BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Vllaznia akoma pa trajner, Cungu refuzon, klubi në kërkim të alternativave

Vllaznia akoma pa trajner, Cungu refuzon, klubi në kërkim të

Vllaznia është në pozita mjaft të forta në grupin A (të Veriut) në Kategorinë e Parë dhe i duhen edhe pak pikë që të sigurojë edhe matematikisht vendin e parë dhe të ngjitet në Kategorinë Superiore edicionin tjetër. Puna e bërë nga trajneri Hasan Lika ka qenë mjaft e mirë dhe Vllaznia në asnjë moment të këtij sezoni nuk e vuri në diskutim objektivin e saj, duke qenë skuadra që udhëhoqi garën nga fillimi e deri në këtë moment. Kuptohet, ambiciet e skuadrës shkodrane janë jo vetëm të kthehet në elitë, aty ku e ka vendin, por edhe të bëjë merkato të fuqishme dhe të sjellë lojtarë cilësorë që do të bëjnë diferencë, për të rritur premisat e saj për trofe dhe sukses në edicionin e ardhshëm. Ndërkohë, trajneri Hasan Lika u dorëhoq, sepse i doli lotaria amerikane dhe i duhej të udhëtonte drejt SHBA-së. Lëvdatat për trajnerin ishin të mëdha sepse ai e la Vllazninë në vend të parë, por ka një problem serioz. Sepse ekipi ka mbetur pa trajner dhe klubi po kërkon kandidatura të reja për të mundësuar stërvitjen e ekipit dhe drejtimin në ndeshjet e mbetura të sezonit. Në skenë kanë dalë emrat e shumë trajnerëve, të cilët e dëshirojnë drejtimin e Vllaznisë për situatën kiu ndodhet, por edhe për emrin e madh që ka klubi shkodran, i cili këtë vit festoi 100-vjetorin e themelimit të tij. Ndër emrat më të spikatur që qarkulluan në orët e fundit ishin Armand Cungu dhe Agim Canaj. Ky i fundit është vetofruar dhe duke qenë se e ka drejtuar më parë Vllazninë, e njeh ambientin dhe mund të konsiderohet një kandidaturë serioze dhe e aftë. Ndërsa Cungu, një shkodran, duket se ka hequr dorë përfundimisht, sepse është shprehur në media se do të bëjë pushim ca kohë dhe nuk kishte në plan të rikthehej tek Vllaznia.

Cungu refuzon Vllazninë: Kam nevojë për pushim

Trajneri shkodran, Armando Cungu, nuk arriti të përfundonte sezonin me Kukësin, trajneri shkodran u largua nga verilindorët për shkakto rezultateve, ndërsa pas rikthimit në qytetin e tij, Cungu ka folur për televizionin vendas “Rozafa TV”. Tekniku i pyetur për një rikthim në stolin e Vllaznisë pas largimit të Hasan Likës, ka mohur teksa shtoi se ka vendosur të pushojë për pak kohë. “Nuk kam marrë asnjë kontakt nga drejtuesit, por dhe nëse marr vetëm do i falënderoj. Dua të rri pushim. Isha te Vllaznia dhe u largova për situata që mendova se ishin të vështira në ato momente dhe mendoj se nuk ka ndryshuar asgjë në këtë drejtim. Kam treguar se jam munduar si shkodran dhe moralisht e kam pasur detyrë ta drejtoj Vllazninë në ditë të vështira dhe kam bërë aq sa kam mundur, mendoj se deri diku kam pasur një aventurë të suksesshme duke parë parasysh rrethanat dhe mundësitë e klubit”, tha Cungu. Ndërkohë, shkodrani më pas shtoi se i vjen keq për largimin e Hasan Likës, pasi ish-trajneri ka bërë një punë të shkëlqyer dhe meriton respekt, ndërsa i uron fat Likës. Në fund Cungu komentoi edhe rikthimin e Vllaznisë në superiore. “Nëse nuk kanë punuar deri tani janë vonë për Superiore. Vllaznia ka nevojë për ndryshime rrënjësore”, u shpreh ish-trajneri i Kukësit. Mbetet të shihet se çfarë lëvizje do të marrë klubi ditën e sotme për emërimin e trajnerit të ri. Kampionati është i ndërprerë sepse luhen ndeshjet e Kombëtares, por në Shkodër po shqyrtojnë alternativat, duke nisur fillimisht me emrat e teknikëve të spikatur. Kuptohet, vendimtare është dita e sotme, por nuk përjashtohet mundësia që trajneri të emërohet në ditët në vijim pasi të jenë shqyrtuar mirë kandidaturat. Me siguri që klubi do të mendojë për një lëvizje afatgjatë, por kjo mbetet të shihet nga diskutimet që do të bëjë bordi. Për momentin skuadrën po e stërvit Safet Osja dhe pjesëtarë të tjerë të stafit. Edhe pse Lika u largua, Vllaznia nuk rrezikon dhe ajo duhet vetëm të menaxhojë epërsinë që ka ndaj rivalëve në Grupin A të Kategorisë së Parë.

Adriatik BALLA