BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Vllaznia “peng” i politikës, mungesa e buxhetit rrezikon krizë të thellë në klubin shkodran

Vllaznia “peng” i politikës, mungesa e buxhetit rrezikon

Vllaznia është një prej emrave të mëdhenj të futbollit tonë, një klub që ka historinë e tij nga më të hershmit e futbollit në Shqipëri, pasi këtë vit festoi edhe 100-vjetorin e themelimit, por njëherësh edhe klubi që i ka dhënë zë ekipeve kombëtare me numrin e madh të elementëve që kanë dalë nga akademia e tij. Natyrisht, fitorja e kampionatit në vitin 2001 është shumë larg për një klub që ka histori dhe mund të fitojë më shumë. Por Vllaznia ka qenë “peng” i politikës dhe p3r faj të politikës, klubi nuk ka mundur të jetë prej shumë vitesh konkurrent i denjë për trofe. Ka mbi 10 vjet që nuk fiton asgjë, madje ra dhe nga kategoria një vit më parë. Është rikthyer në Superligë, por nuk është në lartësinë e kërkuar dhe ka mjaft probleme. Edhe pse entuziazmi i drejtuesve shfaqet në lartësinë maksimale,ë shtë fakt qëe Vllaznia nuk ka grup potencialisht të denjë për të fituar trofe. Kjo ndodh ngaqë lojtaerët e afruar nuk kanë cilësinë e domosdoshme për të qenë pretendentë. Në këto rrethana, vendimtare duket raporti që ka klubi me Bashkinë e Shkodrës. Duke qenë një situatë e ndezur politike, me marrëdhënie gati të prishura midis bashkisë dhe qeverisë dhe bllokimin e fondeve për bashkinë, por njëherësh edhe statusin e paqartë të vetë klubit, i cili është tërësisht i varur nga financat e njësisë vendore, situata bëhet alarmante në planin afatshkurtër dhe afatgjatë. Nëse nuk lëvrohen fonde, Vllaznia shumë shp[ejt mund të përfshihet nga kriza, e cila mund ta zhysë sërish skuadrën një kategori më poshtë. Sot Bashkia më e madhe e Veriut nuk ka një titullar të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, për shkaqe politike që dihen. Në fuqi vijon të jetë ende e djathta e Voltana Ademin, por e ardhmja nuk dihet çfarë sjell në këtë drejti,, prandaj dhe klubi është sy e veshë nga dyert e Bashkisë, me shpresën se do të formohet shpejt një këshill i ligjshëm bashkiak që të miratojë fondin për ekipin e futbollit. Siç thamë, buxheti për Vllazninë ka qenë afro 750 milionë lekë të vjetër, i mjaftueshëm për të mbajtur ekipin. Dihet që Vllaznia nuk ka sponsor dhe lëvrimi i fondeve të Bashkisë Shkodër është e vetmja zgjidhje. Situata do të përballohet me fondin e vjetshëm dhe për dy-tre muaj, më pas Vllaznia mbetet në “dorë të zotit”. Zyrtarët janë përpjekur ta fshehin këtë problem, por është fakt që Vllaznia varet nga vendimet politike, pasi është e vetmja skuadër që nuk ka kurrfarë sponsori të mirëfilltë dhe paratë publike janë e vetmja zgjidhje deri tani për të. Tentativat për të privatizuar klubin kanë dështuar dhe ky është një tjetër element i dhimbshëm për klubin shkodran.

Kthehet Ramadani, optimizëm tek shkodranët para duelit me Teutën

Ndërkohë, Vllaznia besohet se do të jetë e plotë në ndeshjen e radhës në Durrës ndaj Teutës, pasi këtë periudhë ndërprerje të kampionatit, trajneri Mirsad Jonuz ka arritur që të rikuperojë bashkë me stafin mjekësor disa lojtarë që janë konsideruar si mjaft të rëndësishëm për kontigjentin kuqeblu. Behar Ramadani por edhe Uenderson. Por, një rikthim me vlera është Florind Bardula, mesfushori që ka qenë edhe pjesë e skuadrës së Teutës dhe është një futbollist me shumë eksperiencë që pritet t’i bëjë punë shkodranëve, pasi ka eksperiencë të gjatë në elitë. Në Shkodër përgatiten për autokritikë në “Niko Dovana” dhe synimi është marrja e tri pikëve. Ramadani është shprehur entuziast për këtë prezencë dhe këtë e dëshmojnë fjalët e tij. “Dëmtimin e kam kaluar dhe tashmë po kap formën time më të mirë. Jam gati që t’i shërbej Vllaznisë dhe të jap më të mirën time për skuadrën. Kam besim se ne do të jemi një ekip solid në vijimin e garës, pasi keni cilësi dhe kualitet. Në skuadër nuk mungon edhe eksperienca” shprehet Behar Ramadani, një nga lojtarët e spikatur në radhët e skuadrës shkodrane. Këtë fundjavë, Vllaznia do të udhëtojë drejt Durrësit për t’u ndeshur me Teutën, skuadër kjo që kryeson kampionatin dhe Ramadani ka besim se skuadra e tij do të marrë pikë në këtë transfertë delikate.

Adriatik BALLA