BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Vlerësimi/ Strakosha 78% efikas me pritjet, i pari në Itali dhe i dyti në Europë

Vlerësimi/ Strakosha 78% efikas me pritjet, i pari në Itali dhe i dyti

Lojtarët e Kombëtares janë sy e veshë nga trajneri Edi Reja, i cili po monitoron situatën në lidhje me të rinjtë kuqezi, duke dashur të krijojë një skuadër të së ardhmes, pra me lojtarë të rinj cilësorë që mund të japin një kontribut të gjatë në përfaqësuese. Por ndërsa Reja po monitoron të rinjtë dhe lojtarët që kanë lakmi të jenë në Kombëtare, vëmendjen ditët e fundit po e marrin kuqezinjtë e Serisë A e në veçanti portieri Thomas Strakosha, i cili është vlerësuar nga mediat italiane si një prej shtyllave të Lacios dhe padiskutim forma e tij e mirë dhe performanca fantastike kanë sjellë edhe konkurrencën e Lacios në nivele të larta, pasi lacialët po rivalizojnë me Juventusin dhe Interin për titullin kampion.

Portieri i përfaqësueses së Shqipërisë, Tomas Strakosha, konsiderohet aktualisht si një nga gardianët më të mirë në top-5 ligat e mëdha të futbollit europian, madje është i pari në kampionatin italian për pritjet e tij me vlerë për rezultatet e skuadrës, por njëherësh po shihet mundësia që në verë Lacio të përfitojë prej shitjes së tij të paktën 40 mln euro, pasi besohet se klube të mëdha si Reali, PSG e ndonjë tjetër do të bëjnë ofertë për gardianin shqiptar.

Vlerësimi nga mediat italiane

Mediat italiane vijojnë t’i kushtojnë hapësirë të konsiderueshme e në ballinat e tyre portierit të përfaqësueses së Shqipërisë, Tomas Strakosha, i cili në fitoren e fundit kundër Interit, edhe pse pati fajet e tij në golin e pësuar, ia doli në minutat e mëpasme ta mbajë portën e paprekur dhe ndërkohë shokët ta përmbysnin Interin, duke fituar 2-1 dhe Lacio tani është vetëm një pikë larg kreut që mbahet nga Juventusi. Por së fundmi, në analizat që kanë bërë mediat italiane thuhet e Strakosha është portieri kryesor në Itali për efikasitet pritjesh dhe i dyti në Europë në këtë tregues, duke qenë praktikisht një nga portierët më të mirë në botë këtë sezon. Kështu, pranohet që portieri i Kombëtares kuqezi, Tomas Strakosha, ka një rol mjaft të rëndësishëm në suksesin e Lacios të këtij sezoni. Gardiani shqiptar ka treguar me performancat e tij se është ndër më të mirët në Serinë A. Kjo faktohet edhe me statistika, teksa futbollisti i Kombëtares udhëheq listën e portierëve me përqindjen e pritjeve më të lartë në elitën e futbollit italian mes atyre që të paktën kanë 20 paraqitje sezonale. Strakosha ka një përqindje të pritjeve prej 77.9%, ndërsa falë kësaj statistike është në vendin e dytë në pesë ligat kryesore të Europës. Mbi portierin kuqezi është vetëm Ruli i Montpelier i cili ka një përqindje pritjesh prej 78.1%. Kështu, statistikat kanë theksuar edhe njëherë cilësitë e jashtëzakonshme të Strakoshës mes shtyllave.

Kombëtarja, Strakoshës i rriten shanset

Trajneri Reja ka në dispozicion dy portierë të nivelit shumë të lartë, që janë Strakosha i Lacios dhe Berisha i SPAL-it, dy gardianë që luajnë prej vitesh në nivele të larta në Serinë A. Kosovari Berisha është veteran tashmë, pasi i ka kaluar 30-at dhe në të vërtetë është portier i parë në ekipin përfaqësues, nisur jo vetëm nga eksperienca, por edhe përshtatshmëria me grupin. Por kohët e fundit prioritet më të madh ka marrë Strakosha, i cili luan me një skuadër më cilësore dhe është i platformës të së ardhmes, pra për projektin e Rejës deri në vitin 2024. Mbetet të shihet se si do të vijojë ky rivalitet, por gjasat janë që kjo përplasje për titullarin e portës të dalë në pah që në muajin mars, ku siç dihet, Shqipëria do të zhvillojë dy miqësore, një me San Marinon e një me Slloveninë. Pikërisht këto dy miqësore do të jenë dhe një test i fortë për të rinjtë që lakmojnë të veshin fanellën e Kombëtares dhe atyre që duan të bindin Rejën që janë pjekur për të luajtur si titullarë kuqezi.