BREAKING NEWS

Publikohet lista e plotë, zbardhen emrat e propozuar nga PD për qarkun e Dibrës

Publikohet lista e plotë, zbardhen emrat e propozuar nga PD për qarkun
x

Sport

Vjen lajmi i bujshëm nga Rey Manaj / Bashkohet zyrtarisht me ekipin e parë të Barcelonës

Vjen lajmi i bujshëm nga Rey Manaj / Bashkohet zyrtarisht me ekipin e

Në ndeshjen ndaj Gatafes, Rei Manaj është përzgjedhur dhe do të jetë pjesë e ekipit të parë të Barcelonës. Kjo gjë është bërë me dije nga njoftimi i klubit të katalanasve. Aty tregohet se më në fund, Manaj do të jetë pjesë e ekipit dhe do të jetë përkrahë yjeve katalanas duke mbajtur numrin 41.

Sulmuesi i Kombëtares, edhe më parë është stërvitur me këtë skuadër, por asnjëherë nuk është grumbulluar në një mënyrë të tillë. Ndërsa tani, ai është përzgjedhur dhe do të jetë pjesë e ndeshjes kundër Getafes që do të luhet nesër në orën 16:00.

Ndër arsyet që Manaj është bërë pjesë e ekipit, është edhe sepse sulmuesit katalanas kanë pasur dëmtime të shumta dhe Rei Manaj i duhet Barcelonës.