BREAKING NEWS

“PS është shkërmoqur si parti”/ Spartak Braho flet për emërimet brenda Partisë Socialiste dhe ia numëron ‘një nga një’ kryeministrit: Gjithçka e vendos Rama sikur është shefi i Shtabit. Si kjo situatë nuk ka pasur ndonjëherë

“PS është shkërmoqur si parti”/ Spartak Braho flet
x
BREAKING NEWS

Rrebeshe të forta dhe stuhi/ Moti bën ndryshimin drastik, meteorologu tregon kur vjen kthesa e madhe dhe si parashikohet fundjava

Rrebeshe të forta dhe stuhi/ Moti bën ndryshimin drastik, meteorologu
x
BREAKING NEWS

“Ka filluar që kur ishte ministër Olldashi”, Spartak Braho hedh dritë mbi skandalin e madh me rrugën Kardhiq-Delvinë: Aferë korruptive! Balluku pjesë e oligarkisë së kryeministrit. Ai është megaloman dhe…/ Rama i ka hipur...

“Ka filluar që kur ishte ministër Olldashi”, Spartak
x
BREAKING NEWS

"Ka nja dy deputetë që kundërshtojnë me të drejtë"/ Spartak Braho plas deklaratën e fortë për aferën e inceneratorëve: Skandali është kaq i fortë sa…Ja pse Rama nuk e jep dorëheqjen. A do ketë fundin e Musolinit?

"Ka nja dy deputetë që kundërshtojnë me të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Meta-Berisha kanë marrë urdhër nga Moska të destabilizojë Shqipërinë, protesta e 7 korrikut mund të prodhojë viktima

Frrok Çupi: Meta-Berisha kanë marrë urdhër nga Moska
x
BREAKING NEWS

Rëndohen pozitat e Metës, SPAK regjistron tjetër procedim penal ndaj presidentit, akuzohet së bashku me Kryemadhin për fshehje pasurie, në “filtër” dhe 8 zyrtarë të LSI

Rëndohen pozitat e Metës, SPAK regjistron tjetër procedim penal
x
BREAKING NEWS

Ja strategjia e Lulzim Bashës për të ardhur në krye të PD dhe si do e përzërë Sali Berishën pasi gjykata të rrëzojë “Foltoren”

Ja strategjia e Lulzim Bashës për të ardhur në krye të
x
BREAKING NEWS

Ja kur ikën Ilir Meta nga Presidenca, 3 skenarët që do të “trazojnë” politikën shqiptare pas 24 korrikut

Ja kur ikën Ilir Meta nga Presidenca, 3 skenarët që do të
x

Sport

Vllaznia po dështon në kampionat të kapë Europën, Junior mund të largohet nga Partizani

Vllaznia po dështon në kampionat të kapë Europën,

Kampionati po shkon drejt fundit dhe klubet po bëjnë llogaritë e tyre. Janë mësuar kampionia dhe dy skuadrat që bien nga kategoria direkt, por mbetet ende të mësohet një skuadër që shkon në Conference League. Laçi i vendit të dytë e ka siguruar këtë objektiv, por mbetet të mësohet skuadra tjetër që shkon në Europë nga grupi ku rivalizon Partizani, Kukësi dhe Vllaznia. Vllaznia nuk ka statistika më të mira se Kukësi dhe kjo është arsyeja që ndodhet poshtë verilindorëve në renditje, edhe pse kanë pikë të barabarta në klasifikim. Pra, kur gara për Europën po bëhet shumë e fortë, Kukësi aktualisht e sheh veten në kuotë të barabartë pikësh me Vllazninë, por ndodhet në vendin e katërt. Sipas rregullores nëse dy skuadra kanë kuotë të barabartë pikësh, atëherë do të shihen ndeshjet direkte e nëse do të kemi sërish ekuilibër, sytë do të hidhen nga diferenca e golave të shënuar dhe atyre të pësuar në përballjet mes këtyre dy skuadrave. Si Kukësi dhe Vllaznia janë në kuotë të barabartë pikësh e nëse dhe pas 36 javësh do të kenë të njëjtin fat atëherë Kukësi do e mbyllte në vendin e katërt, kjo për shkak se ka shënuar në gol më tepër se shkodranët në takimet me ta. Kukësi ka fituar një ndeshje 2-0, ndërsa Vllaznia triumfoi 2-1 në Shkodër në fazën e katërt, si dhe dy takime kanë përfunduar barazim 1-1 dhe 0-0. Kukësi ka shënuar 4 herë në portën e kuqebluve, ndërsa shkodranët e kanë gjetur rrugën e rrjetës vetëm në tre raste, duke i lënë Kukësit avantazhin në ndeshjet direkte.  Megjithatë, Vllaznia e ka vetë në dorë fatin e saj, pasi do të luajë finalen e Kupës së Shqipërisë me Laçin e vendit të katërt mund të mos mjaftojë verilindorëve për të shkuar në Conference League edicionin e ardhshëm. Gara për biletat e Conference League pritet që të jetë mjaft e ashpër deri në fund, e mbetet për t’u parë se kush do të jenë skuadrat që do të shoqërojnë Tiranë dhe Laçin në arenën ndërkombëtare.

Junior mund të largohet nga Partizani, e joshin eurot e sheikëve arabë

Sipas informacioneve që serviren në media, Stenio Junior ka refuzuar ofertën e Partizanit për të rinovuar kontratën për sezonin e ardhshëm. Braziliani, ka vendosur që të largohet nga Shqipëria, ndërsa burime për “Supersport.al” bëjnë me dije se sulmuesi ka ofertë nga Arabia Saudite dhe me shumë mundësi 30-vjeçari do të largohet sapo të mbyllen edhe dy javët e mbetura të “Abissnet Superiore”. Junior u bashkua me “të kuqtë” e kryeqytetit në janar të vitit 2021 dhe që nga ai moment ka luajtur rol vendimtar te ekipi i “Demave”. Vetëm gjatë këtij sezoni, Junior ka luajtur 39 ndeshje në kampionat dhe kupë dhe në to ka shënuar 14 gola dhe ka dhënë 6 asiste. Nëse Junior do të largohet gjatë kësaj vere atëherë Partizani do të humbiste një lojtar jo vetëm vendimtar, por edhe me eksperiencë. “Të kuqtë” nuk preken nga kjo lëvizje pasi braziliani u afrua te Partizani me parametra zero dhe po largohet po i tillë.

Renditja

Skuadra         Pikë

1.Tirana           73

2.Laçi              63

3.Partizani       52

4.Kukësi          49

5.Vllaznia        49

6.Teuta            46

7.Kastrioti       43

8.Egnatia         34

9.Dinamo        25

10.Skënderbeu 25