BREAKING NEWS

SKANDALI në Qatar/ FIFA nis hetimet ndaj kombëtares serbe, vjen reagimi i ministrit të Jashtëm: Hipokrizi, Kosova pjesë e Serbisë!

SKANDALI në Qatar/ FIFA nis hetimet ndaj kombëtares serbe, vjen
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e dy parlamenteve/ Vasili shpjegon pse braktisi seancën e përbashkët: Vëllezërit nga Kosova kanë paguar oligarkët për të ardhur në tokën amë! Ballkani Hapur tradhtia më e madhe

Mbledhja e dy parlamenteve/ Vasili shpjegon pse braktisi seancën e
x
BREAKING NEWS

“Protesta do mbahet para Kryeministrisë”, Berisha i bën thirrjen e fortë Bashkisë dhe e paralajmëron

“Protesta do mbahet para Kryeministrisë”, Berisha i bën
x
BREAKING NEWS

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare këngëtares Dua Lipa

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare
x
BREAKING NEWS

“Bojkotoi” seancën e përbashkët plenare, Berisha zbulon arsyen pse u largua nga parlamenti

“Bojkotoi” seancën e përbashkët plenare, Berisha
x
BREAKING NEWS

Rama merr fjalën në Kuvendin historik Shqipëri-Kosovë, deputetët e PD-së marrin vendimin e papritur! Çfarë ndodhi?

Rama merr fjalën në Kuvendin historik Shqipëri-Kosovë,
x
BREAKING NEWS

“Duhet të jemi më shpesh bashkë!”, mesazhi Albin Kurti ‘thumbon’ Ramën në 110-vjetorin e pavarësisë: Të përfshihemi në çështjet e njëri-tjetrit, por jo për të penguar

“Duhet të jemi më shpesh bashkë!”, mesazhi Albin
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e përbashkët të dy kuvendeve, Mediu ngre alarmin dhe bën thirrjen e fortë: Serbia po blen armatime, të ndalojmë menjëherë influencën ruse dhe kineze

Mbledhja e përbashkët të dy kuvendeve, Mediu ngre alarmin dhe
x

Sport

Vllaznia e shqetësuar nga dëmtimet, Bulatoviç në ndërhyrje kirurgjikale

Vllaznia e shqetësuar nga dëmtimet, Bulatoviç në

Vllaznia u është rikthyer së fundmi përgatitjeve pas pushimit një javor që akordoi stafi teknik. Në fakt, shkodranët i mbyllën këto 12 javë kampionat brenda pritshmërive dhe vijnë me një moral disi të lartë. Ky pushim pritet t’i vijë në ndihmë trajnerit Mirel Josa për të rregulluar sa të mundet diçka në skuadrën që ai e drejton prej disa muajsh. Kështu, mbeten për t’u parë ndryshimet që skuadra do të bëjë pas këtyre ditëve përgatitje, të paktën në katër javët e mbetura deri në hapjen e merkatos. Dje ekipi ishte pak a shumë i plotë në stërvitje me përjashtim të mbrojtësit të qendrës Darko Bulatoviç, i cili nga sa mësohet i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale pas një problemi që ka pasur rrëzë kofshës. Ai me siguri nuk do të jetë i gatshëm në takimet e këtij fundviti. Nga sa mësohet lojtari ka pasur edhe më herët këtë shqetësim, madje mësohet se ka luajtur me këtë problem në dy përballjet si ndaj Kukësit e po ashtu edhe ndaj Tiranës, madje, duke qenë një nga lojtarët më të mirë për skuadrën e tij. Megjithatë ai nuk ishte i vetëm si mungesë, pasi dje për arsye personale ka munguar edhe sulmuesi Ante Aralica që mësohet se s’ka arritur që të arrijë orarin e stërvitjes së parë. Pjesa tjetër ka qenë e plotë. Madje kjo periudhë ndërprerjeje ka vlejtur shumë për një prej futbollistëve kryesorë të ekipit, Liridon Latifi. Ai e ka kaluar dëmtimin dhe i është kthyer që dje punës me grupin. Skuadra dje mësohet se ka zhvilluar më shumë vrapime rreth fushës dhe ka bërë për disa minuta streçing. Ndërsa pas stërvitjes së parë skuadra mësohet se do të zhvillojë edhe një minifazë përgatitore sërish në Ulqin. Ajo do të lërë sot Shkodrën dhe nga sa mësohet gjatë kësaj kohë gjithashtu, janë planifikuar edhe takime miqësore. Megjithatë, për momentin ende nuk dihen kundërshtarët me të cilët do të ndeshen.