BREAKING NEWS

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2 truproja të Berishës

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2
x
BREAKING NEWS

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi agresorin që goditi Berishën, Erzen Breçani rrëfen momentin e ndërhyrjes: Lëvizje të dyshimta u kapën në oborrin e PD-së para protestë, por...

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione të sigurta që tregojnë se...

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione
x
BREAKING NEWS

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”, Jozefina Topalli bën paralajmërimin e fortë: Uroj të reflektojmë, pasi...

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”,
x
BREAKING NEWS

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të PD-së: Ja pse prokuroria ka lëshuar një dokument informal

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të
x
BREAKING NEWS

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka precedentë për plagosje, në momentin e sulmit dyshohet se ka pasur me vete...

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka
x
BREAKING NEWS

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali Berishën, Klodiana Lala zbardh detaje të forta nga biseda e truprojës me autorin

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk ka vend në demokraci, mbështesim...

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk
x

Sport

Vllaznia në futboll për femra shkruan historinë, kalon në grupet e Champions League

Vllaznia në futboll për femra shkruan historinë, kalon në

Prej vitesh, ekipi i Vllaznisë për femra ishte shfaqur dominuese në futbollin shqiptar ndërsa ishte vënë në kërkim të hapit të madh edhe në futbollin ndërkombëtar. E këtë e kanë arritur këtë pasdite duke qenë se mposhtën Vorskla Poltavën me rezultatin 2-1 dhe tashmë janë pjesë e grupeve të Champions League teksa takimi i parë i luajtur në Shkodër përfundoi në barazim 1-1. Sa i takon ndeshjes, kuqeblutë kaluan të parët në avantazh me anë të amerikanes Petarson e cila realizoi në minutën e 35-të së pjesës së parë dhe vajzës nga mitrovica, Gresa Berisha, në minutën e 89-të të fraksionit të dytë, teksa më parë kishte barazuar për kundërshtarët, Korsun. Kështu. vajzat shkodrane festuan me të drejtë një arritje ekzemplare, duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në grupet e kompeticionit më të rëndësishëm europian, duke përfaqësuar më së miri Shqipërinë. Vajzat shkodrane do të mësojnë emrat e klubeve kundërshtare në datën tre tetor me shortin që do të mbahet në Nion, ndërsa kompeticioni nis më datë 19 tetor. Kjo është padyshim një arritje historike e futbollit të femrave në Shqipëri dhe një sukses i rëndësishëm për futbollin shqip-tar në tërësi, pasi për herë të parë një skuadër vajzash shkon në grupet e Ligës së Kampioneve, gjë që meshkujt nuk ia kanë dalë deri tani. Për këtë duhet falënderuar klubi i Vllaznisë, vajzat, stafi teknik e drejtues dhe padyshim edhe sportdashësit që e kanë mbështetur atë.

Duka jehonë arritjeve të Vllaznisë

Sot Vllaznia e vajzave ka shkruar historinë me fitoren kundër ekipit ukrainas të Vorskla Kharkiv dhe tashmë do të marrë pjesë në grupe të Champions League për herë të parë. Urimet e mia më të sinqerta për vajzat e Vllaznisë, stafin drejtues dhe Presidentin Lazër Matija. Urime për punën e përditshme me vullnet, pasion e përkushtim për të qenë krenaria e qytetit tuaj të mrekullueshëm Shkodrës, por edhe Shqipërisë. Në FSHF kemi bërë një punë të jashtëzakonshme për mbështetjen e futbollit të vajzave, por ju, na treguat me punën tuaj, se duhet të bëjmë më shumë. E tani, të jemi gati të shohim vajzat tona të Vllaznisë të shkruajnë historinë e të na përfaqësojnë denjësisht në Europë.

Futbolli i femrave, i kërkuar nga UEFA

UEFA dhe FIFA i kushtojnë shumë rëndësi futbollit të femrave dhe japin goxha fonde për vendet si Shqipëria që të shtrojnë futbollin në këtë gjini. Për ta përmbushur objektivin dhe për të rritur pjesëmarrjen, nisur dhe nga projektet financiare që ka përfituar nga UEFA e FIFA, Shqipëria ka detyruar klubet nëpërmjet vendimeve ekzekutive që të ngrenë skuadër femrash dhe ky madje ka qenë një detyrim i panegociueshëm për ekipet e Superligës. Por ka dhe plot ekipe private si dhe ekipe femrash në kryeqytet që kanë pasur progres. Apolonia, Tirana e disa të tjera kanë njohur rritje, por dominimin e ka patur padyshim Vllaznia, skuadër që ka mundur jo vetëm të dominojë kampionatin, por edhe të luajë me dinjitet e sukses në Europë.