BREAKING NEWS

Genc Burimi: Amerikanët mund ta çojnë Ramën në SPAK, nëse Kraja nis goditjen e Berishës dhe Metës rrezikohet të ketë destabilitet

Genc Burimi: Amerikanët mund ta çojnë Ramën në SPAK,
x
BREAKING NEWS

Paralajmërimi i “Homeland Justice”: Kemi hakeruar dokumente sekrete, së shpejti qeveria e Shqipërisë do të ekspozohet

Paralajmërimi i “Homeland Justice”: Kemi hakeruar dokumente
x
BREAKING NEWS

Abazoviç lëshon deklaratën e fortë: U bëj thirrje atyre që synonin të ma ‘hiqnin kokën’, të përshpejtojnë

Abazoviç lëshon deklaratën e fortë: U bëj thirrje
x
BREAKING NEWS

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte vënë në dispozicion të bandës së drogës”, Alibeaj reagon ndaj arrestimit të ish-shefit të policisë: Trafiku bëhej me bekimin e kryeministrit dhe ekzekutohej nga Saimir Tahiri

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte
x
BREAKING NEWS

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga arrestimi, ja ku ishte fshehur fshehur për 5 vite ish-shefi i policisë që u arratis nga Muriqani

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga
x
BREAKING NEWS

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve, arrestohet në Berat ish-shefi i Policisë së Dhërmiut

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve,
x
BREAKING NEWS

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do të jenë subjekt i drejtësisë”, paralajmërimi i fortë i Vangjelit: ‘Moti politik’ do të bëhet shumë më i nxehtë në shtator

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do
x
BREAKING NEWS

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe vështirësi të madhe policinë”, Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga humbja e kontakteve me Martinajn: Ja cilat janë tre zonat që po hetohen

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe
x

Sport

Vllaznia barazon me Universitatea Kraiova, Laçi reziston me 10 vetë ndaj Petrocub në Moldavi

Vllaznia barazon me Universitatea Kraiova, Laçi reziston me 10 vetë

Vllaznia nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 përballë Universitatea Kraiovës së Rumanisë në duelin e parë të raundit të dytë të Ligës së Konferencës, rezultat që favorizon dukshëm rumunët për duelin e kthimit. Edhe pse rumunët patën dominim në disa aspekte të treguesve të lojës mbrëmë në stadiumin “Loro Boriçi”, sidomos në kontrollin e sferës me 54 %, rastet më të mira e më të rrezikshme në sulm i patën shkodranët, por kuqebluve u mungoi qartësia në veprimet finale me topin, sidomos në gabimet e shumta të pasimit kyç. Në fundin e pjesës së parë Vllaznia ndëshkohet pothuajse në mënyrë të pamerituar, pasi gjyqtari irlandez MekLaughlin akordon penallti për rumunët, një penallti që duket krejtësisht inekzistente. Bajaram hyn mirë në zonë dhe rrëzohet, ndërsa arbitri akordon menjëherë penallti. Duket qartë se sulmuesi rrëzohet vetë dhe nuk duket kontakt mes tij dhe Juriç. E megjithatë, gjyqtari akordon 11-metërsh që e shndërron në gol Ivan, pikërisht në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, duke bërë që ky fraksion loje të mbyllet 0-1 për rumunët. Në pjesën e dytë Vllaznia shpërtheu menjëherë në sulm dhe arrin ta gjejë golin e barazimit në minutën e 51-të, me Ardit Hoxhajn, i futur në fushë si zëvendësues pikërisht në fillim të pjesës së dytë. Rumunët më pas e dominuan takimin, por Vllaznia diti të mbrohet, e si përfundim ndeshja përfundoi në barazim 1-1. Në kthim favoritë janë rumunët sepse do të luajnë në fushën e tyre.

Laçi me 10 vetë ia del të barazojë ndaj Petrocub, kualifikimi i hapur

Nëse ka një skuadër shqiptare që ka surprizuar vitet e fundit me formën e qëndrueshme të saj brenda e jashtë vendit, ajo është padyshim skuadra e Laçit, e cila vijon të prodhojë rezultate të mira edhe në këtë raund të Ligës së Konferencës, ku mbrëmë tregoi forcë e karakter në Moldavi përballë rivalit që i kishte caktuar shorti. Kështu, Laçi vuan, por reziston dhe ia del të mbajë rezultatin 0-0 në transfertën moldave ndaj Petrocub, duke shtyrë çështjen e kualifikimit për të enjten e ardhshme në Shqipëri. Kurbinasit e nisën mirë sfidën, por u penalizuan nga mesfushori Renato Spahiu, që mori kartonë të verdhë në minutat 17-të dhe 28-të dhe la skuadrën e drejtuar nga Shpëtim Duro me një futbollist më pak për më shumë se një orë lojë. Petrocub shtoi presionin, duke përfituar nga epërsia numerike, por hasën në një formë të jashtëzakonshme të portierit Dajsinani, teksa kur ky i fundit humbi vëmendjen, ishte mbrojtja kurbinase që shpëtoi skuadrën nga pësimi i golit. Vërshëllima finale la në fuqi rezultatin e barabartë 0-0, me Laçin që do të luajë në shtëpi shanset për të kaluar në turin e tretë.

Drita e Kosovës befason Antverpin belg

Drita e Kosovës bën surprizën në Belgjikë. Skuadra gjilanase ia doli të marrë një barazim pa gola në transfertën ndaj klubit të njohur, Antverp. Skuadra e drejtuar nga Ardijan Nuhiji ishte vendosur mjaft mirë në fushë dhe ia doli të barazojë, por çështja e kualifikimit të vendoset një javë më vonë në “Fadil Vokrri”.