezultateve të tyre. Ne e kemi bërë pavarësisht sforcos, pasi nuk merrnim para nga shteti. Kurse këta i kanë lekët por nuk kanë mendtë. A kënaqet prindi i një sportisti të vogël me një palë tuta? Po kjo është skandaloze, kjo nuk e zgjidh problemin që ka sot sporti shqiptar. Të flasim për strumbullarin e përgjegjësisë, që është KOKSH dhe ky institucion e ka detyrim që Shqipëria të paraqitet sa më mirë në Lojërat Olimpike.

- Cili është mendimi juaj për kontigjentin e kualifikuar apo që është pranë kualifikimit?

- Nuk kam një përgjigje të prerë sepse ndihem disi i larguar nga garat, por me aq sa informacion disponoj, vetëm dy sportistë e kanë siguruar edhe zyrtarisht kualifikimin. Është pak, shumë pak. Shtanga nuk e ka kapur normën ende dhe po pret ndonjë mrekulli në pikëzimin përfundimtar, por ka dhe një garë që ka ende vlerë kualifikimi dhe ndoshta mund të na shtohet një sportist. Të tjerë nuk shoh. Ftesat? Nuk është aq e thjeshtë, sidomos për shtangën.

- Nuk e di sa informacion keni, por kohët e fundit nga bisedat që kemi pasur me drejtues federatash shprehen të pakënaqur me buxhetet e tyre financiare, kurse KOKSH mendohet se merr më shumë. Cili është mendimi juaj për investimin në sportin shqiptar aktualisht?

- Unë mund t’ju them se shifrat tani janë marramendëse, kurse ne kishim zero lekë nga shteti. Ne i merrnim investimet tona nga ndërkombëtarët, rreth 100 mijë dollarë për grumbullimet e sa kam qenë unë kryetar i KOKSH-it në 8 vjet shteti shqiptar nuk dha asgjë. U çova 15 shkresa, por vetëm nja dy kompani private u treguan të gatshme të sponsorizonin.

- Si e sheh përfaqësimin olimpik në vazhdim?

- Mua si Viron, si njeri i lidhur me sportin, më intereson të mbështeten sportistët. Mua sot më duhet të them një të vërtetë, që është e hidhur, por ama është e vërteta. As majtas e as djathtas nuk e duan sportin këtu. Normalisht që duhej ta mbështesnin, por as e kanë në projekt fare. Sidomos këta të Rilindjes bëjnë vetëm lustra. Rilindja është mjeshtre e lustrave në sport. shfrytëzojnë suksesin momental, ku në ballë del ose kryeministri, ose kryetari i bashkisë, por nuk shohin pas perdes që sporti shqiptar është në vdekje klinike. Shumica e veprimeve të tyre janë lustra, asgjë më shumë. Në prapaskenë ne kemi një infrastrukturë mjerane në sport, more po nuk kemi sportistë, nuk kemi atletë, e kuptoni apo jo? Kemi në kalendar kampionat atletike, bëhen garat e s’ka vend të tretë. Pse? Sepse s’ka atletë. Sporte të tilla si mundja, xhudo etj, i hapin e i mbyllin garat brenda ditës, pasi nuk ka sportistë. Ja më thoni, sa çiklistë kemi ne? Në çfarë vendi futemi e ku garojmë? Patjetër që disa koka do të mbahen, ndaj them lustra.

- Duket se ju nuk jeni optimist për të ardhmen e sportit në Shqipëri...

- Nuk ka të ardhme pa investime e kjo bëhet mjaft e prekshme në sport. Ku është e ardhmja kur të rinjtë po largohen masivisht nga vendi? Pse largohen? Sepse nuk u kemi krijuar kushte, nuk kemi menduar për të ardhmen e tyre.

- Një nga vendet ku prodhohen sportistët është shkolla, por këtu me sa duket nuk e kanë kuptuar vlerën e shkollës. A mendoni se shkolla mund ta luajë ende këtë rol?

- Po nuk ka si të prodhojë shkolla e sotme pasi ne e kemi dëmtuar zinxhirin funksional të ndërtuar më parë. Ne mund ta shajmë Enver Hoxhën gjithë ditën, por sistemin e Enverit në sport e kanë sot vendet më të zhvilluara, si Kanadaja etj. Ne vërtet e kemi braktisur atë sistem, por nuk duhet të shkatërronim ato gjërat e mira e pozitive. Ne prishëm sistemin zinxhir të klubeve sportive, prishëm klasat sportive. Sot ti i ke lekët, atëherë jepi drejtim. Një federatë shkollore do të ishte funksionale për këtë, por sa kohë mungon vullneti e profesionalizmi nuk do të korrim frytet e duhura. Me këta, sidomos, duket krejt e pamundur. Pse? Sepse çdo gjë jo e ligjshme do të prodhojë paligjshmëri.

- Ju keni qenë më parë i angazhuar në politikë. A vijoni të jeni ende në këtë angazhim, apo e keni braktisur edhe politikën?

- Nuk e kam lënë angazhimin tim politik, jam i angazhuar, por shoh që mungojnë projektet. Që ta them hapur, jam i zhgënjyer nga të gjitha palët. Rinia e Shqipërisë po ikën prej nesh, nuk e di kur do të kuptohet kjo. Shqipëria fiton një a dy ndeshje futbolli dhe bëhet nami, zhurmë e madhe, të gjithë nxitojnë të përvetësojnë suksesin, por askush nuk mendon çfarë do të bëhet me sportin shqiptar në tërësi. Në shumë sporte, si volejboll, basketboll, futboll etj, po bëhet nami me taksat tona. Marrin sportistë të huaj, i paguajnë mirë e talentet tona rrinë në stol. As paguhen e as u jepet shans. Po a ka skandal më të madh se ky? Sot në Shqipëri, asnjë sport kolektiv nuk prodhon elementë cilësorë për ekipet kombëtare. Shumica e sportistëve që përfaqësojnë ekipet kombëtare vijnë nga jashtë. Marrim pesë të huaj e i fusim në formacion, po me tanët çfarë do të bëhet?

-  Ndoshta një ditë edhe klasa politike mund të reflektojë për këto probleme...

- Na gënjen mendja që do të ndryshojë, nuk do ta bëjnë. Doktori (Berisha) nuk ia njeh vlerën, me sa duket, kurse për këta dy të tjerët (Rama, Meta) është për të ardhur keq pasi e kanë ushtruar sportin e ia dinë vlerën. Është turp për ta që të mos kuptojnë se sporti kërkon politika e jo të politizohet. Nuk mund të kesh të ardhme kur ke prishur bazën e funksionalitetit, kur ke shkrirë gjithçka. Më nxirrni sot një aktivitet që ka cilësi e sukses? Këta rrinë gjithë ditën duke bërë propagandë me sportin, 100% lustra. Po të rinjtë ku i ke? Ata vetëm braktisin vendin. A ka zgjidhje? Patjetër që ka, por kërkon vullnet dhe projekte afatgjata zhvillimi. Kur isha këshilltar në Bashkinë e Tiranës bëra një propozim, që për këta që ndërtonin të mos u miratohej projekti nëse nuk u vihej kusht ndërtimi i palestrave të fitnesit, apo ndonjë pishinë apo ndonjë gjë sportive në shërbim të komunitetit. Por meazallah sa e morën parasysh, pasi fitimi i momentit ua ka errësuar sytë e sportin se kanë në listë.

Intervistoi: Adriatik BALLA