BREAKING NEWS

Udhëtoi drejt Dubait, kryeministri Rama jep lajmin fantastik për gjithë shqiptarët: Sot firmosëm marrëveshjen për...(VIDEO)

Udhëtoi drejt Dubait, kryeministri Rama jep lajmin fantastik për
x

Sport

Vllaznia thyen Kukësin në Shkodër dhe “nxjerr” Tiranën kampione

Vllaznia thyen Kukësin në Shkodër dhe “nxjerr”

Vllaznia mundi mbrëmë Kukësin në minutën e 87-të me një gol të Adilit, duke futur veten në vallen e shpëtimit prej “play-out”-it, e në të njëjtën kohë nxori Kukësin nga gara për titull, duke ia dorëzuar trofeun “automatikisht” Tiranës, e cila u shkëput me 7 pikë në kryesim kur kanë mbetur dhe dy javë garë. Pra Tirana është kampione e Shqipërisë prej ditës së djeshme, kurse Kukësi rrezikon tani edhe vendin e dytë pasi është afruar ndjeshëm Laçi (4 pikë diferencë midis tyre).  Ndërkohë, kryendeshja e mbrëmjes së djeshme, ajo mes Teutës dhe Partizanit, nuk prodhoi fitues, u mbyll në barazim 0-0, duke bërë që “demat” të mbeten jashtë Europa League, pasi vendi i tretë, është 8 pikë larg.

Partizani jashtë Europës, Teuta ka ende një shans

Kryendeshja e javës së 34-t të Kategorisë Superiore ishte ajo e luajtur dje në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit, midis Teutës vendase dhe Partizanit, një përballje që pritej me interes nga publiku dhe me ankth nga të dy ekipet, për shkak të objektivave të tyre sezonalë. Natyrisht, Teuta është në pozitë më të mirë dhe i interesonte të merrte pikë, kurse të kuqve kryeqytetas u duhej medoemos fitorja që të rrinin me shpresë për një vend të tretë në garë, që do të mundësonte pjesëmarrjen në Ligën e Europës, objektivi i vetëm që kishte mbetur ende në lojë.  Pjesa e parë nuk prodhoi gola, pra u mbyll 0-0, pavarësisht se të dyja skuadrat u përpoqën të gjenin rrugën e rrjetës nëpërmjet kundërsulmeve të shpejta. Në fakt, Partizani ishte më i shpejtë dhe këmbëngulës në minutat e para, por pas minutës së 20-të ishte Teuta që luante në gjysmëfushën e të kuqve dhe krijoi shumë raste me Kallakun dhe kapllanin, por pa dalë tek goli që fdo t’i jepte shtysë skuadrës durrsake për të përfituar edhe në tabelën e renditjes. Në pjesën e dytë Partizani mori dhe një herë tjetër iniciativën, duke tentuar golin. Protagonist bëhet Bardhi që në minutën e 53-të, pasi shmangu dy mbrojtës i afrohet ndjeshëm golit, por në fund kombinimi me Solomon nuk jep efektin e duhur dhe portieri durrsak zotëron sferën në momentin final. Trajneri i Teutës, Edi Martini ndërhyn me zëvendësimet, duke futur në fushë Hebajn në vend të Kapllanit. Por pavarësisht lëvizjeve të trajnerëve, ndeshja u mbyll në barazim 0-0, duke bërë që Teuta të ruajë vendin e katërt me 54 pikë, kurse Partizani me 50 pikë, në vend të gjashtë, të mbetet jashtë Europës.

Vllaznia-Kukësi, shkodranët mbeten në zonën e “play-out”-it

Vllaznia fitoi në fushën e saj përballë vendit të dytë në renditje, Kukësit, me rezultatin 1-0, duke marrë tri pikë dhe duke rritur shpresat për t’i ikur “play-off”-it. Nga ana tjetër, humbja e Kukësit shpall automatikisht Tiranën kampione të Shqipërisë. Pjesa e parë e ndeshjes midis Vllaznisë dhe Kukësit përfundoi pa gola 0-0. Dukej qartë se shkodranët nuk e kishin forcën e mjaftueshme për të pretenduar maksimumin, ndërkohë që Kukësit i kishte rënë entuziazmi që prej fitores së djeshme të Tiranës ndaj Flamurtarit, pasi rruga drejt titullit po bëhej sërish e vështirë. 45 minutat e para ishin tepër të vakëta, pa emocione dhe me një ritëm të ulët. Më shumë këmbënguli Vllaznia sesa Kukësi, i cili nuk koordinohej aspak në fushë. madje portieri Avdyli shpëtoi portën e tij disa herë nga golat amatorë. Në të vërtetë, aksion të mirëfilltë dhe gjuajtje të mirëfilltë në portë pati vetëm në minutën e 5-të, kur Sidorenko goditi portën e Kukësit, por portieri evitoi golin. Aksionet e mëpasshme ishin pa fantazi dhe larg rrjedhshmërisë logjike të skemave taktike. Në pjesën e dytë Kukësi e rriti ndjeshëm peshën sulmuese të skuadrës, por verilindorëve u mungoi qartësia në veprime, dëshmuar me mungesën e kontrollit të topit dhe pasigurinë e veprimeve individuale të lojtarëve kryesorë. Edhe pse trajneri Orges Shehi aktivizoi në pjesën e dytë sulmuesin Vasil Shkurtaj, diferenca në rezultat nuk erdhi dhe kur kishin mbetur dhe 3 minuta nga koha e rregullt, Adili shënoi për Vllazninë golin e epërsisë. Kukësi nuk ka as kohë e as fuqi për të reaguar, kështu që shkodranët marrin tri pikë dhe i dhurojnë Tiranës titullin në “tavolinë”.