BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Vllaznia “tërmet” 8-ballë në Kupë, Tirana konfirmon Nevil Deden

Vllaznia “tërmet” 8-ballë në Kupë, Tirana

Kupa e Shqipërisë do të mbyllet sot me ndeshjen e fundit të këtij turi, atë midis Laçit dhe Egnatias. Kjo e fundit ka bërë përmirësime në lojën e saj dhe falë investimit të bashkisë synon të ngjitet në elitë, kurse kurbinasit dëshirojnë që të kalojnë pa probleme këtë tur e të shkojnë në çerekfinale. Dje ishte radha e Vllaznisë të provojë suksesin e kualifikimit, madje skuadra shkodrane fitoi me shumë bujë, duke ardhur si një tërmet 8-ballë përballë Elbasanit e duke siguruar kështu fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Në fakt, në kampionat ka regjistruar dy suksese me rezultatin 2-0, ndërsa në Kupën e Shqipërisë Vllaznia vijon të fitojë me goleada, sepse pas triumfit 7-0 në fazën e 1/16-ave ndaj Devollit, sot mposhti me rezultatin e thellë 8-0 Elbasanin dhe u kualifikua për në çerekfinale. Shkodranët e drejtuar nga gjermani Thomas Brdaric po konfirmojnë se janë ekipi më në formë në Superiore, pasi kanë regjistruar 4 fitore në po kaq ndeshje zyrtare të zhvilluara në harkun e dy javëve të fundit. Pasditen e sotme në “Loro Boriçi”, kuqeblutë nuk e vunë për asnjë moment në dyshim fitoren, pasi zhbllokuan rezultatin që në minutën e katërt me anë të të zakonshmit tashmë, boshnjakut Haris Dilaver. Në minutën e 15-të ishte Demir Imeri që ekzekutoi saktë një 11-metërsh dhe dyfishoi shifrat, ndërsa më pas Ismael Dunga dhe sërish sulmuesi shqiptar nga Maqedonia e Veriut fiksuan rezultatin 4-0 në 45-minutëshin e parë. Në pjesën e dytë trajneri Brdaric bëri disa ndryshime në formacion, por skuadra shënoi edhe 4 gola të tjerë, dy me anë të fantazistit brazilian Da Silva dhe dy me anë të sulmuesve Mandiangu e Çoba, që debutuan me gol me fanellën kuqeblu. Shkodranët kalojnë kështu në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, një kompeticion që pritet të respektohet maksimalisht nga ata këtë sezon, ndërsa tani mund të nisin përgatitjet për klasiken e futbollit shqiptar, ndeshjen ndaj Tiranës në fundjavën e ardhshme.

Tirana zyrtarizon Nevil deden në krye të skuadrës

Tirana emëroi menjëherë trajnerin e ri, Nevil Deden. Lajmin e dha vetë klubi në rrjetet sociale. Nevil Dede ka veshur fanellën e bardhebluve për 11 sezone në dy periudha të ndryshme dhe ka mbajtur shiritin e kapitenit, duke fituar trofe të shumtë me këtë ekip. Si trajner Dede e ka nisur eksperiencën pikërisht te klubi bardheblu, pasi fillimisht ka qenë ndihmës në sezonin 2009-2010 dhe më pas trajner i parë në sezonin pasardhës. Vetë trajneri Nevil Dede, dje gjatë prezantimit u shpreh i emocionuar. “Kur të kërkon Tirana, është e vështirë t’i thuash jo, ndaj u ktheva në shtëpinë time, jam brenda AND-së. Me këtë imazh që kam, shpresoj që t’i jap mbështetje dhe të rrisim element të rinj, por do mendojmë dhe për ekipin e parë për të patur suksese. E vërteta është që komunikimi erdhi dje pasdite dhe nuk e prisja kaq shpejt. Tirana ka grup shumë të mirë lojtarësh dhe është ndërtuar si ekip për të mbrojtur titullin, ndonëse ajo që ndodhi në Kupë më vuri në një dilemë të madhe. Bisedova me presidentin e Federatës sepse kisha një marrëdhënie kontraktuale, pastaj u hap rruga dhe çdo gjë u bë më e thjeshtë. Kam firmosur kontratë dyvjeçare”, theksoi Dede. Më pas ai komentoi grupin dhe gjendjen e tij. Të jem i sinqertë, e kam ndjekur në miqësore, pasi ndeshjet e tjera i kam ndjekur në televizor. Ka fituar në Korçë dhe ka humbur me Teutën, por nga dita e hënë do plotësohet edhe stafi, do ta prekim ekipin dhe do të them çfarë do të bëjmë më mirë. E rëndësishme është të krijojmë një klimë të duhur, pozitive, që njerëzit të ndihen mirë”, nënvizoi ai. I pyetur nëse ka komunikuar me ish-teknikun Egbo. “Nuk kam biseduar me Egbonë, por kjo shtëpi i ka bazat të shëndetshme dhe të forta. Kur futem te kjo shtëpi, ndihem mirë, ndaj falënderimi shkon për të gjitha stafet paraardhëse, edhe për Emanuelin”, shtoi Dede.