BREAKING NEWS

71 raste të reja në Shqipëri me Covid-19

71 raste të reja në Shqipëri me Covid-19
x

Sport

Vlera e klubeve, prin Reali me 3.5 mld euro, pasojnë Junajtid e Barcelona

Vlera e klubeve, prin Reali me 3.5 mld euro, pasojnë Junajtid e Barcelona

Klubet më të mëdha të planetit gjenden në Spanjë dhe në Angli. Fjala “të mëdhenj” këtu ka lidhje me vlerën e tyre në treg dhe Reali i Madridit është “mbretëror” edhe në këtë aspekt, përveçe ka fituar 13 tituj të Champions League. Edhe Barcelona është në majë, ndërkohë që në dhjetëshen e parë, përveç Bajernit dhe PSG-së, të gjithë klubet e tjera janë angleze. Nga Italia, vetëm Juventusi përfshihet në listë, por në vend të 11-të. Kështu, kompania e njohur financiare dhe audituese KPMG ka përllogaritur vlerën e 32 klubeve europiane të futbollit dhe ka publikuar një renditje , që kryesohet nga Reali i Madridit, me një vlerë prej 3.5 miliardë eurosh. Në përllogaritje merren parasysh faktorë si vlera e kartonit të lojtarëve, të ardhurat nga stadiumi, të ardhurat nga e drejta televizive etj., ndërsa podiumi plotësohet nga Mançester Junajtid dhe Barcelona. Plot 6 skuadra italiane janë pjesë e 32 klubeve më me vlerë në Europë, por asnjëra prej tyre nuk pozicionohet në 10-shen e parë, me Juven tusin që renditet e 11-a me vlerë 1.5 miliardë dhe Interin që renditet i 14-i me 983 milionë euro vlerë, por me një rritje të konsiderueshme krahasuar me një vit më parë. Edhe dy skuadrat e kryeqytetit, Roma e Lacio kanë njohur një rritje të ndjeshme të vlerës gjatë viteve të fundit, ndërsa Milani, që renditet i 22-ti, ka pësuar një rënie me rreth 3.5% krahasuar me vitin 2016. Vlen të theksohet se nga 10 klubet më me vlerë, në Europë, 6 janë pjesë e Premier League, të dhëna këto që konfirmojnë më së miri stabilitetin ekonomik të klubeve të futbollit në Angli, që më pas është reflektuar edhe në merkato.

Deklarata e Laportës hap polemika

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Gaspart, thotë se kampionati në La Liga do të përmbyllej nëse Real Madridi do të kishte qenë në vendin e parë kur sezoni u pezullua si pasojë e pandemisë koronavirus. Sezoni në La Liga do të rifillojë në fillim të muajit të ardhshëm, me Barcelonën që është lidere më dy pikë më shumë se Real Madridi kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje për t’u zhvilluar deri në fund. Por Gaspart, i cili ishte president i Barçës nga viti 2000 deri më 2003, thotë se gjërat do të ishin ndryshe sikur Real Madridi të kishte qenë lider kur liga u pezullua në mars për shkak të Covid-19. “Nëse Real Madridi do të ishte lider para pandemisë, La Liga do të përmbyllej”, tha ai për AS të mërkurën mbrëma. La Liga synon të rifillojë saktësisht më 13 qershor me ndeshjen mes Seviljes dhe Real Betisit.