BREAKING NEWS

Reagon Ambasada e Francës me ‘notë proteste’ MJP për deklaratat e forta të kryeministrit: Rama po sulmon vendet mike dhe aleate, Bashkimi Evropian është donatori më i madh në Shqipëri

Reagon Ambasada e Francës me ‘notë proteste’ MJP për
x

Sport

Vllaznia kampione dimri, Partizani “poker” Kukësit, Gega jep dorëheqjen

Vllaznia kampione dimri, Partizani “poker” Kukësit, Gega jep

Java e 11-të e Kategorisë Superiore nuk shënon mesin e kampionatit, pasi duhet të kalojnë 18 javë që të bëhet gjysma sipas formulës së garës, por me fitoren e djeshme, Vllaznia mbajti e pacenuar kreun e klasifikimit, duke shkuar në +6 pikë nga vendi i dytë (Partizani), e me matematikë e mbyll vitin 2020 në vend të parë, që do të thotë se shkodranët janë kampionë dimri. Ishte një start dhe fund i frikshëm i Vllaznisë dje, që fitoi me goleadë ndaj Skënderbeut, por edhe u dha një sinjal rivalëve se këtë edicion shkodranët janë për titull. Në ndeshjet e tjera ra në sy fitorja spektakolare e Partizanit kundër Kukësit, si dhe dorëheqja e trajnerit Gega. Spikati, po ashtu, fitorja bindëse e Bylisit kundër Apolonisë, fitorja e papritur e Kastriotit kundër Laçit (1-0), si dhe barazimi 1-1 mes Teutës dhe Tiranës.

Vllaznia është kampione dimri

Vllaznia mposhti Skënderbeun me rezultatin e thellë 5-1 në stadiumin “Loro Boriçi” dhe u shkëput edhe më shumë në krye të renditjes, duke shkuar në kuotën e 25 pikëve, momentalisht 6 më shumë sesa Partizani i vendit të dytë. Sfida u bë më e lehtë nga sa pritej për kuqeblutë, pasi një gabim në mbrojtje i korçarëve, u shfrytëzua maksimalisht nga Demir Imeri, që dërgoi topin në rrjetë pas vetëm 37 sekondash lojë, ndërsa më pas Skënderbeu humbi edhe shërbimet e mbrojtësit veteran Ditmar Bicaj, që la fushën e lojës i dëmtuar. Në minutën e 35-të “skenën” e mori sulmuesi vlonjat Ardit Hoxhaj, i cili si një ish i kësaj sfide, arriti të dërgojë topin në rrjetë pas një grushtimi të portierit Dajsinani. Spektakli i Hoxhajt sapo kishte filluar sepse në minutat 42’, 53’ dhe 60’, arriti të shënojë edhe 3 herë të tjera në portën e Skënderbeut, duke kompletuar pokerin e golave në një ndeshje të vetme. Natyrisht një lloj arritjeje kjo për sulmuesin vlonjat, pasi në Superiore shënimi i 4 golave në një ndeshje është fenomen i rrallë, thuajse i panjohur, ndërsa Hoxhaj ngjitet edhe në krye të listës së golashënuesve të kampionatit, me plot 6 të tillë. Golin e vetëm për korçarët e shënoi Mensah pas një devijimi disi edhe me fat, ndërsa kjo ishte fitorja e 8-të sezonale për shkodranët.

Partizani shkatërron Kukësin, dorëhiqet trajneri Gega

Fitore e madhe e Partizanit ndaj Kukësit në “Elbasan Arena”. Të kuqtë, e dërrmuan ekipin verilindor me rezultatin e thellë 4-1, duke sjellë edhe dorëheqjen e trajnerit Skënder Gega. Në fakt, Kukësi u shfaq dominues në fillim të ndeshjes, por të kuqtë u treguan racionalë. Në momentin më të mirë të verilindorëve, Partizanit u tregua cinik dhe shënoi me Jasir Asanin (38’), që mori një top perfekt nga Bardhi, para se ta dërgonte topin në rrjetë. Ende pa u nxehur mirë muskujt në fillimin të pjesës së dytë, Partizani shënon sërish, këtë radhë me Eneo Bitrin, që devijoi me kokë drejt rrjetës harkimin e Malës. Në disavantazh të dy golave Kukësi u hodh në sulm, por përsëri në momentin e mirë të Kukësit, godet Partizani. Bardhi shtyn me lehtësi topin në rrjetë, thuajse në vijën fatale, pasi u shërbye nga Cara dhe 3-0. Por “dhimbja” për Kukësit do të ishte më e fortë, pasi në minutën e 79-të Esat Mala realizoi të katërtin me penallti. Për Kukësin shënoi golin e nderit me penallti Ibraimi. Pas takimit të djeshëm, trajneri Skënder Gega dha dorëheqjen nga drejtimi i ekipit verilindor, një lëvizje që u konfirmua zyrtarisht nga klubi në faqen zyrtare në facebook. “Prej disa muajsh kam qenë në krye të pankinës së Kukësit. Edhe pse kam pasur mbështetjen, besimin dhe respektin nga të gjithë në situatën që ekipi po kalon në ndeshjet e fundit, marr përgjegjësitë dhe vendimin që të mos vazhdoj më në pozicionin e trajnerit. Ju lutem, nuk ka vend për aludime ! Jam ndjerë tepër i vlerësuar dhe i respektuar nga presidenti Gjici, nga i gjithë klubi, stafi, futbollistët dhe mbështetësit e Kukësit. Ju uroj të gjithëve shëndet dhe suksese”, shkruan ndër të tjera Gega.