BREAKING NEWS

Lëvizjet e fundit në SPAK/ Paralajmëron Spartak Ngjela: Të akuzuarit e mëdhenj ja vetëm do shpronësohen, por do burgosen

Lëvizjet e fundit në SPAK/ Paralajmëron Spartak Ngjela: Të
x

Sport

Vjen lajmi i madh nga Italia për tifozët e futbollit

Vjen lajmi i madh nga Italia për tifozët e futbollit

Një lajm i madh vjen nga Italia. Milan-Bologna mund të luhet me tifozë. Qeveria po konsideron mundësinë që tifozët të rikthehen gradualisht në stadiume, sifurisht me masa shtrënguese dhe për momentin një numër i vogël. Mediat përtej adriatikut shkruajnë se një mijë njerëz do të pranohen në stadiume për të ndjekur ndeshjet e futbollit

Tifozët mund të rikthehen që të hënën në mbrëmje për ndeshjen e Milanit kundër Bolonjës. Qëllimi është t’i jepet mundësia një numri të caktuar tifozësh që të ndjekin ekipin e tyre nga afër. Kjo provë do vazhdojë fillimisht deri në datën 7 tetor, më pas do vlerësohet situata. Pritet zyrtarizimi, pasi deri në këto momente, për Milan-Bologna, asnjë biletë nuk është në shitje.