BREAKING NEWS

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e kupolës së Policisë së Shtetit për vitin 2022, nga Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, te Altin Qato dhe Edmond Rizai, ja kush është drejtuesi më i pasur dhe më i varfër...

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e
x
BREAKING NEWS

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i
x
BREAKING NEWS

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës:
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me
x
BREAKING NEWS

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga  “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga 
x

Sport

Vllaznia hap merkaton verore me afrimin e Grudës, marrëveshje me Antaliasporin për talentet

Vllaznia hap merkaton verore me afrimin e Grudës, marrëveshje me

Vllaznia e mbylli sezonin në Superiore në vend të katërt, pozicioni i fundit që të jep mundësinë e pjesëmarrjes në Ligën e Konferencës. Duhet thënë se në të dy objektivat që kishte për këtë sezon, si për titullin, ashtu dhe për Kupëne Shqipërisë, klubi shkodran dështoi. Por sigurimi i pjesëmarrjes në Europë e justifikon sadopak objektivin e klubit, pasii do të ketë përfitime financiar, shitje biletash e natyrisht promovim lojtarësh të rinj. Në këtë kuadër, klubi pritet të bëjë edhe lëvizje të forta në treg, për të rritur cilësinë e skuadrës, por edhe për të njisur një fazë përgatitore të shëndetshme. Nga ana tjetër, Vllaznia ka lidhur një marrëveshje me klubin e njohur turk, Antaliaspor, ku në fokus do të jenë talentet e reja. Në rrethanat e krijuara, sidomos pas lëvizjeve në stafin teknik, duket se Vllaznia synon të hapë një dritare të re për të ardhmen, ku ambiciet janë për trofe, por edhe që klubi të fitojë shumë para nga shitjet e talenteve që prodhon akademia e klubit. Ndaj dhe lëvizjet e djeshme, ku afron Ildi Grudën në merkato, por edhe marrëveshja me turqit, janë shenjë e një lëvizje të re të Vllaznisë për vazhdimësinë.

Firma me Grudën

Vllaznia ka zyrtarizuar afrimin e parë gjatë merkatos verore. Klubi shkodran ka prezantuar Ildi Grudën, i cili pak ditë më parë e mbylli me Teutën. Sulmuesi ishte pjesë e bregdetarëve prej janarit të vitit 2020. 23-vjeçari fitoi titullin, Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë në Durrës. “KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojnë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Ildi Gruda. Sulmuesi shkodran ka firmosur tashmë kontratën dhe do të jetë pjesë e klubit tonë për tre vitet e ardhshme. Ai rikthehet në shtëpinë e tij dhe ne padyshim që i urojmë sa më shumë suksese me fanellën kuq e blu!”, lexohet në komunikatën e kuqebluve. Gruda, i cili ka dalë nga moshat e Vllaznisë, përveç Teutës ka luajtur edhe me Shënkollin. Ndërkohë që provoi edhe një aventurë në Maltë me Valetën.

Marrëveshje me Antaliasporin për talentet

Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka arritur të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi për pesë vitet e ardhshme me Klubin shumësportesh turk, Antaliaspor A.S. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është strukturimi dhe organizimi i Akademisë se Futbollit Vllaznia, duke përcaktuar filozofinë dhe modelin e lojës, organizimin e kurseve të trajnimit për trajnerët e akademisë, zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta dhe të fazës përgatitore në mjediset e Antalyaspor A.S, organizimin e turneve dhe ndeshjeve ndërmjet ekipeve të akademisë dhe ekipit të parë. Një komponent shumë i rëndësishëm dhe thelbësor i kësaj marrëveshjeje do të jetë asistenca në përzgjedhjen e lojtarëve për ekipin e pare, me fokus kryesor talentet e reja brenda dhe jashtë vendit, duke krijuar grupe të përbashkëta skautimi për formimin e përbashkët të lojtarëve të KF Vllaznia dhe Antalyaspor AS nëpërmjet huazimeve të ndërsjella, duke synuar transferimin e lojtarëve në liga të tjera me të forta me përfitim të përbashkët për klubet dhe lojtarët që janë pjesë e KF Vllaznia dhe Antaliasport AS.