BREAKING NEWS

“Opozita fshihet pas një copë letre”/ Balla i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Alibeajt, ‘thumbon’ ashpër edhe Ilir Metën: PS ka vetëm një kusht për zgjedhjen e Presidentit të ri!

“Opozita fshihet pas një copë letre”/ Balla i
x
BREAKING NEWS

“Jemi gati deri në 12 të natës”/ Alibeaj flet për emrin e Presidentit të ri të vendit dhe i dërgon mesazhin e fortë socialistëve: PS i iku marrëveshjes, ne i qëndrojmë!

“Jemi gati deri në 12 të natës”/ Alibeaj flet
x
BREAKING NEWS

Nxehet situata në selinë blu, zbulohet lëvizja që po përgatit Sali Berisha për të nxjerrë ‘jashtë loje’ Alibeajn dhe mbështetësit e tij, ja çfarë pritet të ndodhë në orët në vijim

Nxehet situata në selinë blu, zbulohet lëvizja që po
x
BREAKING NEWS

Zhduket pa asnjë gjurmë 29-vjeçari në Tiranë, Klodiana Lala zbulon lidhjen e tij me të ekzekutuarin Can Kariqin, mikun e ngushtë të Ervis Martinajt (EMRI+FOTO)

Zhduket pa asnjë gjurmë 29-vjeçari në Tiranë,
x
BREAKING NEWS

A do ketë kallëzime në SPAK për disa kryebashkiakë? Manja paralajmëron 'tërmet' në nivele të larta: Do t’i bëjmë publike sapo të kemi…

A do ketë kallëzime në SPAK për disa kryebashkiakë?
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi? Shpërthen keq Klodiana Lala: Të paktën të bënin sikur...

Çfarë ndodhi? Shpërthen keq Klodiana Lala: Të paktën
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e qeverisë, ministrja Evis Kushi komunikon vendimin e rëndësishëm për maturantët

Mbledhja e qeverisë, ministrja Evis Kushi komunikon vendimin e
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja amerikane del me mesazhin e rëndësishëm për Ballkanin: NATO e shqetësuar për...

Ambasadorja amerikane del me mesazhin e rëndësishëm për
x

Sport

Vllaznia një hap drejt gjysmëfinaleve të Kupës, Laçi barazon me Egnatian

Vllaznia një hap drejt gjysmëfinaleve të Kupës, Laçi

Kupa e Shqipërisë u kthye dje me ndeshjet çerekfinale të saj, xhiroja e parë, ku dy takime u luajtën dje e dy ndeshje të tjera do të luhen sot. Kryendeshja e ditës së djeshme ishte ajo mes emrave të mëdhenj, si Flamurtari e Vllaznia, ku shkodranët fituan në transfertë 2-1 dhe hedhin një hap të mirë drejt kualifikimit, pasi në duelin e kthimit pas dy javësh do të luajnë para publikut të tyre dhe logjikisht do ta kenë më të lehtë. Nga ana tjetër, Laçi, edhe pse po kalon një moment të mirë, nuk ia doli të fitojë ndaj Egnatias. Gjithsesi, barazimi 1-1 e ndihmon ekipin kurbinas të jetë në vallen e kualifikimit më fort se rivali i tij, pasi ndeshjen e kthimit do ta luajë në Laç dhe kjo është një mundësi më shumë.

 Vllaznia shumë pranë kualifikimit

Shkodranët kanë një skuadër të aftë për të fituar trofe këtë sezon dhe këtë e vërtetuan edhe ditën e djeshme në kupë përballë Flamurtarit. Kështu, Vllaznia ka marrë një fitore shumë të vlefshme në transfertë me shifrat 2-1 ndaj Flamurtarit, duke hedhur një hap të sigurt drejt gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Ashtu siç pritej, ishte Vllaznia që diktoi ritmin e ndeshjes, duke parë edhe ndryshimin në cilësi në radhët e dy skuadrave, pavarësisht rotacionit që kishte bërë trajneri Bërdariç për këtë duel. Mustedanagiç ishte autori i dy golave për shkodranët, të cilët më pas lëshuan terren dhe i dhanë mundësinë Flamurtarit të kthehej në lojë me golin e Oliveira, duke rrezikuar në fund edhe të pësonin golin e barazimit. Por rezultati përfundimtar 2-1 bën që shkodranët të hedhin një hap të sigurt drejt gjysmëfinaleve, të cilat do të përpiqen t’i vulosin në ndeshjen e kthimit pas dy javësh.

 Egnatia i merr barazim Laçit, kualifikimi i hapur

Ndeshja tjetër e rëndësishme çerekfinale e ditës së djeshme ishte ajo mes Egnatias dhe Laçit, por në përplasjen mes tyre këto dy skuadra janë ndalur në një barazim 1-1 në Rrogozhinë, ndeshjen e parë të fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Llogaritë e takimit u hapën në minutën e 17′ ku kurbinasit kanë realizuar me Julian Shehun me penallti pas asaj prekje me dorë. Goli i barazimit erdhi pas 5 minutash, ekzaktësisht në minutën e 22′ ku pas disa kombinimeve Demir Imeri shënon për skuadrën rrogozhinase duke rikthyer kështu dhe baraspeshën. Pjesa e dytë prodhoi disa raste për shënim, por pa mundur dot që rezultati të ndryshonte. Ndeshja e kthimit do të vendosë gjithçka për fatin e të dyja skuadrave për ecurinë e tyre në Kupën e Shqipërisë, ku do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Laçit, të mërkurën e 9 shkurtit.

Ndeshjet e tjera

Sot në mesditë do të luhen dy takimet e tjera të Kupës së Shqipërisë dhe konkretisht, në Korçë Skënderbeu do të presë Teutën, në një duel shumë interesant për të dyja skuadrat, ku korçarët synojnë të bëjnë surprizën edhe pse nuk janë favoritë, ndërkohë që durrsakët, të shpartalluar në kampionat nga rivalët e tyre, duan kupën si mundësi të tregojnë vlerat e tyre e nëpërmjet saj të shkojnë në Europë. Kryendeshja e këtij raundi do të jetë dueli derbi midis Dinamos dhe Partizanit, ku të dy ekipet kanë shfaqur objektiv fitimin e kupës, si mundësi për të kapur pjesëmarrjen në Conference League. Natyrisht, për Dinamon dhe Partizanin kupa është mundësia e vetme, sepse në kampionat janë shumë prapa me pikë dhe larg skuadrave pretendente.