BREAKING NEWS

Shpërthen një tjetër vatër, shënohet rasti i parë me koronavirus në qytetin që deri tani ishte imun, infektohet një shitës në treg

Shpërthen një tjetër vatër, shënohet rasti i parë
x

Sport

“Virus kopil, sëmura gjithë familjen”, drejtuesi i Fiorentinës bën rrëfimin prekës: E provova COVID-19 i pari! Ju tregoj kur lindi frika më e madhe!

“Virus kopil, sëmura gjithë familjen”, drejtuesi i

Italia është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi dhe nuk ka kursyer as botën e sportit. Daniele Prade, drejtori sportiv i Fiorentina, u infektua dhe më pas e përçoi virusin edhe te familjarët e tij. Për Sky Sport ai ka treguar mbi atë që i ndodhi, simptomat dhe si është ndjerë gjatë kësaj periudhe.

“E provova COVID-19 i pari. Në fakt, nëntë anëtarë të familjes sime u sëmurën dhe isha unë ai që e dërgova virusin në shtëpi. Goditi gruan time, vajzën, vjehrrën dhe nipërit e mi. Më e keqja ishte se u prek vjehrra dhe për të me të vërtetë u frikësova.

Ata ishin në spital për 30 ditë dhe fati i mirë ishte se u shtruan në Spallanzani, një nga klinikat më të mira në botë për këtë virus. Ky virus është i poshtër, kopil. Ju nuk mund të qoheni as nga shtrati, keni temperaturë të lartë, ethe, kollë dhe diarre.

Bëhet me të vërtetë e frikshme, kur shihni ata përreth që sëmuren. Për fat të mirë të gjithë u shëruam dhe unë do të jem një zëdhënës, që t’u përcjell njerëzve rëndësinë e masave që duhen ndërmarrë për përhapjen e Koronavirusit”, tha Prade.