BREAKING NEWS

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH, mbështeti Kinën dhe u angazhua kundër presidentit amerikan

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH,
x

Sport

Vjen lajmi i mirë për të gjithë fansat e zjarrtë të futbollit/ Rikthehet Champions League, ja datat kur fillojnë ndeshjet dhe finalja

Vjen lajmi i mirë për të gjithë fansat e zjarrtë

Një lajm i mirë vjen për të gjithë fansat e zjarrtë të futbollit, veçanërisht atij europian.

Duket se në kuadër të përmirësimit të situatës së COVID19, duket se rifillimi i sportit më të rëndësishëm në botë është shumë afër.Mësohet se UEFA ka nisur të bëjë planet jo vetëm për kampionatet por edhe për kompeticionet e Europës, të cilat u pezulluan me shpërthimin e koronavirusit të ri.

Drejtuesit e lartë tashmë kanë bërë një plan që që do e bënte muajin gusht të kishte ndeshje të mëdha.

Kështu, Champions League (Liga e Kampionëve) ritet të rikthehet  në 8 dhe 9 gusht, ku do të luhen ndeshjet e mbetura, për tu përcaktuar të gjitha ekipet që kalojnë në çerekfinale. Pikërisht çerekfinalet janë menduar të zhvillohen mes datave 11 dhe 15 gusht.

Takimet gjysmëfinale janë menduar të luhen mes datave 18 dhe 22 gusht, ndërsa finalja e madhe të zhvillohet në 29 gusht.

Muaji gusht do të jetë i ngarkuar dhe i bukur për të gjithë njerëzit që duan ta kalojnë pjesën më të madhe të ditëve duke ndjekur futbollin dhe yjet që i kanë munguar ekranit prej pothuajse dy muajve.