BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Vlerësimet e UEFA-s për Ismajlin ndikojnë në merkato, Bolonja dhe Atalanta rrisin interesimin për mbrojtësin kuqezi

Vlerësimet e UEFA-s për Ismajlin ndikojnë në merkato,

Ndërsa eliminatoret u mbyllën dhe Shqipëria nuk ia doli të realizojë objektivin e saj për t’u kualifikuar në Euro-2020, lojtarët e përfaqësueses po kthehen në skuadrat e tyre në Europë. Ndërkohë, mediat e ndryshme sportive italiane dhe jo vetëm përshkruajnë pozitivisht për Shqipërinë hapjen e stadiumit të ri kombëtar në Tiranë, “Air Albania”, i cili është nga më modernët aktualisht në Ballkan dhe në Europë, por me një kapacitet relativisht të vogël prej 22500 spektatorësh. Duhet thënë se shumë media kanë bërë dhe vlerësimin e futbollistëve, përfshi dhe vetë UEFA-n, e cila herë pas here nxjerr më të mirët e skuadrave nacionale që morën pjesë në këto eliminatore dhe për Shqipërinë, ka spikatur në veçanti mbrojtësi Ardijan Ismajli. UEFA vetë e konsideron shtyllë të mbrojtjes kuqezi dhe nota për të ka qenë e lartë, pavarësisht se në ndeshjet e fundit ai nuk u aktivizua. Sidoqoftë, në këto eliminatore të luajtura në grupin H kualifikues për Euro-2020, Ismajli është vlerësuar më mirë nga përfaqësuesja kuqezi. ka qenë pikërisht ky vlerësim që ka ndikuar që në adresë të tij të vijnë interesime të shumta nga kampionate më cilësore në Europë, përfshi dhe Serinë A, ku raportohet se janë dy klube të njohura që e kanë futur mbrojtësin kosovar të Kombëtares së Shqipërisë në “radarët” e tyre. Informacionin këtë herë e japin mediat sportive kroate, që sigurojnë se për mbrojtësin kuqezi të Hajdukut të Splitit interesohen dy ekipe të Serisë A, më konkretisht Bolonja dhe Atalanta. Klubet në fjalë e kanë ndjekur mbrojtësit në disa ndeshje të skuadrës kroate dhe e kanë vlerësuar potencialin e 23-vjeçarit. Lidhja me Bolonjën dhe Atalantën nuk është e vështirë për t’u kuptuar që është bërë nëpërmjet Edi Rejës, i cili i ka drejtuar këto ekipe disa vite më parë. Ndërkohë, duhet thënë se mbrojtësi Ardian Ismajli ka kontratë me Hajdukun e Splitit deri në verën e vitit 2022, por nga kërkesat që ka për lojtarin e përfaqësueses së Shqipërisë vështirë se do të qëndrojë më gjatë në kampionatin kroat. Mbetet të mësohen vlerat financiare të ofertave dhe me siguri që Ismajli do të ndryshojë kampionat në merkaton e ardhshme, për të luajtur me një skuadër më cilësore në Europë dhe Serie A është gjithmonë një kampionat i preferuar për shqiptarët.

Vlerësimi/ Rrahmani dhe Kumbulla, dyshe perfekte e Veronës

Lojtari i përfaqësueses së Kosovës, më parë i Shqipërisë, Amir Rrahmani, u transferua këtë sezon te skuadra e Veronës nga kroatët e Dinamo Zagreb. Mbrojtësi ishte shumë pranë kalimit në Belgjikë fillimisht, teksa kishte rënë dakord për një kontratë katërvjeçare me Standart Liezh. Megjithatë, ndërhyrja në momentet e fundit e drejtorit sportiv të veronezve bëri që ish-futbollisti i Partizanit të transferohej për diçka më pak se dy milionë euro në Serinë A. Rrahmani ka përmbushur të gjitha pritshmëritë, teksa së bashku me Kumbullën kanë formuar një nga dyshet më të forta në mbrojtje. Madje Verona është mbrojtja e dytë më e mirë në Itali me 11 gola të pësuar, më mirë ka bërë vetëm Juventusi me nëntë gola të pësuar. Në portalin e gazetarit Xhanluka Di Marzio (“Gianlucadimarzio.com”) është pasqyruar se si fillimisht Rrahmani nuk njihej dhe njerëzit nuk dinin as të lexonin emrin e tij, ndërsa tashmë të gjithë e dinë sa i fortë është. Gjithashtu e vlerësojnë edhe për partneritetin me Kumbullën dhe këshillat e Rrahmanit për djaloshin e ri. ” Rrahmani kush? Mbrojtës qendre nga Kosova, i transferuar nga Dinamo Zagreb? Po si lexohet emri i tij? Tani Rrahmani formon një dyshe të bukur me Kumbullën. Të dy së bashku, funksionojnë si një mrekulli, fizikisht dhe taktikisht. Kur Kumbulla ka ndonjë pasiguri, aty është Rrahmani për t’i dhënë këshillën e duhur. Kjo edhe sepse Rrahmani ka një eksperiencë të mirë ndërkombëtare me Kosovën, dhe për pak mund të kualifikohej në Europian. Është një mbrojtës modern që nuk di vetëm të mbrojë, është i rëndë por edhe i shpejtë në rikuperim. Aq sa në sfidën me Sampdorian arriti në shpejtësinë 34.73 km në orë, duke rezultuar lojtari më i shpejtë i asaj jave. Tashmë nuk pyetet kush është Rrahmani, por thuhet po, ai është me të vërtetë i fortë”, shkruhej në përshkrimin për Rrahmanin.

Adriatik BALLA