BREAKING NEWS

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët dhe drejtorët që kanë shërbyer si transportues të parave të tij dhe detajet nga biznesi i tij i fshehtë me lidhje në Indi ku 1 gur i bardhë bën 400 euro, Idajet Beqiri nxjerr të fshehtat trond...

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët
x
BREAKING NEWS

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën e PL, ja lista me emrat “VIP” që rrezikojnë prangat, nga falsifikimi i formularëve, te pastrim parave, Ilir Meta përjashton Monika Kryemadhin dhe të gjithë mbështetësit e saj në nivel drejtues...

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën
x
BREAKING NEWS

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll derën e kandidimit në zgjedhjet e 2025 zyrtarëve të korruptuar dhe atyre që kanë llogari të hapura me SPAK, kryeministri sfidon amerikanët dhe shpërthen në sulme e akuza ndaj Gjykatës Kushte...

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll
x
BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x

Sport

Vllaznia thyen Dinamon dhe ngjitet e dyta, Tirana bën “paqe” me Laçin

Vllaznia thyen Dinamon dhe ngjitet e dyta, Tirana bën “paqe” me

Java e 25-të e Kategorisë Superiore dhuroi surpriza të mëdha, pasi jo vetëm Skënderbeu arriti të frenonte e madje ta mundte Partizanin, Teuta frenoi me barazim Egnatian, por edhe Tirana s’mori më shumë se një pikë dje përballë Laçit, pavarësisht se kurbinasit luajtën në shumicën e kohës me 10 vetë. Natyrisht, befasia e kësaj jave ishte Vllaznia e Shkodrës, e cila fitoi klasiken me Dinamon dhe kapi vendin e dytë, duke i bërë tani presion Egnatias për kreun. Shkodranët futen kështu në garën për titull, ndërkohë që vijojnë të zhgënjejnë tre skuadrat e kryeqytetit, Partizani, Tirana e Dinamo, që zvogëlojnë shanset e tyre për trofeun, madje rrezikojnë të mos futen as në top-4, për të luajtur më pas në “Final Four”, sipas formatit të ri që ka aplikuar këtë sezon Federata Shqiptare e Futbollit.

Vllaznia ngjitet e dyta, ka shanse për titull këtë sezon

Befasi e bukur në Kategorinë Superiore që vjen nga dueli i fundit i javës së 25-të. Kështu, Egnatia ka edhe zyrtarisht një tjetër skuadër që shpreson t’i marrë vendin e parë në përfundim të sezonit të rregullt: Vllazninë. Skuadra shkodrane fitoi 0-1 në “Niko Dovana” përballë Dinamos, duke shtuar tri pikë shumë të vlefshme për të lënë pas Partizanin, që pas humbjes me Skënderbeun mbetet në kuotën e 40 pikëve. Golin që vendosi takimin me blutë e realizoi Alivoda në minutën e 28-të. Dinamo në shtesë mbeti me një lojtar më pak.

Laçi shtang Tiranën në Elbasan

Laçi bën befasinë përballë Tiranës në “Elbasan Arena”, ku edhe pse luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 19-të, ku mori të kuq Paulo Junior, ia doli të shmangte humbjen. Golin e parë e shënuan bardheblutë me Regi Lushkjen, në minutën e 53-të, por në të 78-tën Myrtja, i sapofutur në lojë, shfrytëzoi një top të mbetur në zonën e Tiranës duke mposhtur portierin Kozi. Laçi me këtë barazim mbetet në lojë për vendin e katërt, pozicion që mbahet nga Tirana me 35 pikë.

Trajneri/ Osmani: Jemi mirë, por gara është e gjatë dhe sjell të papritura

Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani, theksoi dje pas ndeshjes se fitorja e skuadrës e ka gëzuar, por se nuk ka vend për eufori. “Për pozitën ku ishim kur mora ekipin, ishte pak e rëndë, e vështirë dhe sigurisht përgatiteshim nga ndeshja në ndeshje që të merrnim maksimumin. Objektivi është i qartë, që të jemi në katër vendet e para. Sa i përket lojës së sotme, edhe pse fillimi nuk ishte i mirë me kalimin e kohës u stabilizuam dhe shënuam golin që e ruajtëm deri në fund. Patëm disa raste, edhe Dinamo, por jam i kënaqur me fitoren. Edhe pse me fitoren e sotme jemi një hap para, ende nuk kemi siguruar “Final Four”. Por megjithatë, ekipi nga loja në lojë tregon stabilitet, tregon një karakter që sigurisht që në ndeshjet që na presin do na ndihmojë dhe do të jetë shumë pozitive për ne. Mendoj se ende nuk ka vend për eufori se ka ende shumë ndeshje. E vërtetë që jemi në vend të dytë, por ka ende shumë ndeshje. Në futboll ndodh gjithçka, ndaj duhet të jemi të qetë e vazhdojmë me këtë ritëm”, tha Osmani.