BREAKING NEWS

Rrebeshe, breshër dhe rrufe/ Ja çfarë do të ndodhë me motin me 10 gusht

Rrebeshe, breshër dhe rrufe/ Ja çfarë do të ndodhë me
x
BREAKING NEWS

Çfarë po fshihet? Detaje tragjike nga vdekja e aktorit shqiptar dhe gruas së tij/ Autoritetet amerikane po hetojnë nëse kishte konflikt mes çiftit! Në apartament u gjetën shenja…

Çfarë po fshihet? Detaje tragjike nga vdekja e aktorit shqiptar dhe
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e qëlloi me armë zjarri 12-vjeçarin

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në Shkodër, dyshimet e para

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në
x
BREAKING NEWS

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në New-York/ Zbardhen detaje të reja, hetimet: Në apartament gjenden disa shenja

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë po lë pa gjumë Berishën e Metën dhe tregon goditjen e fortë që do marrin së shpejti: Prisni dhe shikoni...

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë
x
BREAKING NEWS

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”, Berisha plas deklaratën e fortë: Një pronar peshkarexhe kontrabandon naftë, takohet shpesh edhe me Ramën

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”,
x
BREAKING NEWS

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e rëndësishëm, ja kur nis shkolla e lartë (Dokumenti)

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e
x

Sport

Vit fantastik për Brojën, la gjurmë me Viteshen, titullar me Sauthemptonin, “yll” i tifozëve kuqezi në Kombëtare

Vit fantastik për Brojën, la gjurmë me Viteshen, titullar me

Kombëtarja kuqezi i mbylli angazhimet e saj në grupin I eliminator për Botërorin “Katar-2022” në vendin e tretë, me 18 pikë të grumbulluara, duke pasur një performancë të mirë, madje për shumë specialistë ishte një ecuri shumë cilësore, dëshmuar me pikët e grumbulluara si asnjëherë tjetër në eliminatoret e një Botërori, por nga ana tjetër pati edhe lojëra cilësore në shumë takime që dëshmuan qëndrueshmëri dhe cilësi në rritje. Padyshim që ka dhe probleme, por një prej arritjeve të trajnerit Edi Reja në këto eliminatore ishte grumbullimi i shumë të rinjve, një pjesë prej të cilëve patën rastin të luanin dhe të kishin shansin e tyre, e madje disa të rinj u futën direkt në formacionin titullar, sikurse ishte rasti i Uzunit, apo dhe Manajt, por ky i fundit zhgënjeu jo pak për shkak të egoizmit në veprimet sulmuese dhe numrit të paktë të rrjetave të realizuara. Por nga të rinjtë, spikati në veçanti sulmuesi 20-vjeçar Armando Broja, i cili ka dalë nga akademia e Çelsit, por i huazuar prej dy vitesh në skuadra të ndryshme. Kudo ku ka shkuar ka lënë gjurmë, fillimisht tek Viteshe në kampionatin elitar holandez e këtë edicion ndodhet i huazuar tek Sauthemptoni në Premier League, me të cilin ka luajtur disa ndeshje e ka shënuar dy gola në kampionatin elitar anglez, duke dëshmuar jo vetëm vlerat e një futbollisti cilësor e në rritje, por që mund të gjejë shpërthimin e shumëpritur. Ka shënuar gola me peshë për ekipin e tij dhe është radhitur në listën e futbollistëve më të mirë në Europë për moshën deri në 20 vjeç. Pra Broja ka të ardhme, por kjo e ardhme nuk duhet penguar dhe këtë e ka evidentuar edhe media sportive angleze që ka apeluar që djaloshit shqiptar t’i jepet më shumë shans aktivizimi si titullar me Sauthemptonin. Kohët e fundit ai kaloi një dëmtim por pa probleme afatgjata, rrjedhimisht

Kombëtarja, Brojës i duhet shansi i tij

Trajneri i Kombëtares, Edi reja, ia ka dhënë shansin Armand Brojës të grumbullohet në përfaqësuese, por nuk i dha aq minuta sa lojtari dëshironte, madje e aktivizoi në pak minuta të ndeshjeve të rëndësishme, duke ngjallur pakënaqësi jo vetëm tek sulmuesi, por edhe tifozët kuqezi, që masivisht në rrjetet sociale e kërkonin Brojën titullar në fushë. Lojtari i mori zemrat e tifozëve menjëherë sapo zbriti në fushë, sepse i mjaftuan pak minuta në duelin kundër Hungarisë që të shënonte një gol me vlera që i dha tri pikë skuadrës tonë. Po në ndeshjen e kthimit me hungarezët, në vetëm pak minuta në fund të lojës, Broja shënoi një supergol dhe ia doli t’i japë tri pikë përfaqësueses kuqezi, pra me dy gola dhe gjashtë pikë, ai e meritonte patjetër shansin të luante titullar në çdo ndeshje të mbetur, por Reja zgjodhi ta aktivizojë nga stoli, gjë që solli pakënaqësi të fansave që prisnin nga trajneri tjetër gjë. Natyrisht, në eliminatoret e ardhshme Reja do ta ketë në vëmendjen e tij, në të kundërt Kombëtarja rrezikon të humbasë një superlojtar e kjo gjë s;do ta nderonte aspak trajnerin dhe stafin kuqezi. Më parë kështu kemi shkuar dëm për ca vite edhe Bogdanin, që ishte në superformë në kampionatin italian dhe Brigeli u besonte veteranëve, e kur ia dha shansin Bogdanit ai nuk ishte më në top-formë.