BREAKING NEWS

Ja se si nobelisti Montagnier po hedh në erë Big Farmën dhe po zbardh veprimet kriminale me covid 19

Ja se si nobelisti Montagnier  po hedh në erë Big Farmën dhe  po
x

Sport

Vllaznia s’e ndal vrullin as në Ballsh, Kukësi rikthehet më në fund tek fitorja

Vllaznia s’e ndal vrullin as në Ballsh, Kukësi rikthehet më

Vllaznia konfirmohet si një makineri e pandalshme në Superiore këtë sezon, sidomos pas fitores së djeshme “in extremis” ndaj Bylisit në Ballsh. Pas një starti të mirë të Bylisit, që rrezikoi portën e Zogoviçit me Ymeralilajn dhe Ndrecën, Vllaznia ishte me e qartë në lojën e saj dhe e mbylli pjesën e parë më goditjen e rrezikshme me kokë të Imamit, që përfundoi jashtë. Në pjesën e dytë Demir Ymeri shpërdori një penallti në lëvizje, ndërsa Jonuzit ia mohoi golin portieri Pano Qirko. Në kohën shtesë Bylisi mbeti me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Ujkës e pikërisht atëherë kur u mendua se gjithçka do të mbyllej në barazim, erdhi goli me kokë i Ardit Hoxhajt, që çoi në ekstazë futbollistët dhe stafin e kuqebluve. Ndërkohë, trajneri i Vllaznisë, Thomas Bërdariç, nuk e fshehu kënaqësinë e suksesit pas fitores së djeshme në Ballsh. Vllaznia mori ditën e sotme një fitore shumë të rëndësishme në transfertën e Ballshit, ndaj Bylysit. Trajneri i kuqebluve, Tomas Bërdariç, pas ndeshjes u shpreh për “Supersport” se e dinte se do të ishte një nga ndeshjet më të vështira, ndërsa theksoi se nuk kërkon të flasë për individë, por se skuadra fiton dhe humbet e gjitha së bashku. “Mendoj se sot ishin rrethana speciale në një mënyrë dhe i morëm në sekondat e fundit këto tre pikë dhe jam i lumtur për këtë. Mungesa e golave nga Dilaver? Nuk e dimë nëse luajmë në sulm a mbrojtje, fitojmë të gjithë e humbim të gjithë. Nuk dua të flas për lojtarë të veçantë, fituam tre pikë sot dhe jemi të kënaqur. E dinim që në fillim që do të ishte një ndër ndeshjet më të vështira se është e vështirë fusha e Ballshit, na u desh të luanim dhe me top të gjatë, na u desh të bënim lëvizje taktike dhe në fund arritëm të merrnim fitore. Është një shenjë e mirë që po japim një shembull të mirë, por të gjithë lojtarët luajnë në fushë, ata e kanë marrë vesh se çfarë kërkoj nga ekipi dhe po zbatojnë gjithçka ashtu siç duhet”, u shpreh Bërdariç.

Teuta bën detyrën ndaj Kastriotit, rikthehet e dyta në renditje

Vllaznia shkon në kuotën e 35 pikëve dhe ruan distancën prej 9 pikësh me Teutën, që fitoi 0-1 në Kamzë ndaj Kastriotit, me golin e mrekullueshëm të Dejvi Bregut në minutën e 72-të nga goditja e lirë. Më herët “Djemtë e Detit” i ishin afruan ndjeshëm golit me Vilën e Kuron, pa harruar dhe rastin e pjesës së parë me Avdylin. Tjetër rezultat i papranueshëm për Laçin, pas humbjes me Apoloninë në Fier.

Laçi bën “paqe” me Skënderbeun

Skuadra e Shpëtim Duros barazoi 1-1 me vendin e fundit, Skënderbeun, duke humbur më shumë terren ndaj grupit të skuadrave kryesuese. Meksi kaloi në epërsi ekipin korçar në fundin e pjesës së parë, por kurbinasit u kthyen në lojë me penalltinë e shndërruar në gol nga Nuabueze në fillim të pjesës së dytë. Edhe pse pati më shumë se 40 minuta lojë në dispozicion për të marrë fitoren, Laçi nuk ia doli të ndëshkonte për herë të dytë Skënderbeun.

Kukësi rikthehet tek fitorja

Kukësi më në fund sheh dritë në fund të tunelit. Pas katër humbjeve radhazi, skuadra verilindore triumfoi 1-2 ndaj Apolonisë në “Loni Papuçiu”, ku u zhvillua një ndeshje e hapur me raste të shumta në të dyja portat, por që fati ndihmoi më shumë skuadrën mike. Agim Ibrahimi shënoi me 11-metërsh në minutë e 15-të, pas një prekjeje të topit me dorë nga mbrojtja vendëse. Pavarësisht golit të pësuar, skuadra fierake nuk u dorëzua dhe në minutën e 60-të gjeti golin e barazimit me Smaçin, me një goditje fantastike nga jashtë zonës, e cila përfundoi aty ku bashkohet shtylla me traversën, duke e lënë të palëvizur portierin Xhika. Apolonia, me entuziazmin e golit të barazimit vijoi sulmet për të marrë fitoren, por Gjata shpërdoroi një rast të pastër me kokë. E në këtë të vjen në mendje ligji i pashkruar i futbollit, nëse nuk shënon e pëson. Nëpërmjet një kundërsulmi të shpejtë, në minutën e 76-të, Peposhi, i shërbyer nga Leira, shënoi golin e dytë për Kukësin, që pesë minuta më vonë siguroi fitoren 1-3 me finalizimin e Ezesë.