BREAKING NEWS

A u takua me Tom Doshin në Kryeministri? Flet Edi Rama

A u takua me Tom Doshin në Kryeministri? Flet Edi Rama
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Edi Rama reagon sërish

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Edi Rama reagon sërish
x
BREAKING NEWS

Qeveria merr vendimin, rritje page nga muaji i ardhshëm për këto kategori! Kryeministri Edi Rama tregon kush përfiton

Qeveria merr vendimin, rritje page nga muaji i ardhshëm për këto
x
BREAKING NEWS

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit për t’i dhuruar ish-kompleksin “Partizani” dhëndrit të Sali Berishës

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit
x
BREAKING NEWS

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën lidhet nga aferat dhe Soros, Perëndimi do ketë paketë surprizë

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim nuk ndalet, zbarkon në kryesinë e Kuvendit, ja kush janë dy emrat e njohur të politikës që do takojë

Yuri Kim nuk ndalet, zbarkon në kryesinë e Kuvendit, ja kush janë
x
BREAKING NEWS

Skenarë tmerri për Vladimir Putinin, paralajmërimi i gjeneralit amerikan: Rusia do të humbasë Donbasin dhe Krimenë, ja çfarë e pret “Carin” deri në vitin 2023

Skenarë tmerri për Vladimir Putinin, paralajmërimi i gjeneralit
x
BREAKING NEWS

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria del me njoftim: Të përfshirë dhe zyrtarë!

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria del me njoftim:
x

Sport

Vllaznia e Josës me pretendime titulli, edhe blerjet bëhen për këtë objektiv

Vllaznia e Josës me pretendime titulli, edhe blerjet bëhen për

Vllaznia e edicionit të ri pritet të jetë një skuadër mjaft cilësore, të paktën kështu janë pretendimet e klubit shkodran, që ka nisur të bëjë lëvizje që në hapat e parë të merkatos dhe tani dëshiron të bëjë goditje “VIP”, domethënë me lojtarë cilësorë që bëjnë diferencën dhe që i japin Vllaznisë staturën e duhur për të pretenduar titullin kampion. Kuptohet, pritshmëritë e shkodranëve janë të mëdha, por Vllaznia ende nuk e ka mbyllur merkaton, pasi dëshiron të fitojë kohën për të bërë sa më shumë lëvizje cilësore që i japin asaj prioritetin e skuadrës favorite. Në të vërtetë këtë pretendim e kishte edhe edicionin e shkuar, por shkodranët këtë vit duket se duan më shumë, prandaj po bëjnë lëvizje të fuqishme për të rritur kuotat e grupit dhe për të ndërtuar një skuadër të denjë për të triumfuar me trofe dhe objektivi mbetet padyshim titulli kampion, që Vllaznia nuk e fiton prej vitit 2001. 22 vjet më pas shkodranët duan rikthimin e titullit dhe me Mirel Josën në pankinë kanë të drejtë ta pretendojnë sepse kushtet në Shkodër janë pjekur për të pasur një sukses të plotë si kampionë.

Josa do një skuadër kampione, ardhja e Malës sjell entuziazëm

Vllaznia synon titullin kampion në sezonin e ri, trofe që mungon në Shkodër prej vitit 2001. Kuqeblutë kanë ruajtur boshtin e sezonit të kaluar, teksa janë përforcuar me disa emra të rëndësishëm. Lorik Boshnjaku, Herald Marku dhe talenti Rejan Alivoda janë prurjet në mesfushë, Marko Juri? dhe Dajan Shehi në mbrojtje, teksa Kristijan Vulaj pritet t’i japë fantazi ofensivës së ekipit të Mirel Josës. Braziliani Kaina mbylli huazimin te Kastrioti dhe tani shpreson të shënojë te Vllaznia, ndërkohë që presidenca ka siguruar edhe shërbimet e Esat Malës, ish-mesfushorit të Partizanit, ekip me të cilin fitoi titullin në vitin 2019. 23-vjeçari nga Theranda ka dalë në stërvitje me ekipin shkodran, që po zhvillon përgatitjet për sezonin e ri në qytetin e Pogradecit. 12 ndeshje dhe një gol numëron Mala me Shqipërinë U-21. Verën e kaluar u transferua në Superligën turke te Giresunspor, por në shtator u rikthye te Partizani në huazim. Me “Demat” regjistroi 43 ndeshje dhe 4 gola mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë. Muajin e kaluar Mala ndërpreu bashkëpunimin me klubin turk dhe tani kërkon të lërë shenjën e tij te Vllaznia, me synimin për të fituar një tjetër titull në futbollin shqiptar. Një përforcim cilësor dhe një “xhol” për teknikun Josa, pasi lojtari dardan mund të mbulojë disa pozicione në fushë, si atë të mesfushorit, anësorit të djathtë dhe sulmuesit të krahut. Mediat kanë kontaktuar me presidencën e klubit shkodran, që ka konfirmuar akordin me Malën, zyrtarizimi i të cilit është thjesht formalitet. Tani mbetet të shihet se si do të funksionojë Vllaznia e sezonit të ri. Trajneri Josa është shprehur së fundmi si këshillë për lojtarët që të mos flasin për titull, por të fokusohen në fushë për të përmbushur objektivat. Dhe ka të drejtë, pasi titulli fitohet në fushë e jo me deklarata në shtyp. Josa e di këtë më mirë se kushdo tjetër.