BREAKING NEWS

Dosja e nxehtë në SHBA, deputeti i PS bën deklaratën e fortë: Duan të heqin Edi Ramën

Dosja e nxehtë në SHBA, deputeti i PS bën deklaratën e
x
BREAKING NEWS

"Lidhje e fshehtë dhe aspak zyrtare", deputeti i PD-së reagon mbi çështjen "McGonigal": Rama nuk mund të jetë kryeministër i shqiptarëve

"Lidhje e fshehtë dhe aspak zyrtare", deputeti i PD-së
x
BREAKING NEWS

“Askush nuk e thotë...”, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e skandalit “Mcgonigal” dhe hedh dyshime të forta: Si e ndihmoi ish e dashura e shefit të FBI Edi Ramën

“Askush nuk e thotë...”, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Skandali “McGonigal”/ Gjiknuri e pranon: Edhe unë e kam takuar ish-agjentin e FBI-së, nuk jap detaje për çfarë biseduam, por..

Skandali “McGonigal”/ Gjiknuri e pranon: Edhe unë e kam takuar
x
BREAKING NEWS

Kush është i përkëdheluri i Perëndimit? Kreshnik Spahiu zbulon politikanin e lartë: Ka marrë një goditje të fortë politike dhe mediatike

Kush është i përkëdheluri i Perëndimit? Kreshnik Spahiu
x
BREAKING NEWS

"Ne jemi si 'Republikat e bananeve'...", Abilekaj reagon ashpër: Edi Rama nuk mund të shpëtojë, shkatërroi imazhin e Shqipërisë

"Ne jemi si 'Republikat e bananeve'...", Abilekaj reagon
x
BREAKING NEWS

Situata në PD/ Gazmend Bardhi liston cilat janë 3 arsyet që e ndajnë atë nga Berisha

Situata në PD/ Gazmend Bardhi liston cilat janë 3 arsyet që e
x
BREAKING NEWS

Ngjarje e rëndë/ Nga kati i pestë te zeroja, shkëputet ashensori me njerëz brenda në Tiranë

Ngjarje e rëndë/ Nga kati i pestë te zeroja, shkëputet
x

Sport

Viron Bezhani: Sporti i mbërthyer nga korrupsioni, kreu i KOKSH-it një bojaxhi fasadash

Viron Bezhani: Sporti i mbërthyer nga korrupsioni, kreu i KOKSH-it një

Sporti shqiptar shënoi disa arritje të rëndësishme gjatë vitit 2022, që kulmuan me një titull botëror në mundje, kampione të Europës në atletikë me Luiza Gegën, disa tituj ballkanikë në disa disiplina, tituj mesdhetarë etj. Edhe në këndvështrimin e infrastrukturës janë bërë arritje, pasi u vu në punë kompleksi i Partizanit në Tiranë, stadiumi i Kukësit, pati përmirësim fushash në disa impiante dhe përgjatë viteve të fundit ka pasur disa stadiume që janë certifikuar nga organizmat ndërkombëtare të sportit, u prit në Tiranë finalja e parë e historike e Conference League, Europiani i shtangës etj. Pra, disa arritje janë bërë, por problemi i sportit tonë duhet parë në disa pikëpamje të tjera që janë organizimi, investimi, masiviteti, cilësia e garave dhe orientimi i politikave sportive. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar është një institucion i rëndësishëm ndërmjetës midis ministrisë së linjës dhe federatave sportive dhe kohët e fundit ai ka marrë vëmendje të shtuar pasi qeveria i dha një buxhet të konsiderueshëm për të rritur imazhin e sportit shqiptar dhe cilësinë sportive në tërësi. Megjithatë, ka probleme e për këtë gazeta “SOT” intervistoi ish-kreun e KOKSH-it, Viron Bezhani, që hodhi akuza të forta për korrupsion dhe thumboi kreun aktual të institucionit, Fidel Yllin, duke e quajtur “bojaxhi fasadash”.

- Ditët e fundit ka pasur një debat në distancë ndërmjet presidentit të Federatës së Mundjes, Sahit Prizreni dhe kreut të KOKSH-it Fidel Ylli, për bursën olimpike të pretenduar nga Prizreni në adresë të kampionit të botës Zelimkhan Abakarov. Palët i kanë bërë të qarta qëndrimet e tyre por, duke qenë se ju keni drejtuar në kohë të ndryshme të dy këto institucione, cili është mendimi juaj?

- Problemi është evident, por nuk është i vështirë të zgjidhet, sepse është në bazë të kërkesës. Por mua më shqetëson përpjekja e KOKSH-it për të fajësuar federatën, në një kohë që në KOKSH ka një komision cilësie, i cili kontrollon rezultatet e sportistëve. Nëse FSHM nuk ka bindshmëri tek një sportist, e zëvendëson atë. Maksimumi digjet një muaj për procedurë, por kjo realizohet, mjafton bashkëpunimi i palëve.

- Sportisti për të cilin flasim është kampion bote, paçka se ai është me kombësi tjetër e i natyralizuar shqiptar. Por ligjet në këtë vend ekzistojnë, thjesht duhen zbatuar....

- Pikërisht këtë doja të thoja, që mosmarrja e bursës nga kampioni i botës është në radhë të parë ofendim për vetë KOKSH-in. Kuptohet, më parë federata ka çuar emrin e një sportisti tjetër, por tani duhet ndryshuar. Bursa i jepet mundjes dhe në këto raste i hiqet njërit e i jepet tjetrit. Por më besoni se ky nuk është gabimi i vetëm. Bursat kanë filluar me vonesë, madje një notare nuk merr bursë fare. Duke dalë tek pyetja juaj e fillimit, se ku qëndron problemi në këtë histori, ju them se është 100% problem i KOKSH-it.

- Është e kollajtë të vëmë gishtin tek fajtorët nga pozitat e tanishme, por s’duhet harruar që ju vetë keni qenë president i KOKSH-it dhe ju kujtoj se ka pasur mjaft probleme edhe nën drejtimin tuaj....

- Ju jeni gazetar dhe jeni në të drejtën tuaj të shtroni pyetje, por si i intervistuar duhet të prisni përgjigjen që ka pikëpamjen time për këto probleme. Kur e drejtoja unë, KOKSH ngriti një komision për të parë se çfarë bënin sportistët, çfarë rezultatesh kishin, dhe për këtë hartohej një raport. Në raste të tilla ne kemi marrë masë direkte, të bazuar në raportin që hartohej nga komisioni.

- Desha një mendim tuajin edhe për përplasjen e krijuar së fundmi në Federatën e Peshëngritjes, një përplasje e diktuar nga një raport i thyer mes trajnerit Zef Kovaçi dhe sportistit Erkand Qerimaj. Sipas jush, a duhet të ndërhynte KOKSH në këtë ngatërresë, nisur dhe nga fakti se Qerimaj është sportist i mbështetur nga ky institucion për shumë vite?

- Problemet mes trajnerit dhe sportistit nuk duhen parë thjesht mes tyre, por edhe në rang institucional, sepse ky është problem serioz. Ndaj e shoh që është njëherësh edhe një problem i KOKSH-it. Unë s’mund të them që KOKSH të ndërhynte zyrtarisht, sepse problemi duket të jetë i brendshëm në federatë, por KOKSH ka mekanizmat dhe mënyrat e veta për të ndërhyrë, gjë që ia orienton objektivi që ai ka për zhvillimin normal të sportit. Unë mendoj se faji në këtë ngatërresë këtë herë është i presidentit të federatës së peshëngritjes, por insistoj që KOKSH mund të ndërhynte, qoftë moralisht, sepse e ka këtë autoritet. Por unë e di që s’ka për ta bërë sepse ky nuk është qëllimi i drejtuesve. Unë e kam thënë shpesh këto kohë, sporti në Shqipëri është në ditën e tij më të zezë. 3-4 sportistë elitarë ka në dorë KOKSH-i të menaxhojë, nëse nuk e bën as këtë, atëherë përse duhesh?

- Lëvizja olimpike në vendet e tjera të botës ka një dimension shumë të gjerë, pra i jepet rëndësi. Si paraqitet tek ne kjo lëvizje?

- Me ardhjen e kreut aktual të KOKSH-it situata është rënduar shumë. Ai është një bojaxhi fasadash, shembulli tipik që u jep rëndësi fasadave. Është absurde në fakt kur e mendon, sepse ai ka në dorë arrën dhe çekiçin për ta thyer, por s’ka vullnet për ta bërë. I dhanë goxha fond dhe sot sporti fiton 5% më shumë, por ai po i shpenzon paratë për fasada.

- Ju lutem, të mos e kalojmë këndvështrimin nga problemet reale tek aspektet personale. Kjo që thoni ju është ofendim i rëndë, më lejoni t’ju them që edhe ju jeni marrë me politikë...

- Më vjen keq për mungesën tuaj të informacionit, pasi këtu bëhet fjalë për paranë publike që keqmenaxhohet. Nuk është aspak ofendim, por jam në të drejtën time të shpreh mendimin tim dhe ju siguroj që unë e mendoj atë që them dhe e di çfarë jam duke thënë. Unë e njoh mekanizmin e funksionimit të institucionit olimpik, ndaj e them me bindje se sot korrupsioni është futur në çdo qelizë të sportit. Unë kam kallëzuar segmente të ndryshme në KOKSH për përfshirje në korrupsion dhe këta po ndikojnë deri tek gjykata që të mbyllin çështjen. KOKSH-i bën korrupsion duke mbrojtur një zyrtar të korruptuar. Ndryshe, si do ta quanit ju një institucion dhe kryezyrtarin e tij që mbron një të korruptuar?

- Nëse ka akuza dhe çështjet shkojnë në gjykatë, atëherë janë institucionet e drejtësisë që vendosin, s’mund ta bëjmë ne....

- Pikërisht, sepse këta po ndikojnë tek drejtësia, duke mbrojtur zyrtarë të korruptuar në sportin shqiptar.

- Të flasim për një çështje të momentit. Para pak ditësh një sportiste italiane e natyralizuar me pasaportë shqiptare, Lara Kolturi, skiatore, doli kampione bote. Në fakt, këtu ka diçka interesante për t’u thënë, që ka të bëjë me sportistët e huaj që përfaqësojnë Shqipërinë. Kemi një kampion bote në mundje, një në gjimnastikë, e tash së fundmi edhe në ski, kurse prodhim “bio” vendas kemi shtangistët Qerimaj e Calja si dhe atleten Luiza Gega. Pra, kemi rritur medaljet botërore, por sa ndikon kjo tek sporti shqiptar?

- Çështja për të cilën shtruat pyetjen është shumë interesante për t’u analizuar. Mendimi im është që të marrësh mundës, gjimnastë apo skiatorë që janë kampionë dhe sjellin medalje botërore nuk është gjë e keqe. Nëse këto arritje do të shërbenin për të rritur cilësinë sportive në vend kjo do të ishte shumë gjë e mirë. Por ajo që më shqetëson mua dhe që e shtroj si pyetje është: a ndikojnë këta në rritjen e cilësisë sportive brenda vendit? Ta zëmë, kjo skiatore kampione bote, a i shërben skiatorëve tanë? Sepse më rezulton se këta sjellin medalje por nuk e rrisin cilësinë sportive brenda vendit. Mos harroni, në shumë sporte në Shqipëri, që kanë qenë sporte me traditë për më tepër ka rënie të numrit të sportistëve dhe aktiviteteve. Çiklizmi me 5 vetë, në shumë disiplina atletike s’ka vend të tretë etj. Prandaj unë fola më lart për fasadën. Këta sportistë të huaj sjellin medalje dhe kjo ndikon në imazhin e vendit, por jo në cilësinë sportive dhe vazhdimësinë e sportit tonë. Nuk duhet të shesim mend me italianë, rusë e çeçenë, por të rrisim tanët. Por kjo s’mund të ndodhë, pasi këtu ka korrupsion masiv, korrupsion i hapur që duket kudo, që i ka marrë frymën sportit.

- Kur akuzohet, flitet me fakte.... E them këtë sepse pala që ju akuzoni pretendon se ka bërë gjëra të mrekullueshme për sportin, lëvizje që e ngjisin një shkallë më lart sportin shqiptar. Pra, çështje këndvështrimesh apo jo?

 - Lëvizjet bëhen që t’i shërbejnë sportit, jo fasadës. Më thuaj, cila reformë e tyre ka përmirësuar ndonjë disiplinë sportive? Përveçse ka korrupsion masiv në sport, të cilin unë personalisht e kam denoncuar. Doni fakte? Janë sheshit. Kompleti i veshjes së sportistit (një futbollist për shembull) shkon maksimumi 160 euro, kurse këta e kanë çuar 364 mijë lekë të vjetër Ky është një turp, një skandal, një vjedhje. Paguhet për 35 mijë lekë e ai i blen me 10 mijë lekë. Pastaj, kujt ia kanë dhënë uniformën? Tjetra, u bë një aktivitet në stadium, duke i marrë nxënësit me dhunë në impiant, ngjanin si parakalimet apo paradat e diktaturës. Unë kam denoncuar një rast korruptimi të një zyrtari, kam bërë padi për audituesen, kurse kreu i KOKSH-it ka ndërhyrë direkt në proces, gjë që është e patolerueshme. Ndaj e them me bindje se sporti shqiptar sot është në ditën e tij më të zezë.

Intervistoi: Adriatik BALLA