BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Vllaznia në krizë totale, Partizani ngec në Fier, Teuta e Laçi kërcënojnë kreun

Vllaznia në krizë totale, Partizani ngec në Fier, Teuta e

Java e 22-të e Kategorisë Superiore ka dhuruar jo pak surpriza dhe emocione në ndeshjet e saj këtë mesjavë, ku ra në sy një tjetër humbje e Vllaznisë, e cila po kalon një krizë të fortë loje e rezultatesh, frenimi i Partizanit në Fier përballë Apolonisë, një shans i humbur kështu për skuadrën e kuqe, si dhe fitoret e Teutës dhe Laçit, respektivisht kundër Vllaznisë dhe Kukësit, duke bërë që durrsakët dhe kurbinasit të jenë pretendentët kryesorë për titull e me fitoret e djeshme në duele direkte të kapin vendin e dytë dhe të tretë në renditje, me pikë të barabarta nga 40 secila. Në fakt, Dejvi Bregu çon një hap larg kreut Teutën. Një supergol i sulmuesit vlonjat i mjaftoi durrsakëve për të mposhtur Vllazninë në një ndeshje me pak raste, të mërzitshme, të dominuar nga kujdesi i tepërt dhe të vendosur nga episodet që ishin në favor të djemve të detit, pasi Vllaznia u ndal te traversa në fundin e saj, duke qenë tashmë në krizë rezultatesh që e ka bërë të humbasë një epërsi të ndjeshme me ndjekësit, ndërsa për Teutën një tjetër ndeshje ku luajti me nervat e kundërshtarit dhe në fund arriti ta fitojë. Laçi në top formë, kalon edhe pengesën e Kukësit duke i mposhtur me shifrat 2-1 në Elbasan Arena. Bardhezinjtë rikonfirmojnë veten si një prej pretendentëve kryesorë në garën drejt titullit.

Laçi, “mace e zezë” për të gjithë, kurbinasit kërcënojnë titullin

Për skuadrën e Shpëtim Duros suksesi 6-të i në 7 ndeshjet e fundit bilanc tejet pozitiv. Golat për kurbinasit u realizuan nga Emiliano Musta dhe Regi Lushkja me një penallti shumë të kontestuar nga futbollistët e Kukësit, ndërkohë që për Kukësin barazoi përkohësisht Patrick Eze. Me fitoret respektive Laçi dhe Teuta dhe shohin veten në vendin e 2-të vetëm një pikë pas Vllaznisë kryesuese.

Partizani ngec në Fier përballë Apolonisë

Apolonia kthehet në macen e zezë të Partizanit. Për të dytën herë radhazi të kuqtë nuk arrijnë dot të mposhtin fierakët që bëjnë një super ndeshje ndaj të kuqve. Harizaj ishte heroi i vendasve teksa priti pothuajse gjithçka që i vinte në rrezen e tij duke ndalur Partizanin për të dytën sfidë radhazi. Në fakt, në “Loni Papuçiu” gjithçka e bënë të kuqtë, pasi ishte Hakaj që shënoi një autogol ndërsa në pjesën e dytë goli i Kardozos nuk mjaftoi për kryeqytetasit, që krijuan shumë por nuk arritën të ishin konkret duke shpërdoruar një mundësi të mirë për të ushtruar më tepër presion ndaj Vllaznisë kryesuese. Dhe sforco e minutave të fundit nuk e prodhoi dot golin e fitores për Partizanin, që ndalet për të dytën ndeshje radhazi nga Apolonia, në një kampionat që tregon se pavarësisht vendeve dhe pikët në renditje, diferncat janë të pakta dhe fitore të sigurtë nuk ka.

Tirana bën dy fitore rresht, “viktima” është Bylis

Pas tre barazimeve radhazi në Kategorinë Superiore më në fund Tirana dhe Bylisi nxorën një fitues dhe këtë herë 3 pikëve iu gëzuan bardheblutë, të cilët u kthyen në rrugën e fitoreve, duke shënuar nga një gol për çdo pjesë me anë të mbrojtësve Behiratçe dhe Ismajlgeci. Fitorja e dytë në vetëm pesë ditë për skuadrën e drejtuar nga trajneri Orges Shehi dhe pavarësisht luhatjeve të shumta përgjatë sezonit befas klubi i mirënjohur kryeqytetas i shikon rivalët e Partizanit vetëm 7 pikë larg, në klasifikimin e përgjithshëm të kampionatit shqiptar. Një ndeshje që nuk ofroi mundësi të pastra shënimi, por sidoqoftë bardheblutë e interpretuan më mirë takimin dhe merituan për ta fituar ndeshjen. Pas ndeshjeve të kësaj jave, Vllaznia vijon të jetë në krye, me 41 pikë, por këtë herë vetëm 1 pikë më shumë se dy ndjekësit e saj, Teuta dhe Laçi, kurse Partizani është vetëm dy pikë larg. Pra, gara për titullin është plotësisht e hapur.