BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Vllaznia ka bërë kthesën e madhe, po e shpëton “Katenacio” e Gjokës

Vllaznia ka bërë kthesën e madhe, po e shpëton

Vllaznia rrezikon rënien nga kategoria dhe megjithëse rezultatet e javëve të fundit kanë qenë premtuese e në ngjitje të vazhdueshme, ajo sërish nuk e ka kaluar rrezikun e madh të rënies një kategori më poshtë, duke mbetur e karikuar për sfidat e radhës dhe me shpresën se do të marrë rezultatet e dëshiruara. Rezultatet pozitive të javëve të fundit duhen parë si një përpjekje e skuadrës për të bërë më të mirën, por në të njëjtën kohë është vlerësuar maksimalisht dhe trajneri Ernest Gjoka, i cili me “katenacion” e tij ia ka dalë t’i japë Vllaznisë pikë të rëndësishme në klasifikim, duke mbajtur për momentin një distancë premtuese karshi rivalit në garën e mbijetesës, Teutës. Por durrsakët këtë javë do të jenë përballë Lushnjës, ku synojnë dhe besohet se do të arrijnë tri pikët. Kurse Vllaznia udhëton në Kukësi, ndaj kampionëve në fuqi, ku ka shpresë të marrë pikë por do ta ketë shumë të vështirë. Kjo transfertë është domethënëse për skuadrën shkodrane, e cila do të tentojë të mos dalë pa pikë nga stadiumi “Zeqir Ymeri”. Shpresat janë që Vllaznia të aplikojë skemën e saj mbrojtëse në Kukës e të besojë deri në fund për pikë. Dhe kjo lojë mbrojtëse e tipit “katenacio”, e denjë për shkollën futbollistike italiane, është në shijet e trajnerit Gjoka, i cili po bëhet mjeshtër i aplikimit të kësaj skeme dhe deri tani ka pasur sukses, pasi Vllaznia ka marrë shumë pikë gjatë javëve të fundit, duke ngjallur shpresat e mbijetesës.

Situata e klubit

Barazimi pa gola përballë Partizanit ishte një tjetër provë se shumë gjëra kanë ndryshuar te Vllaznia në gjysmën e dytë të këtij edicioni. Mbrojtja është kthyer në pikën më të fortë të shkodranëve. Pikërisht ai repart të cilin Ernest Gjoka e kritikonte shumë në momentin e emërimit dhe që në merkaton e janarit e ndryshoi plotësisht. Ecuria e kuqebluve i ka dhënë të drejtë trajnerit. Vllaznia regjistron vetëm një humbje në shtatë javët e fundit të Kategorisë Superiore dhe ka pësuar vetëm një gol, atë në fund të muajit shkurt në Laç. Mes të tjerave, tre fitore ku më e bujshme ishte ajo ndaj Flamurtarit pretendent dhe tre barazime në Gjirokastër e Kamzë dhe së fundmi në shtëpi me Partizanin. Gjithçka e llogaritur me detaje, duke mos i lënë asgjë rastësisë. Përballë rivalëve të mëdhenj, trajneri Gjoka ka luajtur për të mos humbur dhe ashtu ka ndodhur. Porta ka mbetur e paprekur dhe skuadra ka marrë pikë që në llogaritë e fundit të sezonit mund të rezultojnë vendimtare. Një vlerë e shtuar ka qenë edhe portieri Alen Sherri. Talent që në Shkodër e kishin zbuluar prej kohësh, por që tani po shfaqet vendimtar, duke konfirmuar se e meriton të jetë numri 1 i portës kuqeblu. Në tërësi, mentaliteti i futbollit italian është përdorur si masë e jashtëzakonshme në një situatë që edhe pse po vazhdon prej disa vitesh, nuk është e zakonshme për një klub si Vllaznia. Për të realizuar objektivat, Ernest Gjoka i ka dhënë skuadrës fytyrën e tij, duke përsëritur atë që bënte një sezon më parë te Kukësi kampion. Me bindjen se një ekip i fort dhe rezultatet pozitive vijnë nga mbrojtja solide, trajnerin e ka përforcuar këtë repart. Një zgjedhje që pavarësisht se e shndërron ekipin në pragmatist dhe e largon nga loja e bukur, i jep rezultatet që i nevojiten për realizimin e objektivit për të qëndruar në elitë. Në futboll fitohet edhe kështu. Madje, pavarësisht se shumica nuk e pëlqen, kjo është mënyra më efikase. Deri në fund të kampionatit mbeten dhe 11 javë garë, ku shkodranët synojnë të marrin më të mirën e kapaciteteve të tyre dhe të sigurojnë mbijetesën e Vllaznisë në Superiore. Lushnja është pothuajse dhe matematikisht e rënë dhe po luan për statistikë, dhe meqë bien dy ekipe, atëherë më afër zonës së rënies janë Teuta e Vllaznia, rivaliteti mes të cilave do të jetë i fortë deri në javën e fundit. Këtë e ka kuptuar Gjoka që po synon të mbajë skuadrën në mbrojtje që të mos humbë. Kjo pasi çdo pikë ka vlerë në këtë luftë të fortë për mbijetesën në Superiore./Adriatik BALLA