BREAKING NEWS

Londra aktivizon planin sekret për të zbuluar lidhjet e politikanëve shqiptarë me kriminelët, vjen sot në Tiranë Lord Dingeman,  trajnime prokurorëve të SPAK për pastrimin e parave dhe sekuestro pronave, ja emrat “VIP” të rrezikuar, zbardhet projekti b...

Londra aktivizon planin sekret për të zbuluar lidhjet e
x
BREAKING NEWS

Ja kush e dha urdhrin për të vrarë Servet Pëllumbin dhe si bandat shtetërore të drejtuara nga gjenerali Agim Shehu na zunë pritë tek Ura e Dajlanit, Spartak Braho kujton dhunën e ’96-ës dhe zbulon bisedën brenda makinës me zyrtarin e lartë të PS...

Ja kush e dha urdhrin për të vrarë Servet Pëllumbin dhe si
x
BREAKING NEWS

Bujar Çela e Petro Koçi rrëfejnë tmerrin e majit ’96: Si u dhunuan, gjakosën dhe torturuan socialistët me urdhër të Sali Berishës, SPAK të hetojë ngjarjen

Bujar Çela e Petro Koçi rrëfejnë tmerrin e majit
x
BREAKING NEWS

Pakti për të eliminuar Reformën në Drejtësi, Berisha-Bardhi kundër rezolutës, por bëhen pjesë e komisionit special për të shpëtuar nga qelitë e SPAK

Pakti për të eliminuar Reformën në Drejtësi,
x
BREAKING NEWS

Largohet njeriu që i doli kundër SHBA për zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK, i hapet rruga profesoreshës së njohur

Largohet njeriu që i doli kundër SHBA për zgjedhjen e Altin
x
BREAKING NEWS

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e Monika Kryemadhit dhe Flamur Nokës, ja çfarë po ndodh brenda SPAK

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali Berishës, Frrok Çupi rrëfen të pathënat pas propozimit të Argitës si drejtuese e “Rithemelimit”, nga vrasjet nën pushtetin e tij dhe detajet nga nata kur u zgjodh kryetar, si ulërinte e përplaste këmbët mb...

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i deputetit të Rithemelimit, u paraqit si person në dijeni, jo si denoncues

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i
x

Sport

Vllaznia luan duelet e sezonit në një javë, me Egnatian dy duele që vlejnë trofe

Vllaznia luan duelet e sezonit në një javë, me Egnatian dy duele

Java e 33-të e Kategorisë Superiore do të jetë mjaft interesante dhe do të ndajë “shapin nga sheqeri”, sepse ka duele përcaktuese për fatet e sezonit. Mbetet të shihet se si do të dalin rezultatet në fushën e lojës, por ka të paktën dy ndeshje që kanë domethënie për të gjithë edicionin. Është derbi Tirana-Partizani, në një moment delikat për të dy ekipet pasi nuk mbajnë kryesimin, si dhe ndeshja Vllaznia-Egnatia, e para në një çift përplasjesh që ka vlerë si në kampionat dhe në Kupën e Shqipërisë. Padyshim që të rëndësishme janë edhe duelet e tjera, por duhet pranuar që Egnatia, e shkëputur me 8 pikë nga vendi i dytë, është këtë sezon favoritja kryesore për të fituar titullin e kampionit.

Pozicioni i Vllaznisë

Vllaznia mban vendin e dytë në Superiore dhe është një nga skuadrat kandidate për fitimin e titullit kampion, që në Shkodër po e presin me padurim, pasi trofeu i madh mungon në qytetin verior prej vitit 2001. Edhe pse arriti ta reduktonte gjatë fazës së tretë diferencën në 1 pikë me Egnatian kryesuese, ekipi kuqeblu tani e sheh veten 8 pikë pas rrogozhinasve. Vendi i parë duket i vështirë për t’u arritur kur kanë mbetur dhe 12 pikë në lojë. Ndërkohë, tifozët presin kthesën e skuadrës së zemrës, që numëron 6 ndeshje pa fitore mes kampionatit dhe Kupës. Jo vetëm kaq, por shkodranët i pret një kalendar i vështirë. Në horizont është gjysmëfinalja e kthimit e Kupës së Shqipërisë, ku synohet të zhvlerësohet humbja minimale 1-0 me Egnatian. Me djemtë e Qatip Osmanit që do të tentojnë përmbysjen dhe kualifikimin të mërkurën në “Loro Boriçi” (18:00) kundër skuadrës së Edlir Tetovës.

Ndeshja në kampionat

Fill pas duelit në Kupën e Shqipërisë vjen dueli në Kategorinë Superiore dhe sërish Egnatia, pra për llogari të kampionatit. Vllaznia luan në fundjavë në Rrogozhinë. Në vijim kundërshtarët e Vllaznisë do jenë Tirana, Dinamo dhe Skënderbeu. Tri skuadra që garojnë për një biletë në “Final Four”. Në letër, shkodranët do të kenë 5 përballje zjarri deri në fund, para se të luajnë finalet e majit. Në anën tjetër, për Egnatian kjo mund të jetë java më vendimtare, pasi ka mundësinë që të kalojë në finalen e Kupës e matematikisht me një fitore në kampionat mund të sigurojë dhe vendin e parë. Rrogozhinasit janë fituesit në fuqi të Kupës, ndërkohë që kanë kryesuar gati gjatë gjithë kampionatit, ndërkohë që falë triumfit 1-2 në Kurbin siguruan zyrtarisht pjesëmarrjen në “Final 4”.

Ndeshjet e tjera

Ndeshjet e javës së 33-të do të nisin të shtunën me dy takime, ku Dinamo do të presë Laçin në orën 18:00 e po në të njëjtën orë, Skënderbeu do të presë Erzenin në një takim që ka shumë vlerë për të dyja skuadrat. Kjo pasi korçarët duan medoemos fitoren që të futen në zonën e top-4 të renditjes, kurse Erzeni do pikë për të mbijetuar në Superiore. të dielën më 28 prill, do të ketë dy takime në orën 15:00. E para është Egnatia-Vllaznia, kurse tjetra është ndeshja Kukësi-Teuta, një takim që më shumë vlerë ka për durrsakët që nuk duan të rrezikojnë më tej. Ndeshja e fundit e javës së 33-të është padyshim derbi Tirana-Partizani, që do të luhet në “Air Albania” në orën 19:00.