
Humbje e madhe! Ndahet nga jeta parakohe nga një sëmundje e rëndë Drejtori i Turizmit në këtë bashki të vendit

Thellohet tragjedia për familjen nga Vora, babain ia vrau gjyshi dhe nëna ndodhet në burg, aksidentohet për vdekje djali i Kudret Saliajt. Ishte duke udhëtuar me...

Aksident i rëndë! Makina përplas për vdekje djalin e Kudret Saliajt

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

Vllaznia përplaset me Bylisin, shkodranët tani duan kreun e Superiores

Shkruar nga SOT.COM.AL 25 Janar 2023

Vllaznia do të ndeshet këtë të mërkurë me Bylisin, në transfertë, për sfidën e vlefshme për javën e 18-të të Superiores, në orën 13:00. Në konferencën përpara ndeshjes, trajneri i kuqebluve, Mirel Josa, u shpreh se skuadra do të bëj çmos për ta fituar këtë sfidë dhe se nuk ka asnjë presion sa i përket titullit kampion. “Nuk besoj se është ndeshje ndryshe. Ndeshjet ndryshe do t’i diskutojmë kur të kemi impenjim ndryshe të skuadrave. Mendoj se është një ndeshje e njëjtë, duke pasur parasysh impenjimin tonë dhe atë të Bylisit si skuadër. Është një ndeshje e vështirë. Bylisi është një skuadër që ka luajtur mirë futboll. Është një skuadër që shpreh që në fillim të kampionatit mirë. pati disa rezultatet të dobëta dhe problemet e veta, por nuk do të thotë asgjë. Çdo ndeshje duhet vlerësuar në bazë të objektivave që kemi”, theksoi ai. Josa foli edhe për objektivat gjatë sezonit. “Unë nuk nënvlerësoj asnjë skuadër, qoftë ato që janë para nesh, qoftë ato që janë pas. Mbas dy javësh mund të kemi ndonjë skuadër tjetër pretendente për titull. Kam thënë dhe herë tjetër. Erdhi Bekimi në skuadër, problemi është që ata që vijnë të vijnë me oreks për të punuar. Ne do t’i shohim sa shpejtë do të jemi në gjendje t’i sjellim këto lojtarë aty ku duam ne. Por duhet të jetë dhe oreksi i futbollistëve. Çdo trajner, çdo staf, çdo skuadër ka nevojë për lojtarë. Jo vetëm cilësor, por të kenë dhe objektiva kolektive, që i bashkëngjiten atyre të skuadrës”, u shpreh Josa. Në fund komentoi pozitat e tij me skuadrën dhe ambiciet. “Unë i rezervuar kam qenë edhe kur skuadrën e dytë e kam pasur 12 pikë mbrapa. Kështu do të vazhdoj të jem. Më intereson që skuadra të përmirësojë gabimet, sepse nuk ka ndeshje pa gabime. Fundja kampion do dali vetëm një skuadër. Problemi është që ne të kapim objektivat që kemi. Kështu që duhet patjetër vazhdimësi dhe më intereson stabiliteti i skuadrës”, përfundoi Josa.
Më të lexuarat


Kaçe zbarkon në Greqi e firmos për Volos, Rrapaj lë Partizanin e kalon në Bullgari

Europiani U-21/ Tovërlani s’ka frikë as Gjermaninë, sheh Kosovën pretendente

S’ka asnjë surprizë në kupë, kualifikohen skuadrat e mëdha të Superiores

Shorti i Europianit U-21, Shqipëria në grupin E me 6 rivalë shumë të fortë

Hidhet shorti për kualifikueset e Euro 2025, Shqipëria U-21 mëson kundërshtarët

Premier League “mbretëresha” e transferimeve dimërore, plot 1 miliard euro

Mehmeti firmos për Bristol Siti dhe shpreson të ftohet nga Silvinjo, Ismajlgeci largohet nga Tirana

Shqipëria U-21 njeh sot rivalët në eliminatoret e Europianit 2025

Bylisi e Kastrioti blerje për t’i shpëtuar rënies, Egnatia merr Hysen Memollën

Protestoi ndaj arbitrave, Disiplina dënon trajnerin e Bylisit me dy ndeshje
